VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOMANDANTI TAHIR ZEMAJ NUK ËSHTË NË LISTAT E VETERANËVE TË DUKAGJINIT

E Enjte, 04.09.2015, 05:34pm (GMT1)



Në listat e publikuara të Zonës Operative të Dukagjinit mungon emri i Tahir Zemajt, i cili njihet për udhëheqjen e betejës së lavdishme të Loxhës në verën e vitit 1998.

Në këto lista janë emrat e shumë pjesëtarëve të FARK-ut, por jo edhe i komandantit të tyre, kolonel Tahir Zemajt, transmeton Indeksonline.

Nuk ka sqarim nga komisioni ndërqeveritar për publikimin e listave se pse mungon emri i Zemajt. Këto lista nuk janë përfundimtare, pasi, secili që ka arsye për t’u ankuar, këtë mund ta bëjë në afat prej 30 ditësh.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.