E Premte, 12.13.2019, 05:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ZGJOHU KOSOVË!
Nga FLORIM ZEQA

E Hënë, 04.13.2015, 07:27am (GMT+1)


Ideja për shkrimin e mëposhtëm më lindi të shtunën mbrëma duke e përcjellur serialin më të ri televiziv "LABYRINTH-X", i bazuar në realitetin e hidhur të ditëve të sotme,...realitet të cilin as që mund ta ëndërronte ndokush në Kosovën e para luftës!
I kaluam 16 vite në Kosovën e lirë me shpresën se një ditë do të bëhet mirë, se do të ndryshoj diçka për të mirë në vendin tonë,...por çka ndryshoj ? A mund të përmirësohet, dhe qysh mund ta rregullojmë kualitetin e jetës në shtetin tonë ?

Përpjekjet e gjata për të ardhur deri të liria dhe pavarësia e vendit e kanë pasur një qëllim të vetëm; rritjen e kualitetit të jetës njerëzore në Kosovë sipas standardeve më të avancuara të Bashkimit Europian, që garantojnë në radhë të parë liri, punësim dhe zhvillim ekonomik përmes privatizimit të sektorit shoqëror, përmes iniciativave të ekonomisë private. E drejtë natyrore kjo e secilit qytetar të vendit tonë.

Mirëpo çfarë ndodhi ?

Në mungesë të funksionimit të shtetit ligjor, rregullat e privatizimit dhe krejt fatin e vendit në duart e tyre e muaren grupet mafioze të (para)politikës ! Në vend të taksave ligjore për firmat private, instaluan haraqin si instrument për plaçkitjen e investitorëve në Kosovë !

Si pasojë e kësaj, kemi stagnim të investimeve nga jasht dhe ikje të vazhdueshme të investitorëve ekzistent nga Kosova !

Me heshtjën e intelegjencës dhe indiferencën e popullatës ndaj dukurisë së haraqit, korrupsionit dhe krimit të organizuar është ndihmuar e keqja në Kosovë, është shkatërruar ardhmëria e shumë brezave.

Çdo ditë (me të drejtë) i akuzojmë qeveritarët për shkatrrimin e ardhmërisë, duke thyer shpresat e qytetarëve për jetë në vendin e tyre, e cila muajve të fundit prodhoj egzodin më masiv të popullatë që nga periudha e luftës.

Çdo ditë ankohemi për shtrënjetim të rrymës dhe artikujve të tjerë elementar për jetë, ankohemi për mungesë të vendeve të punës.

Çdo ditë ankohemi për sigurinë e jetës në vendin tonë, dy vrasjet e fundit janë më shumë se dy krime që kanë ndodhur në Prishtinë, në javën e fundit të marsit i vrasjes së puntorit në vendin e tij të punës,...dhe çdo gjë përfundon me ankesat personale !
Mirëpo,është e papranueshme heshtja kolektive karrshi të keqës së përgjithshme.
Pushtetarët, grupet e vogla të qytetarëve që dalin në protesta i kualifikojnë dhe i gjykojnë padrejtësisht si protesta për "rrënimin" e rendit kushtetues në vend, përderisa me veprimet e tyre (bisedimet me Serbinë) janë shëndrruar në shkelësit më të mëdhenjë të rendit kushtetues në vend !

Korrupsioni (qeveritar) dhe krimi i organizuar kanë pushtuar çdo segment jetësor. Delinkuenca e djemëve të pushtetarëve është në rritje e sipër, të cilët çdo ditë sfidojnë ruajtësit e rendit (policinë), përderisa prindërit e tyre e sfidojnë tërë sistemin e drejtësisë në vend.

Me këtë trend të zhvillimit të ngjarjeve, Kosova ka rrëshqitur në rangun e vendeve më të pazhvilluara dhe më të pasigurta jo vetëm në rajon, por në botë.

Në vend të sigurisë, jetën e qytetarëve e ka kapluar frika, shpresat i ka mundur zhgënjimi dhe thyerja shpirtërore nga keqeverisja e këtyre viteve të paspavarësisë.
Vallë a duhet të presim akoma të na vijnë në krye të shtetit lider të radhës të korruptuar dhe shantazhur me gojën plotë premtime,...të cilët me kalimin e ditëve në pushtet i harrojnë ato duke zvenitur shpresat e qytetarëve !

Vetvetiu shtrohet pyetja ku mbeti dhe ku treti truri i kombit, ku mbeti guximi qytetar dhe mbeti vrulli rinor i kombit tonë, që asnjëherë, në asnjë periudhë historike nuk u gjunjëzuan kështu sikur sot para kësaj klase kusarësh politik.
 
Zgjohu Kosovë sot, nesër mund të bëhet vonë !

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUSH FRENON BANDITIZMIN E "KOMANDANTËVE"?! Nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.13.2015)
DORËHEQJA SI AKTI MË MADHOR POLITIKVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.13.2015)
MUNDËSIA E TRETË E KËLCYRËSNga KUJTIM MATELI (04.12.2015)
ARIF MALOKU RRËFEN PËR THYERJEN E KUFIRIT SHQIPTARO-SHQIPTAR (04.12.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - 5 PORTRETE NGA PIKTORI I TALENTUAR HELIDON HALITI (04.11.2015)
TË KTHEHEMI ATY KU NA LA RUGOVAThirrje vëllazërore elektoratit rugovianNga FLORIM ZEQA (04.11.2015)
LULËZIMI I QERSHIVE NË UASHINGTON - SIMBOLIKË E BUKUR (04.11.2015)
ROLI I FRANCËS NË FORMIMIN E ELITËS SHQIPTARENga LUAN RAMA (04.10.2015)
GJAK NË DËBORË Nga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (04.10.2015)
ALEKS BUZO - DRAMATURGU I FAMSHEM AUTRALIAN ME ORIGJINE NGA BERATI…Nga ILIR SECI (04.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]