E Premte, 12.06.2019, 09:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TË KTHEHEMI ATY KU NA LA RUGOVA
Thirrje vëllazërore elektoratit rugovian
Nga FLORIM ZEQA

E Shtunë, 04.11.2015, 09:49am (GMT+1)



Tashmë kur procesi i mbrendshëm zgjedhor në po vazhdon, mbrenda elektoratit rugovian kanë filluar të ringjallen shpresat për një fillim të Ri në LDK.
 
Me vullnet dhe dashuri çdo gjë është e mundur në këtë drejtim.

Nëse deri më tani jemi mësuar për ta provuar për të keq atë thënjën famoze italiane "Mai dire mai" (kurrë mos thuaj kurrë), sa u përket koalicioneve dhe ndarjeve të jo natyrshme të elektoratit rugovian, pse të mos e provojmë kësaj radhe për të mirën e përbashkët .

LDK-në rugoviane që s'pati mundësi as forcë ta ndajë dhe përçaj dhuna sistematike e pushtuesit serb për një dekadë, e ndanë dhe e përçanë shqipfolësit për ambicie pushteti!

Rrethanat aktuale politike në Kosovë, dhe sidomos këto mbrenda LDK-së na imponojmë të mos provojmë të bëhemi bashk edhe një herë si në kohën e liderit historik Ibrahim Rugova.

Kjo jo vetëm që është e mundur, e kemi edhe obligim (amanet) t'i betohemi edhe një herë presidentit: "Në emër të përpjekjeve shekullore për liri, sakrificave sublime për çlirim, në emër të gjakut të dëshmorëve dhe veprimtarëve të shumtë të LDK-së, të rënë për kauzën rugoviane të çlirimit dhe pavarësimit nga pushtuesi serb,...do të bashkohemi duke i lënë mënjanë të gjitha mëritë (inatet) me njëri-tjetrin, duke i lënë mënjanë interesat personale për hirë të bashkombasve tonë në Kosovë dhe Diasporë që s'u ndalen asnjëherë së vepruari për një Kosovë të lirë dhe sovrane, për një shtet demokratik dhe të barabartë për ë gjithë qytetarët e saj...".

Përiudha e vështirë postrugoviane në LDK i takon të së kaluarës. Ndarja dhe përçarja e elektoratit rugovian në Kuvendin VI zgjedhor, ishte produkt i investimeve të gjata jo vetëm për ta dëmtuar LDK-në, por përmes saj të ardhmën shtetndërtuese të Kosovës në përgjithësi. Mbase deri diku në këtë drejtim ia arritën qëllimit shpirtëzinjët dfhe fatzinjët e kombit shqiptar (vendor dhe ndërkombëtar).

Këtë që e themë e vërteton situata aktuale e Kosovës 16 vjet nga liria e saj dhe më tepër se 7 vite nga njohja formale e Pavarësisë së Kosovës (17 shkurti 2008-të).
Për të mos i përseritur gjërat që na janë të njohura të gjithëve, ka ardhur momenti t'i vëmë gishtin kokës dhe të mendojmë; a duhet ecur akoma në të njëjtit binar apo duhet ndryshuar kursin e ecjës tonë?

Besoj se përgjigja e përgjithësuar e shumicës do të ishte; duhet ndryshuar kursin e ecjës sonë.

Çka është bërë mjaft është bërë mjaft!

Nuk guxojmë të lejojmë edhe më tutje të biem viktimë e një grupi të vogël njerëzish, matrapazësh dhe kusarësh politik që përfituan në kurriz të shumicës në këtë vend.
Është momenti i fundit të ndahemi nga e keqja, nga katandisja e vlerave kombëtare dhe njerëzore,...të bëhemi bashk në partinë-lëvizje për shtetin e Kosovës, ashtu siq ishim në vitet e '90-ta.

Mjafton ta kujtojmë 21 janarin e vitit 2006, të dhimbjes dhe krenarisë kombëtare njikohësisht,...mjafton të rifillojmë nga aty, nga ai pozicion unifikues që ishte në LDK, për të krijuar një frymë unifikuese në përmbyllje të zgjedhjeve të mbrendshme partiake.
Në LDK do të ketë vend për të gjithë pa dallim moshe, gjinie apo feje. Respektimi i vullnetit të elektoratit rugovian në kuptimin e plotë të fjalës do ta përcaktoj në mënyrën më të mirë të ardhmën e vendit nesër.

Edhe pse, jo i shprehur publikisht para ndërkombëtarëve, projekti rugovian i Pavarësisë së Kosovës ishte një fazë kaluese në drejtim të bashkimit të trojeve etnike kombëtare.
Hyjnori Rugovë, e arriti ta bëjë hapin e madhë kombëtar me krijimin e shtetit të Kosovës, na mbetët neve të ecim tutje e të mos ndalemi për asnjë çast në quarjen përpara të projekteve kombëtare.

Bashkimi i elektoratit rrethë projektit rugovian është hap i madhë drejt synimit final që kemi si shtet dhe si komb. Kthimi i elektoratit rugovian nga subjektet tjera politike në LDK është proces afatshkurtër, ngase tashmë të gjithë janë lodhur me gënjeshtra dhe mashtrime të përfituesve dhe shpërdoruesve të lirisë sonë.

Në kohën e Rugovës përpos që e ndanim kafshatën me njëri-tjetrin, i ndanim gëzimet dhe hidhërimet duke i shëndrruar në forcë kundër armikut. Pse të mos bëhemi edhe tani bashk si vllëzër të një gjaku që jemi, kundër së keqës pavarësisht pikpamjeve ideologjike, fetare apo rajonale.

Në projektin rugovian asnjëherë nuk ishte folur për ndarje territoriale të vendit, gjithmonë bëhej fjalë për Republikën e Kosovës si nocion unik dhe të pandarë në zona apo enklava "patriotike" siq ndodhi paslufte.

Një shtet, një qeveri, një ushtri me një flamur dhe hymn kombëtar.

Kjo do të ishte "motoja" me e mirë e ecjes dhe rrugëtimit të politikës shqiptare në të ardhmën, para integrimeve rajonale dhe europiane.

Që kjo të realizohet më shpejt dhe më lehtë duhet të kthehemi aty ku na la Rugova! Çfarë nënkupton kjo?

T'u kthehemi vlerave intelektuale të hierarkisë politike të LDK-së postrugoviane, fuqisë së shëndoshë intelektuale dhe politike të ditëve të sotme për t'i larguar një herë përgjithmonë me votën e lirë të elektoratit përfituesit dhe shpërdoruesit e vlerave rugoviane në njërën anë dhe uzurpatorëve të lirisë sonë në anën tjetër.

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LULËZIMI I QERSHIVE NË UASHINGTON - SIMBOLIKË E BUKUR (04.11.2015)
ROLI I FRANCËS NË FORMIMIN E ELITËS SHQIPTARENga LUAN RAMA (04.10.2015)
GJAK NË DËBORË Nga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (04.10.2015)
ALEKS BUZO - DRAMATURGU I FAMSHEM AUTRALIAN ME ORIGJINE NGA BERATI…Nga ILIR SECI (04.09.2015)
ZBARDHJA E ATENTATIT NDAJ PRESIDENTIT RUGOVA DO TË SHËNONTE FUNDIN E KOALICIONIT PDK-LDKA është vërtetë e vështirë të zbardhet atentati ndaj Presidentit Rugova? (04.09.2015)
KOMANDANTI TAHIR ZEMAJ NUK ËSHTË NË LISTAT E VETERANËVE TË DUKAGJINIT (04.09.2015)
9 PRILL - SOT BËHEN 16 VJET NGA THYERJA E KUFIRIT SHQIPTARO-SHQIPTAR (04.09.2015)
DEFORMIMI POLITIK I KOSOVËS POSTRUGOVIANE!Nga FLORIM ZEQA (04.08.2015)
DERA E SADIK GJERGJIT TË PALÇITStudim historik nga YLLI PREBIBAJ (04.08.2015)
TMERR NË SELANIK - PEDOFILËT GREKË ABUZOJNË SEKSUALISHT ME DJEM TË VEGJËL SHQIPTARË (04.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]