E Mërkurë, 12.11.2019, 05:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BESOHET ENDE NË RELIKE HIPOKRITE TË DIKTATURËS
Meditime dhe përjetime nga ATJON V. ZHITI

E Enjte, 04.02.2015, 08:22am (GMT+1)



Si vendas them se më vjen shumë keq për mjedisin që keni gjetur, por ky është realiteti dhe, po ta mbroja, do gënjeja, dhe veten. Fatkeqësisht dhe fatmirësisht askush nuk u shpëton këtyre ligjeve. Filozofia, me bindje them, se më mbush, kam filluar të shkruaj, po mundohem të shkruaj sesi prekonceptet, relativizmat, konformizmat largojnë njeriun nga njeriu. Janë të mjaftueshme per il “me stesso” iniziale, por në një stad më të mëvonshëm duhet tejkaluar dhe vetvetja jonë, duhet të zhvishet prej tyre pikërisht për t’u njohur me të dhe sidomos në një nivel meno calpestato si subkoshienca. Deri tani këtë zhveshje e kam gjetur te skizofrenia, por s’jam akoma gati momentalisht për të. Aimè, shkrim i thënçin, se informacioni që kam gjetur e arritur është i paktë, po ashtu ineksperienca dhe një sërë faktorësh të tjerë që ju i dini shumë më mirë sesa unë, më pengojnë, por dëshira mbetet. (Nga një letër dërguar shkencëtarit hebre, Dr. M. S.)
*   *   *
…do të mundohem të njoh gjithçka, por nuk do pranoj çka nuk më pëlqen, nuk kam kohë për paragjykime, tabu e budalliqe të tilla.
Puna e diplomatit nuk është për mua, është e bukur, por nuk më duket me shumë sostancë. Në situatën që jemi tani, nëqoftëse do punoja në shtet, do të dëshiroja diçka më vendimmarrëse. Dhe njëkohësisht po aq sa do të doja të provoja të gjitha punët, po aq nuk do doja asnjërën, e rëndësishme është të jetoj me mendimet dhe çka kam brenda.
…edhe po të doja, nuk kam aq mundësira sa për të bërë Don Kishotin, megjithëse ai kthehet dhe në simbol që të tjerët e kuptojnë dhe e bëjnë më mirë akoma atë çka donte ai, ama më duhet dhe mbështetje, jo vetëm morale.
Ah, se harrova, nuk ka pse të duket sikur do bëj diplomatin, e vetmja arsye përse ndjek këto gjëra, është sepse janë të bukura dhe jetë-bërëse, por nuk jam tamam në brendësi të tyre, plus janë eskamotazhi më i mirë që kam për të udhëtuar.
(Nga një letër dërguar babait të tij)

*   *   *
Lideri i opinionit publik, tregon Richart Hoggart (sociolog anglez), se ka prirje që nën ndikimin e mediatizimit, të bjerë në narcizëm, pra t’i pëlqejë vetja dhe mendimet e tij në mënyrë të atillë që të mos pranojë asnjë dialog me të tjerët, të mos pranojë gabime, të mos tregojë kufijtë e dijes së vet, përballë së cilës nis injoranca e tij.
A nuk mendoni se ky pohim u përshtatet drejtuesve tanë, kur flasin për administratën shtetërore, për ato që vetë nuk i bëjnë dhe nuk flasin për ato që bëjnë?
(nga përgjigjja, dhënë me sms ca shokëve, që e pyetën për këtë çështje.)
*   *   *
Duhet kuptuar shoqëria për të folur për një fenomen shoqëror, të paktën sado pak. Sot në shoqërinë tonë, tërë jeta e shoqërive, ku mbretërojnë kushtet moderne të prodhimit, prezantohet si një akumulim i madh spektaklesh.
Spektakli, në këtë rast programi juaj, për shembull, nuk është më një bashkësi imazhesh, por një raport social që ka imazhin si medium. Realiteti kështu lind te spektakli dhe spektakli bëhet real.
Imazhi është mall dhe malli kështu ngarkohet me imazhe, imazhe spektakolare, të cilat e mbushin mallin plot jetë dhe çojnë konsumatorin e pamundur për shumë në iluzion.
Ky mall i kthyer kështu nuk e ka çliruar njeriun nga nevoja, por i ka ushtruar një presion të ri, një kusht të ri, konsumizmin. Në saj të kthimit në mallit në parësi, malli ngarkohet me alegori e kuptim simbolik.
Malli konsumohet me dukjen, nuk duhet më për mbijetesën dhe kështu pra kemi një mbijetesë të mbingarkuar. Akoma më e shterpët se nevoja e mbijetesës.
Në shoqërinë tonë është dramatike se si të qenurit zëvendësohet nga dukja.
(Mesazhi që donte t’i dërgonte një emisioni të njohur televiziv në Tiranë, 16.12.2014 ora 23:12:43)
*   *   *
Si jeni? Si je? Ç’a bëhet? Ç’a nuk bëhet? Ç’a zhbëhet? Ç’a rikonstrukturohet? Ç’a vritet? Ngjallet? Balsamoset? Shkallmohet? Qetësohet?
Unë mirë. Shkollë. Shtëpi. Planifikime eksperiencash jetësore nëpër Europë dhe jo vetëm plane.
…Ndërkohe dy letrat e zotit Eugjen me lumturuan shumë. Por po aq sa më ka “bërë qejfin”, po aq më lë një përgjegjësi shumë të madhe mbi shpatulla… por në raste të tilla, besoj, duhet vetëm guximi inicial, një shkëndije “marrëzie”, sa për të pasur atë impuls, pastaj gjenden mënyra për të mos lejuar peshën të të shtypë, por të shndërrohet në mirësi e dobi etj,. etj… vërdallë ka shumë të rinj më të aftë, me më shumë ëndrra, dije…
Xhaxhi Mërgimit shumë faleminderit. Amanetin e tij (për të mos përdorur fjalë të huaja në shkrime) e dëshiroj, nuk dua vetëm të më “tejkalohet”, por nuk e di se sa leksiku im më lejon, ama dëshira është shumë, shumë e madhe.  Denisi më thotë që ti jo vetëm akuzon… por i sfidon “pa turp” në dije e në kulture, lëshon një predhë dhe s’ke frikë nga kundërpërgjigja…
Një tjetër mik më tha që je personifikimi i elegancës agresive e jo i agresivitetit elegant. Mos ndrysho!
…por, kur mendoj përshkrimin e ç’produkti jam, nuk jam totalisht dakord. Po të isha vetëm produkt i prindërve, do të isha shumë më i mirë seç jam, por besoj pak më i mefshtë, (kjo nuk është aspak fjala e duhur). Po e po që falenderoj prindërit për ato që më kanë krijuar e mundësuar, takimet e ndryshme që kanë pasur shumë influencë tek mua, por paralelisht dhe në kontrapozicion ka qenë dhe “ambienti i rrugës”, që nuk dua ta përshkruaj, sepse do skandalizoheshit. Pra, ky pluskim i vazhdimtë, kjo luhatje e pambarimtë mjedisesh, më kanë krijuar një panoramë shumë piktoreske dhe me shumë variacion, që më lejon shumë gjëra e nuk më mban të mbyllur. Përkundrazi, më bën të jem i hapur karshi çdo lloj situate.
(Pjesë nga letra dhe mesazhe të ndryshme, nga të fundit…)
*   *   *
Pamundësia e votimit prej moshës nuk i bën të rinjtë të mospërfshirë në politikën e vendit të tyre, ata duan të jenë pjesë e saj, pasi janë pjesë e saj.
Personalisht besoj në aftësinë tonë si popull për të bërë zgjedhjen më të mirë, një të përbashkët. Nesër nuk pranoj kurrsesi një “rivdekje” të vendit tim, duke gabuar, sepse besohet ende në disa relike të paafta dhe hipokrite të diktaturës komuniste. Ka pasur një Rilindje Kombëtare, ka pasur dhe në dhjetorin e ‘90-s, lëvizja për demokraci, që vazhdon…
Unë besoj në rrugën e nisur, unë besoj në idealet e demokracisë, unë besoj në ndryshimet e bëra… Përpara, përpara, përpara!
…Këto ditët e fundit jam kthyer nga Barcelona, ku mbahej sesioni i fundit ndërkombëtar i Parlamentit Rinor Europian, pjesë e delegacionit shqiptar, përvojë e bukur.
Përmbas shkurtova rrugën për shtëpi duke bërë një interail nëpërmjet Francës, Gjermanisë, Holandës, Republikës Çeke, Serbisë e në fund, Republikës së Kosovës.
Takimin tjetër të Parlamentit Rinor Europian do ta mbajmë në Korçë. Kam filluar punë dhe shpresoj që Europa të gjejë Europë tek ne.
(Nga mesazhet dhe bisedat…)
*   *   *
Mesi Radikal synon bashkimin qytetar për t’u sugjeruar zgjidhje problematikave të ndryshme që na rrethojnë, duke synuar të mirën e përbashkët. Mesi radikal është emër i frymëzuar nga rryma filozofo-politike “radical middle”, e cila merr të mirën e çdo bindjeje politike. Termi “radikal” i referohet vullnetit e dëshirës për reforma themelore institucionale, ndërkohë, “mesi” – besimit që zgjidhjet e duhura kërkojnë realizëm e pragmatizëm, jo vetëm idealizëm e ndjenja.
Ne jemi një grup të rinjsh të zhgënjyer nga realiteti, që ama ende besojnë, e duan sadopak të kontribuojnë në ndryshimin e përmirësimin e tij. Janë të politizuar, por apartiakë, që udhëhiqen nga ndërgjegjia. Mesi Radikal është një idealizëm pa iluzione.
*(Nga faqja informative e gazetës elektronike “Mesi Radikal”, e themeluar nga Atjon Zhiti në fillim të vitit 2014, por… )
…aksidentalisht e vrau mesi i rrugës, betoni i autostradës Tiranë-Durrës, që riparohej, pa asnjë sinjalistikë as natën, ndërsa Atjoni udhëtonte pas një feste, e kishte marrë në motorin e tij një bashkëmoshatar, 19 vjeç dhe ai, që ishte rrëzuar dhe herë të tjera. Dikush nga miqtë e Atjonit tregoi se ishin nisur për në Durrës për të parë agimin si do të dukej në det dhe mbeti në natën, ku e hodhi ai që ngiste motorin, pegasin modern të çmendur.
Megjithatë, Atjon V. Zhiti po rendte drejt dritës, mbase po vazhdon…
(Përgatiti V. Zhiti)
ATJON ZHITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARCUSS TANNER - FANTAZMA E NJË SHQIPËRIE TË MADHE NUK IKËN, SEPSE KUFIJTË E VITIT 1913 JANË TË GABUAR (04.02.2015)
BIRN - BOSËT E KRIMIT NË SHQIPËRI I SHPËTOJNË EKSTRADIMIT (04.02.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - 7 PUNIME TË FUNDMARSIT NGA HELIDON HALITI (04.01.2015)
DIKTATURA NUK ËSHTË VETËM NJË ËNDËRR E FRIKSHME... - Çeshtja Doshi para se penale është një aferë politike tinzare- Nga KOLEC TRABOINI (04.01.2015)
Në 70 vjetorin e përmbysjes së Shqipnisë (Pjesa IX)'NA DËRGONI SA MË PARË 100 KONVIKTORË NGA JUGU'...Nga FRITZ RADOVANI (04.01.2015)
DOKUMENT - HISTORIA E LASHTË E QYTETIT TË PRIZRENIT NË 20 FOTOGRAFI (04.01.2015)
KUSH E VRAU BAJRAM CURRIN - DHE PSE NUK FLITET SOT PËR TË? (04.01.2015)
LETËR E HAPUR ZONJËS ATIFETE JAHJAGA, KRYEMINISTRIT ISA MUSTAFA, QEVERITARËVE DHE INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS!Nga ASLLAN DIBRANI (04.01.2015)
ISA HALILAJ - VEPRIMTARI, MËSUESI E HISTORIANI, NJERIU DINJITAR I KOHËSNga RAMIZ LUSHAJ (03.31.2015)
NË BORÅS TË SUEDISË U MBAJT FESTIVALI I POEZISË ”SOFRA POETIKE BORÅS 2015”Nga SOKOL DEMAKU (03.31.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]