E Djelë, 07.05.2020, 06:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
“NË NJË DORË KAZMEN... NË TJETRËN PUSHKEN !”
Nga FRITZ RADOVANI

E Martë, 04.07.2015, 02:52pm (GMT+1)



HAPNI DOSJET !

■Plot 70 vjet një porosi: “Në një dorë kazmën, në tjetrën pushkën!”

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKSh (PPSh), në direktivat e saja që jepte dhe që dokumentohen në “veprat” e tradhëtarëve anadollakë Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, që drejtonin partinë, shtetin e sigurimin nga 1943 – 1944, bazoheshin në parullen komuniste që po vazhdon edhe në ditët tona: “Në një dorë kazmen dhe në tjetrën pushkën!”...

■Dokumentat vertetojnë se në 1944 në Shqipninë e Jugut “pushteti popullor” filloi me vue atje thëmelet me kazmen e vet simbas porosive të shovenistëve jugosllavë. Aty ku ndeshte ndër “gurë” ase kundershtarë “reaksionarë”, ishte në doren tjetër pushka që me porosi të “shokut” Enver, do të shkrepej vetem në një drejtim edhe ky i percaktuem prej po atyne, po që “tani ne ishim një...”: “Armiqëve plumbin ballit!”

■Mendimi i malazezëve të 1912 per pushtimin e Shkodres, ishte “vjetrue”. Erdhi koha që në 1944 gjithë Shqipnia u ba pronë e Jugosllavisë komuniste të Titos, i cili u tregue jo vetem “bolshevik i dashur” me udhëheqësit tanë, po edhe një “mësonjës i përkushtuar” për perdorimin e pushkës në nënshtrimin e Popullit Shqiptar të Maleve të Veriut, dhe si një “mik shekullor” i Trojeve Shqiptare, ua vuni kazmën virtyteve të Tyne, tue i vra dhe dhunue zakonet e Kanunin deri në shperbamjen e Tyne Atdhetare, kulturore e fetare.

■Piksynimi i parë kje nënshtrimi me dhunë i Atyne Trojeve, tue vra “Krenët e Maleve dhe kufomat e tyre, dyke i hedhur në prroska...”, tue i vjedhë dhe plaçkitë gjanë e gjallë, tue i detyrue me ikë ndër shpella... ndersa, në darkë brigadat e ndjekjes tue ngranë e tue u ngopë me raki e venë nder sofrat e tyne, të mbetuna pa Burra... E tue këndue “këngët” e veta partizane: “Gegëve me u ...nënën...!” Plotsisht e besueshme pa kenë nevoja me hapë asnjë Dosje, përderisa sot malësori i bastardhuem i Atyne Trojeve, flet “toskërisht”.

Janë pikrisht “ata dijetarë”, që nuk kanë fare nevojë per gjuhën e Nanës së vet!

■Kanë kalue 25 vjetë që Shkrimtari i Kombit Shqiptar At Gjergj Fishta OFM, Frati i Madh dhe i Pavdekshem i Gjuhës Shqipe Gegënishte, që i dhuroi Atdheut të Vet gjanë ma të Shenjtën në Kongresin e Manastirit Alfabetin e Gjuhës sonë, dhe perjetsoi edhe identitetin tonë kombtar me “Lahutën e Malësisë”, në të gjitha shtetet ma të zhvillueme të Europës Perëndimore e Lindore, dhe ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, me datën 13 Qershor 1913 në kompanjelin e Kishës së Fretenëve të Shkodres, tue i ba edhe leksione per Shtetin Shqiptar Europjan, mu nga podiumi i Lidhjes së Kombëve, pikrisht atyne, që na kishin coptue e sakatue, po edhe tue i tregue se:

 “O Skënderbe Kastrioti! O rrufe mizore!
Serbjani i mnishëm, po, ke votra pështetë,
Nipave t’ vet u flet në lahutë zatore,
Sa forcë e anmikut mpitë nën shpatë t’ ka mbetë:
Por nipat tu n’ Shqipni sot ndër mësojtore,
(Ku gjuha shqipe hyn si fëmijë i gjetun...)
As emni, ndoshta, nuk e din si t’ quhet;
Pse tjerë fatosa aty me nxanë u duhet...”

(At Gj. Fishta, Mrizi i Zanave, 28 Nandor 1913, fq. 38)

■E them me keqardhje po, me bindje të plotë se sot:

“Shkollat Shqiptare pa Lahutën e Malësisë, janë si mejtepet e kohës së Turqisë!..”

***

■HAPNI DOSJET !

Një person “anonim” më pyet: Kur do të shkruej per Dosjet e të persekutuemëve politik?

Nuk besoj se e ka fjalën per Klerikët Katolik të masakruem, mbasi besoj i ka lexue disa nga thanjet e Tyne kur ishin mbi stomin e gropave ku do të kalbeshin mbas pushkatimit.

Sikur të hapeshin Dosjet e Deputetëve dhe Pushtetarëve të para 1944, të dënuem në vitin 1946, atëherë Shqiptarët, do të banin krahasimin e Atyne që i sherbyen “fashizmit” me ata të komunizmit, dhe nuk dij sesi do ti bahej sot halli Historisë së Shqipnisë dhe historianëve tanë, që me siguri as nuk i ka shkue mendja se u vjen kjo ditë ndonjëherë!

■Në se vazhdoni me gënjeshtra si në të gjitha premtimet tua z. deputet, e nuk ju pelqen me hapë Dosjet e kriminelave, mbasi bijtë e tyne sot po qeverisin Shqipninë, atëherë hapni Dosjet e intelektualëve të edukuem dhe të formuem në Universitetet e Europës Perëndimore, para 1944... Filloni me ke të dishroni Ju, po deshët, edhe me njerëzit tanë.

■Jam i sigurtë se ata Dosje, ia nxjerrin ngjyren pushtetarëve të sotem të korruptuem pa kenë nevoja me ba komente. Merrni po deshët Dosjen e Prof. Filip Fishtës, i arrestuem në vitin 1945, dhe i veshun me të gjitha akuzat e kohës, tue fillue nga etiketa “fashist”!

■Prof. Filip Fishta: “Kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar”. Prof. Filipi ka lé në Shkodër në vitin 1904. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të naltat i përfundoi në Beograd për gjuhësi. Ka kenë doktor i shkencave filologjike dhe prof. në Universitetin e Sorbonne-s në Francë. Qysh i ri bashkëpunon me Ndue Palucën, edhe ky figurë e “harrueme”. Në vitin 1933 emnohet në Elbasan, ndërsa në vitin 1934-35 vjen në Shkodër dhe në 1938 asht në Tiranë, në Institutin “Nana Mbretneshë”, ku vazhdon me punue deri në mars të vitit 1944. Në mars, emnohët në bibliotekën e Institutit të Studimeve Shqiptare, deri në fillim të vitit 1945, ku la disa punime shkencore që nuk i dihet fati!

■Me datën 19 janar 1945 arrestohët nga komunistët, i akuzuem si kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar. Deri këtu asgja e jashtëzakonshme. Fillon hetimet para një komisioni hetimor të përbamë nga Frederik Nosi, Mynir Tirana dhe Andrea Jakobini. Cilësohet prej tyne si “njeri që ka kontribue për ardhjen e fashizmit italian dhe se, me artikujt e tij ka shpërnda idetë fashiste anë e kand vendit.” Relacioni asht i shkurtë, me
përmbajtje që i rrezikon kokën e profesorit. (Shif Dosjen 7842, Arkivi Min. Mbrend. 1998)

■Rreshti i fundit i deklaratës ishte i mjaftueshëm me provue lidhjet e ngushta të Filipit me fashizmin. Dëshira e italianëve me botue një revistë “Jeta Shqiptare” në Firencë, nën kujdesin e Prof. Filip Fishtës, që nuk u hap atje por në Tiranë, ku kanë shkrue prof. Kol Prela, Rebi Alikaj, Injac Ndoja etj. e rreshton Prof. Filip Fishtën, para Trupit Gjykues me datën 11 qershor 1945, për dënim si “kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar”.

■Trupi Gjykues i përbamë nga: Kryetar, nën/kol. Bilbil Klosi, antarë Argjir Lipivani dhe Gjylhani Shehu (oficera), prokuror Ismail Çaushi dhe sekretar Mustafa Zaja, i jep Filipit dënimin e “merituar”, 30 vjet burg me heqje lirie dhe konfiskim “pasurie”.

■Cila ishte “pasuria” e Profesorit?

“Një raft me libra, një shtrat, një dyshek dhe dy batania. Një lagen, një tavolinë me dy karriga. Një sahat xhepi dhe një stilograf” (simbas proçes-verbalit të ruejtun ne arkiv).

Komisioni i shtetizimit të “pasurisë” shkoi tek shtëpia ku banonte me qera profesori me një kamion të madh, por nuk pat me shka me u mbushë, përveç policëve që solli me vete dhe i këthej prap në Sigurimin e shtetit të Tiranës...

■Ku bazohej akuza? – Prof. Filip Fishta ka shkrue tek: “Tomori i vogël”, “Hylli i Dritës”, “Shkëndija”, “Shkolla Kombëtare”, “Balli i Rinisë”, “Drini” ...

■Unë mora një shembull ku vlera e hapjes së Dosjes mbështetet tek mbrojtja e Avokatit:

Avokati i nderuem në mbrojtjen e tij me datën 13 qershor 1945, per këte intelektual thotë:

■“Filip Fishta është një person me kulturë të lartë, gjë që e bën të besueshme se nuk mund të bëhet vegël e okupatorit në vendin e tij... Edukoi rininë shqiptare dhe këtë qëllim të tij, me krenari duhet të pohojmë se e ka arritur, sëpse, sa e sa breza që i drejtoi, e kujtojnë me mirënjohje e dashuri të sinqertë.

... Por, nuk mund të akuzohen nëpunësit e asaj kohe, si vegla të okupatorit, sëpse ata nuk kanë pasë një qëllim të tillë, dhe nuk kanë bërë ndonjë veprim kundër popullit shqiptar, ashtu si edhe Filip Fishta, ka kryer vepra kundër shqiptarëve, duke pranuar një revistë kulturore dhe për më tepër shqiptare.... Po të ishte me të vërtetë një vegël, sigurisht, do të ngarkohej me ofice politike ose të paktën administrative të larta, mbasi ishte me kulturë dhe me zotësi të rrallë, pra, mospërfitimi nga italianët në kohën e pushtimit të tyre është prova më
e gjallë se ky nuk ka qenë vegël e tyre.

... Profesori nuk ka propaganduar për fashizmin, por ka vënë në dispozicion të idealeve të Kombit tonë të gjitha fuqitë e veta, kur rraca e jonë shqiptare shuhësh nga shkrimtarë të paskrupull, si artikulli në “Rivista d’Albania”, kundër Cordignanos me 1941.

Artikulli titullohet “Shqipnia jonë”...

Ka mbrojtë në programe mositalianizimin e shkollës sonë kombëtare.

Filip Fishta ka pasuruar kulturën shqiptare me shkrimet e tija të cilat janë aq të vlefëshme dhe të çmueshme, sa është e madhe vobegsia e jonë letrare.

Nga ana tjetër, si mund të bëhët vegël informator një shkenctar, që gjithë jetën e tij e ka dedikuar në librat e kulturës, në mbrojtje të idealeve kombëtare?

Kërkoj që të merrën si shkaqe lehtësuese veprimet kombëtare.”

■Avokat Kol Dhimitri d.v. Tiranë...1945.

***

■Mbrojtjet e këtyne Burrave nuk i pranonte “drejtësia komuniste”, prandej, ka vra dhe burgosë Dr. Avokatët e Nderuem: Muzafer Pipa, Paulin Pali, Ndrekë Kakarriqi, Zef e Baltasar Bennussi, Karlo Çoba etj., derisa nxori jashta ligjit mbrojtjen e avokatit.

■E sot, një grumbull pasuesish të vepres së vet 70 vjeçare si “dr...prof...akademikë e juristë”, me dekorata e tituj të tjerë, vazhdojnë nen masken “rilindja demokratike”: “Historia harrohet – kultura shkatrrohet – identiteti dhunohet..!”, fatkeqsisht, po ecin në gjurmët e “realizmit socialist” edhe mbas 25 vjetësh të deshtimit të plotë të përpjekjeve 70 vjeçare të parullës së tyne komuniste “Në një dorë kazmen dhe në tjetren pushken”...

■Qellimi i tyne mbetet ai i para 70 vjetëve: “Antiatdhetarizmi dhe antikultura Europjane Perëndimore Përparimtare!”, “parime antishqiptare” me të cilat, klasa politike dhe ajo e vetquejtun “intelektuale”, po vazhdojnë shkatrrimin, kalbëzimin dhe degjenerimin e Virtyteve të Atdhetarizmit të Shqiptarëve, deri në masen e paimagjinueshme të “vlerave pozitive të realizmit socialist” rrenues, edhe nga një pjesë e të përsekutuemëve politik...

■HAPJA E DOSJEVE kthjelltëson qellimin antikombtar e antikulturor 70 vjeçarë!

Vazhdon Pjesa XI..
.

Melbourne, Prill 2015.
FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOKUMENT - OHRI SHQIPTAR (04.07.2015)
PRESIDENTI RUGOVA MË 2001 THA - NUK KEMI KURRFARË KULTURE ISLAMIKE, ORIENTOHEMI KAH EVROPA (Intervistë) (04.07.2015)
POLITIKANËT TANË ME DECENIE NUK QENË NË GJENDJE QË POPULLIT T'I SIGUROJNË NJË JETË NORMALEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.06.2015)
Nëntëdhjetë vjet nga vrasja e luftëtaritBAJRAM CURRI - HEROI QË U VRA NGA FORCAT E SHTETIT PËR TË CILIN LUFTOIAi ishte krahu i djathtë i Hasan Prishtinës (04.06.2015)
MJEGULLA E DENDUR FSHEH DRITËNNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (04.06.2015)
SI TË LIROHEMI NGA UZURPATORËT E SHTETITNga FLORIM ZEQA (04.06.2015)
MASAKRA E 5 PRILLIT - FLET I MBIJETUARI DHE BANORËT E RREZALLËS (04.06.2015)
VUK DRASHKOVIÇ - SERBIA JETON ME HISTORI TË FALSIFIKUARDrashkoviç: Po të kishte mençuri këtu, posaçërisht në Beograd, sepse fjala e Beogradit ishte kryesore dhe vendimtare, ne do të kishim hyrë në BE dhe NATO (04.06.2015)
MATURANTI FRANÇESKO SHEHU NGA GJIMNAZI 'ISMAIL QEMALI' I TIRANËS TRIUMFON NË OLIMPIADËN BOTËRORE PËR PAQE (04.06.2015)
GJON PALI II - FRAGMENTE NGA 'TRIPTIKU ROMAK' (04.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]