E Premte, 12.13.2019, 04:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DORËHEQJA SI AKTI MË MADHOR POLITIK
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Hënë, 04.13.2015, 06:54am (GMT+1)


Ne secilin vend demokratik te botës ekziston ndjenja e pergjegjesisë dhe e moralit politik.Jemi dëshmitar të dorëheqjeve të shumë udhëheqëseve dhe kryetarëve te shteteve për gjera edhe minoritare, e lere më për skandale të mëdha. Në Kosovë po ndodhin gjëra shumë të rënda për të cilat ishte dashur secili të përgjigjët edhe penalishit, por atyre deri me tash nuk po iu mungon asnjë fije e flokut . I vetmi gjatë këtyre 15 viteve që kishte dhënë dorëheqje nga strukurat e larta shtetërore ishte ish presidenti i Kosovës , Fatmir Sejdiu , edhe pse krejt pa fajin e vet, sepse gjithka i ishte montuar paraprakisht.Më dorëheqje në Kosovë nuk pamë edhe pse është dashur të ndodhin shume sosh kur dihet se sa u abuzua me shtetin dhe të mirat materjale te tij.

Ne botën demokratike dorëheqja është krejt një akt normal, si pasojë e skandaleve të ndryshme pa marrë para sysh si dikush është i privilegjuar politikisht apo ka ndonjë post tjeter të lartë . Morali është kategori e ndenjës së përgjegjësisë, për një gjë jo të mirë që i ndodhë njeriut dashur ose pa dashur në shoqëri. Bie pyetja pse kjo përgjegjësi morale po iu mungon njerëzve të poltikës në Kosovë?Funksioni politik është një marrveshje ndërmjet votuesit dhe pushtetit, e cila don të thotë së kur njerëzit e politikës e humbin besimin e votuesit automatikisht ishte dashur të dorëhiqën nga posti të cilin e kan.Kjo po na mungon shumë , kështu po na mungon edhe demokracia.Po na mungon demokracia sepse partitë poltike nuk po i plotësojnë as qerekun e premtimeve të dhëna gjatë fushatave elektorale, pastaj po bien ndesh me ligjet , dhe po bien ndesh keshtu me të gjitha normat demokratike të sjelljës.Nuk po kuptohet dhe as që po dëshirohet të kuptohet se dorëheqja është akti me i lartë sublim, edhe pse ndodhë që përsoni në një funksion të lartë shtetëror për një gjë e cila i ka ndodhur edhe nuk ka faj.

Doreheqja nga posti politik apo shtetëror është akt burrëror, është akt madhor të njerëzve të përgjegjëshem para popullit dhe para Zotit.Dorëheqja është sigurisht edhe akti më madhor demokratik.Dorëheqja nuk është dobësi njerëzore , por është diqka qe shumë ndikon në përmirësimin e imazhit të përsonit të dorëhequr.Njerëzit tanë të politikës në vend që të veprojnë në këtë mënyrë kur dihet së qdo organizem shtetëror e ka mbuluar krimi dhe korrupcioni, ata gjithmonë gjejnë justifikime duke fajësuar dike tjeter, e më së shpeshti pushtetin e kaluar.Kjo po bëhët vetëm për ti mbuluar të zezat e akumuluara të cilat po i sjellin dëme te mëdha shtetit dhe popullit. Pas luftës në Kosovë jemi dëshmitare të shfaqjës së shumë dukurive negative të cilat po e dëmtojnë shtetin e Kosovës . Deri sa në logjikën tonë marrja me politikë konsiderohet punë që sjellë përfitime përsonale para atyre shtetërore , nuk do te kemi as dorëheqje , nuk do të kemi as prosperitet, veq stagnim , dhe gjithmonë do të na përcjellin afera të ndryshme të kësaj klase politike , e cila e ka pru gjendjën ekonomike gadi në shkallën zero.

Do të duhej të çmontohet logjika centraliste e të menduarit dhe të vepruarit, duke i lëshuar vend transparencës politike, demokracisë dhe përgjegjësisë. Nese nuk e ndryshojmë logjikën e keqe të te menduarir dhe vepruarit , nuk kemi qka të presim se vetvetiu mund të bëhët mirë.Kjo punë nuk ka mundësi të ndodhë asnjëherë.Ne, shumë po ngjajmë në anijën e cila filluar të fundoset dhe nuk po nderrmarim asgjë për ta shpëtuar. Kur një shtet udhëhiqet nga njerëzit e pa përgaditur për politikë, nga njerëzit lakmitar për pushtet apsolut, atëhërë as që ka mundesi teorike të bëhët mirë.Kemi plotë afera korruptive pa epilog, plagjiatë dhe shkollim shkel e shko , kur gjithë kush sot ka mundësi pa asnjë problem edhe të bëhët doktor shkencash, dhe kur gadi krejt mungon transparenca aq shumë e nevojshme. Mu për ate edhe gjithnjë e më shumë kjo klasë politike edhe po marrin kritika të rrepta nga shumë përsonaltete botërore pikërisht miqë tanë.Dhe, çka të mendoj njeriu i thjeshtë?Sigurisht së ndihet i tradhëtuar nga ata qe i ka votuar, që kot është shkolluar ndershmerisht së te tjerët punësohen para tyre vëtëm pse kan lidhje më njerëzit e fuqishem të partive politike dhe pushtetarë.

Kështu vjen puna kur ende nuk kemi reforimim të sistemeve, nuk kemi njerëz adekuat ne vendet adekuate te punës, nuk kemi njerëz që punët e keqija që po na ndodhin tua prekin sado pak ndenjat.Populli gjithnjë është ai që po i paguan faturat e gjithë këtyre marifeteve jo të mira .Ish kryeministri italian , Romano Prodi kishte dhënë dorëheqje vetëm pse nje parti minoritare e kishte kundershtuar .Kemi shëmbullin e dorëheqjës nga posti i kryetarit te Gjermanisë, vetëm pse kishte marre si dhuratë një shtëpi nga një biznismen, e që nuk lejohet më kushtetuten gjermane, e shumë shembuj te tjerë në botë.Kjo logjikë e të menduarit dhe vepruarit thua së nuk ekzIton tek ne, nuk ekziton ndenja e përgjegjësisë, ndenja për dorëheqje si diqka shumë e shëndetshme për çdo shoqëri që mëton të jetë demokratike.Dhashtë Zoti që një ditë do të mbushemi mend të gjithë se si duhet punuar ndërshmerisht për shtet dhe komb...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MUNDËSIA E TRETË E KËLCYRËSNga KUJTIM MATELI (04.12.2015)
ARIF MALOKU RRËFEN PËR THYERJEN E KUFIRIT SHQIPTARO-SHQIPTAR (04.12.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - 5 PORTRETE NGA PIKTORI I TALENTUAR HELIDON HALITI (04.11.2015)
TË KTHEHEMI ATY KU NA LA RUGOVAThirrje vëllazërore elektoratit rugovianNga FLORIM ZEQA (04.11.2015)
LULËZIMI I QERSHIVE NË UASHINGTON - SIMBOLIKË E BUKUR (04.11.2015)
ROLI I FRANCËS NË FORMIMIN E ELITËS SHQIPTARENga LUAN RAMA (04.10.2015)
GJAK NË DËBORË Nga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (04.10.2015)
ALEKS BUZO - DRAMATURGU I FAMSHEM AUTRALIAN ME ORIGJINE NGA BERATI…Nga ILIR SECI (04.09.2015)
ZBARDHJA E ATENTATIT NDAJ PRESIDENTIT RUGOVA DO TË SHËNONTE FUNDIN E KOALICIONIT PDK-LDKA është vërtetë e vështirë të zbardhet atentati ndaj Presidentit Rugova? (04.09.2015)
KOMANDANTI TAHIR ZEMAJ NUK ËSHTË NË LISTAT E VETERANËVE TË DUKAGJINIT (04.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]