E Premte, 12.13.2019, 09:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DIKTATURA NUK ËSHTË VETËM NJË ËNDËRR E FRIKSHME...
- Çeshtja Doshi para se penale është një aferë politike tinzare-
Nga KOLEC TRABOINI

E Mërkurë, 04.01.2015, 06:46pm (GMT+1)



Kur dëgjon nga prokurorët që nuk sjellin asnjë fakt të qenësishëm para Këshillit të Mandateve të Kuvendit Popullor, por përsërisin pafundësisht si robotë të telekomanduar se duam ta arrestojnë deputetin Tom Doshi se kështu e kërkon procedura, me të vërtetë drithërohesh se kështu flisnin vetëm prokurorët e Enver Hoxhës pa asnjë nuancë dallimi, ndoshta me shkakun, le të hamendësojmë, se këtë punë si prokurorë e kanë bërë zellshëm edhe në kohën e diktaturës komuniste dhe përballë kishin një njeri që kishte në rrethin familjar e fisnor 5 të pushkatuar nga regjimi monist. Nuk duam të paragjykojmë por më thoni ju lutem që të kthjellohem, në cilin vend të botës, veç diktaturave tipike, mund të paraqitet një akuzë e tillë budallaqe dhe pas disa orësh deputeti të shkojë në qeli.

Nuk marr përsipër të them cila është e vërteta, e sajimit apo ekzistimi të një plani të Ilir Metës për eliminimin fizik të deputetit të Shkodrës, njëkohësisht as të marr në mbrojtje kauzën e Tom Doshit se ai i ka avokatët e tij të specializuar, por jam sinqerisht i trishtuar me këtë gjendje katastrofave në institucionet tona të drejtësisë që janë themeli i shtetit, ku ligjet interpretohen në mënyrën më banale dhe mjerane madje edhe të dënueshme.

Të arrestohesh se ke thënë kështu e jo ashtu, fort e lemeritshme kur ke parasysh se një Fullan, mik darkash e drekash i politikanëve të lartë, e nxorën nga qelia ani pse ishin vjedhur jo pak por mbi 7 milion dollarë në Bankën e Shtetit.

Po kush pyet sot për paratë e popullit? A keni parë të lëviz prapanicën nga kolltuku ndonjë nenpunës në Kontrollin e Lartë të Shtetit që duhej të ishte më i fuqishëm e rigoroz se vetë prokuroria. Po le të vazhdojmë me linjën e arsyetimit të çeshtjes së deputetit Doshi, që kërkojnë ta dënojnë për një fjalë e the - nuk e the, kur vetë drejtori i policisë së shtetit tha publikisht një të pavërtetë spektakolare, që nuk e kam takuar dëshmitarin Bami të cilin më vonë doli se e kishte takuar. Pse nuk ndalohet edhe ky bashkë me Tom Doshin me të njëjtën akuze sepse në të vërtetë kemi një delikt verbal.

Po a ka ndonjë pikë dinjiteti funksioni i një shtetari apo nënpunësi, ndërkohë që deputeti që ankon kundër kryeparlamentarit se ky ka kurdisur një atentat, arrestohet pamëdyshje për dyshimin që kish, kur dyshimi nuk përbën krim. Pra kish bërë të njëjtën gjë si drejtori i policisë së shtetit. A mundet ligji të interpretohet ndryshe në të njëjtën kohë e për të njëjtën çeshtje ku janë përfshirë të dy palët? Meqë ndodh kësisoj, atëherë në këtë vend nuk duhet të flasësh as kur kërkon të mbrosh jetën tënde e të familjes, se po vihet në funksion neni 55 i lemeritshëm që po folë për shtetarët të pret burgu.

Mesazhi ogurzi për popullin dhe intelektualët është i qartë: Mos guxoni të flisni. E frikshme për opinionin publik! Dëshiroj të jem i gabuar në hamendësime por ndjej një instalim sado në zanafillë të diktaturës, sepse të mos harrojmë diktaturat nuk janë vetëm pjella të komunizmit, i pjell edhe kapitalizmi kur pushteti bie në duar autokratësh e sistemi demokratik nuk funksionon, i pjell edhe ambicia për pushtet të individëve të mbështetur nga forca të errëta apo të verbra.

Kemi parë se si Italia, një vend demokratik, ka kaluar në diktaturën e Musolinit, Gjermania shkallë shkallë me demagogji në atë të Hitlerit, Greqia me grusht shteti në Juntën e Jorgo Papadhopulos e plot shembuj të tjerë. Kur institucionet e shtetit marrosen e dalin jashtë kontrollit, do të ndodh që, “Republika të lëngojë për vdekje, ata që i rrinë mbi krye janë mikrobet e saj. Poshtë tellallët tallen me delet e molisuna që ecin kryeulëta e shohin kah qielli me do sy pa shprehje. Në nji vend të tillë edhe gabimisht me e thanë të vërtetën s’ta falin”, siç thotë R. Michels.

Pra nëse nuk e kundërshton të keqen, nëse intelektualët janë në frikë, nëse media kapet nga pushteti dhe hesht, diktatura është pas dere. Ajo vjen pak e nga pak, fiton terren dhe një ditë zgjohesh nga ëndrrat e këqija e thua nga na erdhën e si na mbiu kjo e keqe. Se ja del deputeti i LSI-s që e kemi edhe në krye të komisionit të sigurisë kombëtare (na ruaj Zot)dhe ja përforcon edhe kryetari i parlamentit duke shfaqur në publik dokumentat personale të qytetarëve a një deputeti në kundërshtim me ligjin mbi fshehtësinë e informacioneve familjare apo individuale.

Pyes a ma jep mua njeri çertifikatën familjare të Metës apo kartelën e tij shëndetësore nëse unë dyshoj se ai ka ca probleme serioze me shëndetin në bazë të asaj që shoh kur del e jep intervista në një gjendje jashtë kontrollit dhe dinjitetit të kryeparlamentarit. Nuk besoj. Por edhe unë nuk besoj se jam aq i pamend të bëj këtë marrëzi, jo se do të dënohesha me burg por se nuk ma lejon ndërgjegja personale as ajo profesionale si gazetar.

E shihni pra si vepron ai që është në krye të Parlamentit pa i hyrë ferr në këmbë. Po prokurorët pse heshtin. Kuptohet se edhe ata tashmë janë si dele e butë ndaj pushtetarëve , pjesë e tufës së madhe të frikës publike. Kësisoj e jo ndryshe vjen një ditë dhe vendoset pushteti absurd që e ka emrin diktaturë. Por nëse e lëmë të ndodh kjo atëherë nuk do të ketë alibi askush. I duhet thënë ndal para se të jetë vonë, para se të na tufëzojnë, siç bënte diktatura komuniste, përndryshe kthehemi sërish në epokën e errët ku pushteti dhunon popullin e vet.

KOLEC TRABOINI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në 70 vjetorin e përmbysjes së Shqipnisë (Pjesa IX)'NA DËRGONI SA MË PARË 100 KONVIKTORË NGA JUGU'...Nga FRITZ RADOVANI (04.01.2015)
DOKUMENT - HISTORIA E LASHTË E QYTETIT TË PRIZRENIT NË 20 FOTOGRAFI (04.01.2015)
KUSH E VRAU BAJRAM CURRIN - DHE PSE NUK FLITET SOT PËR TË? (04.01.2015)
LETËR E HAPUR ZONJËS ATIFETE JAHJAGA, KRYEMINISTRIT ISA MUSTAFA, QEVERITARËVE DHE INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS!Nga ASLLAN DIBRANI (04.01.2015)
ISA HALILAJ - VEPRIMTARI, MËSUESI E HISTORIANI, NJERIU DINJITAR I KOHËSNga RAMIZ LUSHAJ (03.31.2015)
NË BORÅS TË SUEDISË U MBAJT FESTIVALI I POEZISË ”SOFRA POETIKE BORÅS 2015”Nga SOKOL DEMAKU (03.31.2015)
HUMANISTI GJERMAN RUPERT NEUDECK - POLITIKANËT E KOSOVËS JANË KRIMINELË (03.31.2015)
QOSJA - RRENC MONSTRUOZ “NË KOHË HISTORIKE”!Nga HIVZI ISLAMI, Kosova Sot (03.30.2015)
ME ÇFARË STATUSI DO TË BISEDOJË ISA MUSTAFA ME VUÇIÇIN?Nga PETRIT HALITI (03.30.2015)
NJË FYTYRË ENGJËLLORE, RREZATUESE, ME BUZËQESHJE PERFEKTE - E KUJT ËSHTË KJO FOTO? (03.30.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]