E Premte, 12.13.2019, 03:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUSH FRENON BANDITIZMIN E "KOMANDANTËVE"?!
Nga IDRIZ ZEQIRAJ

E Hënë, 04.13.2015, 07:00am (GMT+1)


Një Kosovë e vogël, me "komandantë" shumë! Dhe, shumë syrësh shquhen për banditizëm, sepse "kanë gjetë shesh e bëjnë përshesh" dhe nuk ka kush t`i stopojë, t`i frenojë. Krimet faktike, zakonisht, i kanë bërë në pusira, në errësirë, por edhe në dritë të diellit, me çorape në kokë, me maska. Janë kaq shumë këta kriminelë, sa që edhe kanuni është në hall: nuk dihet cili nga ata e bëri këtë apo atë krim? Për një atentatim janë angazhuar deri 41 "komandantë dhe ushtarë"! Një gjë, tashmë, dihet: Kosovën e kanë përgjakur me gjak shqiptarësh krejt të pafajshëm.

Shefat e "komandantëve" janë pushtetarë të radhës së parë: Hashim Thaçi e Kadri Veseli me 30 mijë "petritat e SHIK-ut". Nga kupola e pushtetit dirigjojnë dhe mbrojnë krimin dhe kriminelët. Zërat irritues të popullit "bien në vesh të shurdhër".

"Komandantët" janë dëshmuar "trima" në krimin e organizuar vrastar kundër shqiptarëve; në hajni, në haraç, uzurpime të pasurive shtetërore, shoqërore e private. Në veçanti, banesat kanë qenë gjahu i preferuar i "komandantëve" horrakë.

Emri i "komandant" Nuredin Lushtakut është lakuar edhe më parë në kronikat e zeza mediale. Shumë i njohur, për të keq, u bë kur refuzoi pjesëmarrjen e Gardës Kombëtare në Kortezhin Funeral të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Prapa tij fshiheshin Hashimi dhe Kadriu. Kundërshtimin e urdhërit të tij, gjeneral Agim Çeku duhej ta menaxhonte ndryshe. Zoti Çeku duhej t`i thoshte Hashim kryeministrit: "Ta kam dhjerë këtë uniformë"! Dhe, nuk duhej të servilej, lëpihej dhe të yshtej pas posteve, duke rendur nga njëra parti në tjetrën. Ky gjeneral u legenizua skajshëm, duke mbetur një kufomë ushtarake dhe politike.

Hashim Thaçi, gjatë gjithë karrierës së tij të pistë, është dëshmuar si provincial nepotik, duke i kalaveshur me poste e ofiçe njerëzit e tij të krimit, xhahilë e katilë, me injorancë të shtresuar, që kanë turpëruar dhe fundosur keqas Kosovën tonë hallemadhe e mjerane.

Hashimi është peng i krimit, andaj edhe i mbron të inkriminuarit. Pëndryshe, denoncohet, kallzohet dhe dënohet. Lëshon një post Nuredini, por duhet zgjedhur posti tjetër, madje doemos. Duke e bërë zëvendës-ministër të Diasporës Nuredin Lushtakun, Hashim kryeministri e dështonte, në start, në nismë të detyrës ministrin Ibrahim Makollin. Sepse Mërgata shqiptare është me Presidentin Rugova, madje edhe pas amëshimit të Tij. Me emërimin provokues të Nuredinit zëvendës-ministër, shqiptarët e Diasporës shpërfillën ministrin Makolli dhe ai ishte titullar vetëm për disa lëpëkeistë dhe pedekejsa!

Hashimi mund të harrojë dikë tjetër, por, jo edhe "komandantët" e ushtarët e Kadri Veselit, sepse ata e kanë sjellur në kupolë të partisë dhe të qeverisë, duke i vrarë bashkëpunëtorët, veprimtarët, oficerët dhe ushtarët e Ibrahim Rugovës. Kadriu i vuri kusht Hashimit: "Bandën e Komandantëve" e dua në Parlament! Vetëm futi në listë, fitoren e tyre e garantoj unë. SHIK-as kam edhe në partitë tjera, madje edhe në Kryesinë e LDK-së. E dua Kosovën me një zonë zgjedhore, këtë e aprovon edhe LDK-ja. Suksesi i plotë: 27 deputetë të SHIK-ut! Asnjë ligj nuk kalon pa dashjen tonë", - foli e vulosi kreu i SHIK-ut, tani, edhe kreu i Parlamentit, i gjithëpushtetshmi Kadri Veseli. "Luaje macë kryet e buallit"!

"Komandant" Nuredin Lushtaku deputet! Dhe, nga karrika e Parlamentit kërcënon me jetëmarrje kryeredaktorin e kombëtarës "Bota sot" - Idriz Morinën! Pra, Nuredini e don të vdekur Kryeredaktorin dhe shtyllën e katërtë të pushtetit - medien, shtypin, mendimin, fjalën e lirë!!!

Armiq të mendimit, të fjalës së lirë, deri me sot, janë adresuar: Inkuzicioni kishtar, fashizmi, komunizmi dhe ekstremizmi islamik. Dhe, kësaj shpure i shtohet LPK-ja, përkatësisht, PDK-ja, Hashimi e Kadriu me SHIK-un dhe "komandantët" e tij! "O tempora,! O mores! (O kohë! O zakone!) - thërriste dikur, deri në kupë të qiellit, latini i lashtë, i hershëm!

Thonë se e vërteta vret më shumë se plumbi! Hashimi me "komandantët" e tij kanë shpifur e falsifikuar shumë; kanë rrejtë dhe janë lavdëruar shumë. Kur rrena përsëritet në vijimësi, fillon të besohet si e vërtetë e njëmendët, madje nga vetë prodhuesi i rrenës. Kështu u ka ndodhur edhe "komandantëve" të Kosovës, përkatësisht të SHIK-ut, të cilët iu shmangën luftës faktike dhe tani duan ta ribëjnë atë me fjalë. Por, për turpin e tyre, ngjarjet, lufta në Kosovë nuk është bërë në lashtësi, në parahistori, por në epokën digjitale, elektronike, të Internetit. Dhe, kudo, syri vezhgues, faktet demantojnë bindshëm gënjeshtrat groteske të "komandantëve" mburracakë, morracakë e hiçër.

E vërteta është se, së paku, çetanikët Hamëz e Adem Jashari u lanë të vetëm. Për më shumë, thonë se edhe u denoncuan, u tradhtuan nga "komandantët"! Të parën e mbroj, sepse është faktuar. Për të dytën, nuk ngulmoj, sepse nuk e di. Por, nuk janë as tri orë, as një ditë, por janë tri ditë rrethim. Dhe, Drenica është hapësirë e arritshme, për pak orë përshkohet anepërtej. Megjithatë, nuk është bërë asnjë hap për të ofruar ndihmë për Familjen e ngujuar të Jasharajve.

Shtrohet pyetja logjike: ku ishin të 66.000 luftëtarët e djeshëm, veteranë të sotëm të Hashimit dhe të dallaveraxhiut Muharrem Gjermalji, me shokë, listëbërësit e porositur partiakë?! Shto këtu edhe disa mijëra veteranë pretendentë, jashtë listës të PDK-së. Kjo armatë madhore duhej të çante çdo rrethim, sa armiku të ndjehej i rrethuar dhe i detyruar të dorëzohej pa kushte, duke pamundësuar masakrën e Jasharajve, tashmë, e njohur si masakra e Prekazit. Pra, asnjë justifikim dhe asnjë përlavdërim se kinse, "po ta dija, do të shkoja tek Jasharët para se të fillonte sulmi fatal"!

Jasharajt u lanë në mëshirën e fatit dhe dy çetanikët trima, Hamza dhe Ademi u flijuan, pa arritur ta shpaguajnë as vetën. Dhe, kjo, jo për fajin e tyre dhe as për mungesë guximi e trimërie, por, thjesht, për pamundësi absolute kundër-përgjigjeje adekuate, sepse armiku gjuajti nga larg e ngeshëm, madje i pashqetësuar nga "komandantët dhe ushtarët", të cilët kapnin shifrën e tej 66 mijë veteranëve të sotëm!!

Vrasjen e vëllezërve Jashari me prindër, shumica e familjes, dajës Osman, "komandantët" e shfrytëzuan për marketing moral e politik. Luftën, qendresën e Jasharajve e nxorën nga realja, duke e shtrëmbëruar në përmasat e të pabesueshmes, për ta kthyer në një përrallë. "Komandantët" frikacakë e hileqarë, duke qenë shumë larg luftës në Kosovë, keqpërdorën pacipshëm e pamëshirshëm, madje kriminalisht Familjen e martirizuar Jashari, gjithnjë për interesat e tyre karrieriste e vetjake. Ata, së pari, ndanë Hamzën nga Ademi, duke e lënë në harresë të parin, Hamzën dhe duke u tallur me të dytin, Ademin. E bënë komandant për të gjithë Kosovën, madje edhe kryekomandant(!), e vunë në krye të një "ushtrije", e cila nuk u bë as më 12 qershor 1999! Kjo djallëzi përverse e "komandantëve", i kushtoi shumë Familjes Jashari dhe Kosovës.

Një statistikë e publikuar, së fundi, nga pinjolli i Familjes të nderuar Gërvalla, Avdyl Gërvalla, jepen shifrat krahasuese: Gjermania ka 49 gjeneralë, me një popullësi prej tej 80 milionë banorë, ndërsa Kosova 47 gjeneralë për 1 milionë e 600 mijë banorë! "Komandantët" mendje-pulë mrekullojnë me marrëzitë e tyre sipërore. Ndoca syrësh i ka veshur Hashimi edhe me kostumin e ambasadorit, për t`u tallur bota me ata dhe Kosovën!

"Komandantët" e SHIK-ut kanë një bilanc të begatë në krimet e tyre makabre: 1.800 shqiptarë, kundërshtarë politikë, veprimtarë të LDK-së dhe oficerë e ushtarë institucionalë, të ekzekutuar në errësirë dhe ditën me diell. Të dehur nga anarshia skajore shtetërore dhe pasurimi galopant, i paligjshëm dhe tërësisht kriminal, kanë humbur durimin e mbajtjes të maskave dhe tani i hoqën ato, duke dalur hapur në logun e mejdanit, për të vazhduar me krimet e radhës. Atyre u është mbushur mendja se mund të bëjnë çdo gjë, madje t`i vrasin edhe gazetarët, pa "u hyrë ferrë në këmbë"!
Edhe në komunizëm, atje ku dogma staliniste u dënua, media e shkruar dhe elektronike është respektuar, gazetarët nuk janë kërcënuar në këtë masë, nuk janë kërcënuar me jetë. Nëse ka pasur lansim të pavërtetash, shpifje, është demantua dhe nëse ajo është përsëritur, me qëllim denigrimi të zyrtarit apo individit, me kërkesën e palës të dëmtuar, është trajtuar nga gjykata përkatëse.

Kërcënimi i kryeredaktorit Idriz Morina, nga një deputet, pjesë e institucionit ligjëbërës, është e paparaprijës, e vrazhdët në skajshmëri dhe shumë turpëruese, për partinë e tij dhe Kosovën mbarë, e cila ka inkriminuar Parlamentin, jetën në Kosovë, për rrjedhojë, ka shkaktuar edhe ikjet masive të qytetarëve nga Kosova, duke e banditizuar shtetin, madje deri në përmasën e dështimit të tij.

Në historinë e shtypit shqiptar kombëtarja "Bota sot" do të mbetet zë i virgjër, zë krejt i veçantë për një popull në tranzicion nga sistemi monist në atë pluralist, njëherësh, në përpjekje paqësore dhe pastaj me luftë për çlirim e liri si dhe për shtetformim. Në këtë rrugëtim të vështirë dhe të përgjakshëm shumëçka është arritur, por jo edhe demokracia.

Vlen të përmendet mundi dhe merita e shumë kryeredaktorëve dhe e gazetarëve, që madhëruan, deri në famë, kombëtarën "Bota sot". Por, këtu po veçoj vetëm çiftin Buçpapaj, Skënder dhe Elida Buçpapaj. Ata sollën frymën e fitores të demokracisë nga Shqipëria dhe frymëzuan e impulsuan edhe gazetarët e Kosovës, të jenë të guximshëm, në luftë me krimin dhe kriminelët e organizatës terroriste - LPK-në, krahu kundërshtar i Jusuf Gërvallës, e cila, nëpërmes të agjentëve të vjetër dhe të rinj të UDB-së, u vu terësisht në shërbim të pushtuesit serbo-sllav.

E kemi thënë dhe po e përsëris, se liria pa demokraci është një përrallë dimri. Pa e vrarë frikën, nuk ka demokraci. Shqipëria jonë pati një tranzicion të mundimshëm, të stërzgjatur, drejt konsolidimit të shtetit demokratik. Dështoi në drejtësi dhe luftimin e hajnisë zyrtare, korrupsionin, por frikën e vrau, madje qysh në nismë të proceseve demokratike. Një meritë të veçantë për këtë e ka lideri demokrat Dr. Sali Berisha, i cili, besimin dhe shpresat për avancimin e demokracisë, i vuri ke gazetarët, mediat. "Ligji për shtypin, gazetarët dhe gazetarinë: Shkruaj çfarë të duash", - tha ai, duke qenë në postin e Presidentit të Republikës të Shqipërisë. Dhe, përgjegjësia morale mbeti në ndërgjegjen e gazetarëve. Më këtë porosi, fitoi demokracia, Shqipëria dhe Dr. Berisha, edhepse nga 24 organe shtypi, 22 syrësh, kryesisht, të së majtës neokomuniste, e demonizonin Berishën President dhe partinë e tij - PD-në. Dhe, megjithatë, Dr. Berisha mbeti, përjetësisht, mik i gazetarëve me fytyrë njeriu.

Në jetën time, përgjatë burgjeve të gjata politike komuniste, jam detyruar ta ndaj qelinë, birucën e dhomën çimento, me fytryra të prishura, banditër të regjur. Kam konstatuar se tri gjëra u mungonin atyre: trimëria, morali, fisnikëria. Ndërsa katalogun e poshtërsive e kishin të begatë, të kompletuar.

Nuk është hera e parë që kërcënohet kombërarja "Bota sot" dhe kryeredaktori i saj Idriz Morina. Megjithatë, ai qëndron stoik në misionin e tij fisnik - si drejtues i një gazete kombëtare. Të mos harrojnë kërcënuesit e tij, se edhe ai ia ka dhënë 5 lekë "xharrahit". Ai edhe mund të vritet, por gjak-humbur nuk do të jetë kurrë. "Komandantët" me "trimëri" në tepëri, duhet të mendojnë edhe për pasardhësit e tyre. Madje, sot, më shumë se kurrë!

IDRIZ ZEQIRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DORËHEQJA SI AKTI MË MADHOR POLITIKVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.13.2015)
MUNDËSIA E TRETË E KËLCYRËSNga KUJTIM MATELI (04.12.2015)
ARIF MALOKU RRËFEN PËR THYERJEN E KUFIRIT SHQIPTARO-SHQIPTAR (04.12.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - 5 PORTRETE NGA PIKTORI I TALENTUAR HELIDON HALITI (04.11.2015)
TË KTHEHEMI ATY KU NA LA RUGOVAThirrje vëllazërore elektoratit rugovianNga FLORIM ZEQA (04.11.2015)
LULËZIMI I QERSHIVE NË UASHINGTON - SIMBOLIKË E BUKUR (04.11.2015)
ROLI I FRANCËS NË FORMIMIN E ELITËS SHQIPTARENga LUAN RAMA (04.10.2015)
GJAK NË DËBORË Nga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (04.10.2015)
ALEKS BUZO - DRAMATURGU I FAMSHEM AUTRALIAN ME ORIGJINE NGA BERATI…Nga ILIR SECI (04.09.2015)
ZBARDHJA E ATENTATIT NDAJ PRESIDENTIT RUGOVA DO TË SHËNONTE FUNDIN E KOALICIONIT PDK-LDKA është vërtetë e vështirë të zbardhet atentati ndaj Presidentit Rugova? (04.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]