E Hënë, 03.30.2020, 04:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MJEGULLA E DENDUR FSHEH DRITËN
Nga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

E Hënë, 04.06.2015, 09:24am (GMT+1)


Zgjohu shqiptar! Ti nuk mund të ndryshosh të kaluarën. Mëso të lidhesh me historinë tënde, si dhe formësimin e të tashmes dhe të ardhmes në mënyrë që jeta jote të jetë më në përputhje me jetën që ti me të vërtetë duash ta jetosh.
***
Liria e pakontrolluar dhe e pakufi shndërrohet në anarki. Edhe më keq në një shoqëri ku nuk sundon ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit.
Mediumet shqipfolëse janë të mbushura me historia amorale seksiste dhe kriminale, praktikohet mënyrë jo-kritike ndaj fenomeneve negative të importuara nga jashtë që janë duke kontribuar në një prirje në rritje të gjuhës eksplicite, seksit dhe dhunës në film, TV, kulturës popullore. Këto pseudo-mediume (të financuara nga armiqtë tanë) përveç që botojnë lajme të rrejshme (kinse shtetet perëndimore kërkojnë punëtorë nga trojet shqiptare, dhe mashtrojnë nevojtarët ta braktisin vendin) etj, janë edhe në shërbim të degjenerimit të qytetarëve. Propagandojnë “vlerat” e njerëzve të prishur, të fëlliqtë, të korruptuar, pedofilë, krijesa të shëmtuara pa asnjë normë morali, ngatërrestarë, mafioz e kriminel me veprime të shkathëta por dredharak e tinëzarë që me dinakërinë e tyre i nxjerrin kokëçarje Kombit dhe Atdheut.
Është tragjikomike kur një kanal TV, që pretendon të jetë serioz e kombëtar, nuk merret me gazetarinë kritike dhe hulumtuese, por është duke shpenzuar lek në programet televizive banale: “Big Brother”, “Kallashi”dhe pisllëqe tjera të këtij soji. Marrëzi totale, degjeneruese për rininë etj që i shikojnë këto plehra, dashurohen në to, i bëjnë model jetese. Situata e ngjashme edhe me mediumet tjera, portalet elektronike ose botimi i shtypur. Absurditet zhurmëmadh.
**
Duket se ekstremistët e të gjitha llojeve ndajnë një ndjenjë të humbjes dhe pafuqisë
Fjala është për ndikimin e amoralit në rekrutimin e ekstremistëve, terroristëve.
Duhet biseduar për terroristët e tanishëm, terroristët e ardhshëm, dhe ideologjive që i bën ata së bashku dhe shkakton agresionin e tyre.
Terroristët, pavarësisht nga ndryshimet në kombësi, gjuhë, religjion, ideologji, racë, profesion, kontinent, shtetësi, kanë shumë të përbashkëta dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë veten - dhe të tjerët. Ata ndajnë një ndjenjë të pafuqisë dhe humbjes, që shoqëria thjesht nuk do t'u japë atyre (dhe njerëzve të tyre) pozitën që ata besojnë se me të drejtë e meritojnë. Megjithatë, duket më shumë personale kur dikush planifikon të shkatërrojë veten dhe të tjerët.
***
Shoqëria moderne perëndimore ka edhe shumë dobësi, shpërblen aftësinë fizike, karizmin, pasurinë, bukurinë dhe shkëlqimin seksual. Shumë prej atyre të cilët mendojnë se nuk mund të konkurrojnë në këto arena, marrin  një alternativë tërheqëse në ideologjinë dhe në fenë e politizuar, që përmbajnë veti të tjera. Atje mund të jetë një mbrojtës i palëkundur dhe pa kompromis i një çështjeje, rastit apo mbrojtësit të besimit që jep statusin dhe sigurinë. Ata që bëhen zëdhënës për një grup me qëndrimet që shumica i perceptojnë si ekstreme, mund të gëzojnë një vëmendje të re. Papritmas, ata përjetojnë të ulen në tribuna. Ata demonstrojnë dhe marrin mikrofona të drejtuara në drejtim të tyre nga reporterët serioz. Ata janë parë. E ndejnë veten krenar, të rëndësishëm.
Ata që shohin të tjerët të përfshirë dhe të vlerësuar, por jo veten, tentojnë për të fajësuar një shoqëri të degjeneruar që vlerëson karakteristika të rreme. Këtë e bëjnë zakonisht përmes një grupi ideologjik të themeluar si shpjegim. Dhe, kjo është depresion.  
Dhe, pastaj është seksi. Çlirimi seksual nuk ka qenë i çliruar për të gjithë. Shumë shpërthime të dhunshme kriminele rrjedhin nga burrat që kanë humbur një marrëdhënie dashurie, apo duke luftuar për të gjetur. Mediat janë të mbushura plotë me protagonistë në gjendjen e sëmurë, vrasës, mashtrues, maniak dhe pervers të cilët janë në kundërshtim me rrethinat dhe reagojnë duke ngritur veten si një mostër për mënyrën se si njerëzit duhet të jenë. Ata përfundojnë në izolim, në një errësirë, prej së cilës jo gjithmonë nxirren jashtë.
***
Forcat kryesore në luftën kundër ekstremizmit të gjithëllojshëm duhet të jenë ata burra dhe ato gra të sigurta me autoritet, të cilët punojnë në kopshte fëmijërore, shkolla, universitete. Ndoshta duhet të kemi më shumë prej tyre edhe në segmentet tjera të jetës, për shembull në shoqatat-klubet sportive etj.  Ndoshta ata mund të ndihmojnë fëmijët për t'u parë dhe në fillim të ndjehen të vlefshëm, jo për shkak të bukurisë së tyre trupore (e cila në shumë raste trashëgohet dhe nuk varet prej tyre) por t'i bëjë ata të vetëdijshëm se ka gjithmonë mundësi për të bërë diçka me veten e tij dhe pastaj edhe me botën.
Tani është koha që të ngriheni dhe le të shndritë drita juaj!
Thirrja ime që të ngriheni dhe të lejoni shkëlqimin e dritës së juaj është një inkurajim për secilin prej jush për të udhëhequr Atdheun në një kauzë të fuqishme - për të ngritur flamurin - dhe të çojë këtë brez në virtyt. Nëse ju doni të bëni një ndryshim pozitiv në botë, ju duhet të jeni të ndryshëm nga ajo pjesë e botës së degjeneruar.
A keni ndonjë gjë në jetën tuaj që ju duhet për të ndryshuar? Po. Ju mund ta bëni atë. Ndonjëherë rruga është e vështirë, gjithashtu nganjëherë mund të duket sikur një mjegull e dendur fsheh dritën.
**
Qysh në fëmijërinë e hershme kam filluar ushtrimet me (Mixed Martial Arts) që përbëhet nga një numër të elementeve nga disa disiplina të ndryshme të artit luftarak, kurse në moshën 14 vjeçare prindërit e mi zbuluan se isha edhe një notar i talentuar. Notova prej bregdetit në një ujdhesë në kohë rekord 4 orë dhe 25 minuta. Duke dashur një sfidë, më vonë (në moshën 17 vjeçare) u përpoqa për të notuar nga brigjet e Kalifornisë në Santa Catalina Island - rreth 34 km.
Në këtë udhëtim notimi unë u lodha shumë pas notit prej 15 orësh. Erdhi një mjegull e dendur dhe shkatërroi, pengoi shikimin në vijën bregdetare. Prindërit e mi, trajneri, gjyshi dhe dy ungjit, të hipur në një anije familjare, gjithmonë ishin pranë meje, dhe unë i thash babait tim se nuk besoj se do arrijë të realizoj. Babai dhe trajneri më inkurajonin të vazhdojë, por e gjithë që unë mund të shihja ishte mjegulla. Unë hoqa dorë nga ai udhëtim noti, duke u arsyetuar se shkaku ishte uji i ftohët, por kur hipa në barkë, zbulova se isha dorëzuar vetëm më pak se 2 km nga bregu. Pas disa ditësh e pranova se nuk ishte ujë i ftohtë dhe nuk ishte distanca shkaku për të hequr dorë. Unë u munda nga mjegulla.
Më vonë u përpoqa për të notuar përsëri dhe përsëri erdhi një mjegull e dendur duke ma penguar shikimin. Por këtë herë unë qëndrova dhe arrita bregdetin. Kur kësaj radhe më pyetën se çfarë bënë dallimin, përgjigja ime ishte se unë kisha një imazh mendor të bregdetit në mendje përmes mjegullës së dendur dhe gjatë gjithë notit.
Për mua, vija bregdetare ishte qëllimi im. Ndërkaq, tani, për secilin prej nesh, një Shqipëri Natyrale, e pastruar nga fëlliqësitë, është qëllimi ynë i përbashkët.
***
Shqiptarë, mbajeni fokusin! Përmbushni normat! Mos e humbni prej syve qëllimin e juaj shekullor. Mos lejoni mjegullën e dendur të ndotjes së moralit dhe zërat devijues të dashakeqëve të ju ndalojnë nga arritja e qëllimeve, notimin përmes detit të trazuar deri në bregdet.
Shqiptarë! Zgjohuni dhe çohuni nga pluhuri!
Kjo është koha e juaj, dhe puna e juaj ka filluar! Tentimet e armikut për të na shkatërruar për së brendshmi - thellësinë e ndjenjave tona, do të dështojnë. Tani është koha për të qenë të denjë...
Të vrasësh diçka shpirtërisht të gjallë është më vështirë se të sjellësh në jetë diçka të vdekur.

AUREL DASARETI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI TË LIROHEMI NGA UZURPATORËT E SHTETITNga FLORIM ZEQA (04.06.2015)
MASAKRA E 5 PRILLIT - FLET I MBIJETUARI DHE BANORËT E RREZALLËS (04.06.2015)
VUK DRASHKOVIÇ - SERBIA JETON ME HISTORI TË FALSIFIKUARDrashkoviç: Po të kishte mençuri këtu, posaçërisht në Beograd, sepse fjala e Beogradit ishte kryesore dhe vendimtare, ne do të kishim hyrë në BE dhe NATO (04.06.2015)
MATURANTI FRANÇESKO SHEHU NGA GJIMNAZI 'ISMAIL QEMALI' I TIRANËS TRIUMFON NË OLIMPIADËN BOTËRORE PËR PAQE (04.06.2015)
GJON PALI II - FRAGMENTE NGA 'TRIPTIKU ROMAK' (04.05.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - HELIDON HALITI MERR PJESË ME TRI AKUARELE NË BIENALEN 2015 TË TORINOS (04.05.2015)
ISTOGU NGUSHËLLOI MËRGIM MAVRAJN (04.05.2015)
LUGINA E PRESHEVËS - COPËZA DHIMBJEJE NGA VENDLINDJA E XHEMAIL XHEMËSNga VEHBI BAJRAMI (04.03.2015)
Para 16 viteshDJEGIA PËR SË GJALLI E NANËS, VËLLAIT, DY DJEMVE TË MIXHËS, SI DHE KUNATËS SIMENga XHEVAT REXHAJ (04.03.2015)
10 VJET MË PARË - PAPA WOJTYLA KTHEHEJ NË SHTËPINË E ATIT (04.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2020  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]