E Martë, 02.18.2020, 09:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHËNIMET E MUSINE KOKALARIT - DOKUMENTE

E Mërkurë, 04.08.2015, 08:43am (GMT+1)


Një vit ndenja e izoluar natë e ditë në errësirë. Rastësisht gjeta një gazetë në nevojtore dhe mora vesh divergjencat me jugosllavët. Qe bërë plenumi i tetë dhe më kërkuan të mbroja tezat shkurtimisht të Social-Demokrates.

Në shtator 1948 më shpunë në burg. Gjeta dokumenta të gjyqit special dhe u habita se më kishin akuzuar (nga druri). Tregova që nuk i njihja fare. Atëherë m'u kujtua fjala që tha një oficer: "Sikur të besonim ato që kanë folur për ty, ti do të vareshe të pakten tre herë".

Në gusht 1949, qe kryetar dege Halim Xhelua. Më derguan me Erifilin bashkë në burgun e Burrelit. Qe koha e provokacioneve. Atje ndenja dy vjet e gjysmë.

Më 1952 më prunë në punëtorinë qendrore, qepja me maqinë.

Më 1957 erdhi për kontroll gjeneral Xhule Ciraku dhe Sabri Sevrani. Unë i isha drejtuar Komitetit Qendror për rishqyrtimin e çështjes sime dhe s'mora kurrë një përgjigje. Me këtë rast, kur pyetën me radhë , unë thashë se ç'është arsyeja që s'kam patur një përgjigje nga Komiteti Qendror sipas rregullave.

- Si je sjellur?- më pyeti gjenerali.
- Korrekt, -thashë unë.
I bëri përshtypje. Shkuan shumë veta për të biseduar në zyrë. Këta më thirrën dhe mua. Sabri Sevrani më thotë:
- Kur ngjet ndonjë gjë e papëlqyer në burg, i drejtojesh drejtorëve?
- Ajo s'është puna ime, - i thashë unë dhe kështu u kacafitëm me të dhe me gjeneralin.

Koha përputhej me kundër revolucionin e Hungarisë.

Hoqën gjashtë burra, hoqën dhe gjashtë gra, midis tyre dhe mua. Erdhi gjenerali për vizitë, më tundi kokën dhe deshi të më thoshte, ja se ç'i punuat vetes. E pagove. Një vit punuam në fermë. Pastaj na derguan në burgun e Shkodrës. Aty erdhi Beqir Balluku. Më kërkoi me shokun dhe më njohu:

-Si vete social-demokrate? - me pyeti.
-Unë jam një njeri që kam humbur të drejtat civile- përgjegja.
-Përndryshe do ishe përgjegjur?
-Patjetër, i thashë. Atë që e keni dënuar me ligj, nuk ju takon ta pyesni.
-Moj, po Musine Kokalari do vrarë, - u hodh kryetari i Degës, Hilmi Seiti.
-Po kush të ndaloi, -i thashe unë. Vetë e ke në dore Pushtetin.
...
Fragmente nga shënimet e Musine Kokalarit te publikuara në librin "Si lindi Partia Social-Demokrate".

Më poshtë kërkesa e saj për lirimin me kusht në mbështetje të ligjeve në fuqi dhe vendimi për mospranimin e kërkesës. Publikuar nga Muzeu Kokalari.




www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kur del armike vete pjella çame! Fatkeqesia me e madhe SHPËTIM IDRIZI TRADHTOI ÇAMËTNga RASIM BEBO (04.08.2015)
TANI AI ËSHTË KAPITEN I KOMBËTARES SONË (Fotogaleri) (04.08.2015)
INTERESI I SERBISË NUK ËSHTË INTERES I OSBE-sëNga PETRIT HALITI (04.07.2015)
“NË NJË DORË KAZMEN... NË TJETRËN PUSHKEN !”Nga FRITZ RADOVANI (04.07.2015)
DOKUMENT - OHRI SHQIPTAR (04.07.2015)
PRESIDENTI RUGOVA MË 2001 THA - NUK KEMI KURRFARË KULTURE ISLAMIKE, ORIENTOHEMI KAH EVROPA (Intervistë) (04.07.2015)
POLITIKANËT TANË ME DECENIE NUK QENË NË GJENDJE QË POPULLIT T'I SIGUROJNË NJË JETË NORMALEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.06.2015)
Nëntëdhjetë vjet nga vrasja e luftëtaritBAJRAM CURRI - HEROI QË U VRA NGA FORCAT E SHTETIT PËR TË CILIN LUFTOIAi ishte krahu i djathtë i Hasan Prishtinës (04.06.2015)
MJEGULLA E DENDUR FSHEH DRITËNNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (04.06.2015)
SI TË LIROHEMI NGA UZURPATORËT E SHTETITNga FLORIM ZEQA (04.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]