E Enjte, 11.14.2019, 10:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
70 vjet nga vrasja masive e rekrutëve nga Kosova
MASAKRA E TIVARIT - FAJTORË ENVER HOXHA DHE FADIL HOXHA
Vrasja ishte hakmarrje kundër shqiptarëve

E Hënë, 04.13.2015, 08:03am (GMT+1)






Komunistët shqiptarë, si ata të Shqipërisë ashtu dhe ata të Kosovës, janë bashkëfajtorë me sllavo-komunistët jugosllavë, të cilët më 1 prill të 1945 masakruar mijëra shqiptarë në Fabrikën e Monopolit në Tivar të Mal të Zi. Dëshmitë e viteve të fundit dhe hulumtimet e bëra nga shumë historianë lidhur me këtë masakër të mijëra shqiptarëve, që ishin rekrutuar nga komunistët jugosllavë nëpër gjithë Kosovën për të luftuar kundër gjermanëve në frontin e Adriatikut, ishte e përgatitur nga komunistët jugosllavë si shenjë hakmarrjeje ndaj rezistencës që kishin bërë forcat nacionaliste në Kosovë. Por, njëkohësisht edhe për të spastruar sa më shumë fuqinë luftuese të shqiptarë të Kosovës.

Dëshmitë e historianëve

Se komunistët shqiptarë të Kosovës, por edhe ata të Shqipërisë e dininë se përgatitej një masakër kundër rekrutëve nga Kosova që ishin mbledhur nga gjithë vendi në Prizren dhe ishin nisur për në Kukës, sipas historianëve, e dëshmon edhe fakti se shumë gjakovarë ishin larguar nga eshalonët, që ishin nisur për në frontin e Adriatikut, me ndihmën e Xhavit Nimanit, Fadil Hoxhës. Edhe pse komunistët shqiptarë të Kosovës edhe ata të Shqipërisë vazhdimisht kishin mohuar se kishin gisht në këtë masakër, apo dinin diç për të, publicisti dhe historiani nga Shqipëria, Uran Butka, përmes librit të tij mbi masakrën e Tivarit ka sjellë dokumente arkivore, të cilat dëshmojnë se udhëheqja e atëhershme komuniste e Shqipërisë, që drejtonte edhe Ushtrinë Nacionalçlirimtare Shqiptare, kishte dijeni për masakrën. Bile, Butka bën bashkëfajtorë edhe vetë drejtuesit e shtetit shqiptar, Hoxhën dhe Ramiz Alinë. Se komunistët –partizanët shqiptarë ishin sjellë keq me rekrutët shqiptarë të Kosovës që dërgoheshin nga Prizreni, përmes territorit shqiptar në Tivar kanë rrëfyer edhe shumë dëshmitarë që kishin provuar masakrën. Kur një i zënë shqiptar nga Kosova i ishte ankuar partizanit shqiptar që ta shpëtonte nga komunistët serbë, partizani shqiptar i ishte përgjigjur: Asgjë nuk po ju bëjnë këta çfarë ju kishin bërë ne. Pas viteve 1990, studiues dhe publicistë të ndryshëm nisën të shkruajnë për masakrën e Tivarit hapur. Shumë shqiptarë që e kishin përjetuar masakrën shpalosën rrëfimet e tyre dhe tashmë për këtë masakër është shkruar mjaft, është hedhur shumë dritë dhe shumëçka është nxjerrë nga harresa. Por, për historianët tanë ende ka çfarë të thuhet.

Bashkëfajësia e shtetit shqiptar

 Në një prononcim për “Kosova Sot”, historiani Muhamet Shatri ka thënë se për këtë çështje është filluar të flitet para disa viteve dhe, siç ka thënë ai, është thënë se është një vepër e organeve e organizuar nga kreu komunist jugosllav. Mirëpo, sipas tij, në fillim nuk është thënë për bashkëfajësinë e shtetit shqiptar, konkretisht organeve ushtarake, sidomos të Shkodrës dhe garnizoneve të tjera, të cilët edhe i kanë përcjellë eshalonët e rekrutëve shqiptarë nëpër territorin e Shqipërisë. Ai ka thënë se dëshmitë e nxjerra nga historianët nga arkivat jugosllave, por edhe shqiptare dëshmojnë bashkëfajësinë e organeve të shtetit shqiptar. “Në librin e publicistit dhe historianit Uran Butka për masakrën e Tivarit, dëshmohet në detale përmes kabllogrameve, korrespondencave të Shtabit dhe të Komandës ushtarake të Shkodrës për gjendje dhe veprimet, që janë kryer ndaj rekrutëve, përndjekja dhe zënia e tyre nga organet e shtetit shqiptar dhe kthimin e tyre në rresht të organeve vrastare të Jugosllavisë”, ka thënë historiani Shatri, duke shtuar se në një farë mënyrë hedh poshtë edhe pretendimet e Alisë se Shtetit Shqiptar nuk dinte gjë për masakrën. Ai ka thënë se për masakrën fajtorë janë edhe udhëheqësit komunistë të Kosovës. Sipas tij, Masakra e Tivarit ishte një hakmarrje ndaj forcave nacionaliste në Drenicë dhe në rajonet e tjera shqiptare. Mijëra njerëz ishin mbledhur nga vise të ndryshme të Kosovës dhe ishin vendosur në eshalonë. Por, ka shtuar Shatri, komunistët shqiptarë të Kosovës duke ditur për masakrën, i kanë ndarë njerëzit duke i larguar nga eshaloni që, sipas tij, ishte i dedikuar për likuidim. “Kur ka ardhur puna për t’i rreshtuar në atë eshalonin që ishte i dedikuar për likuidim, komunistët siç ishin Xhavit Nimani, por edhe Fadil Hoxha, në mënyrë të turpshme i kanë ndarë gjakovarët nga rreshti një nga një, duke i lënë ata nga rajoni i Drenicës, Prizrenit dhe Gjilanit ku ka pasur një qëndresë më të fuqishme ndaj ripushtimit jugosllav të Kosovës”, ka thënë historiani Shatri.

Nata e Bartolomeut në Tivar

Edhe historiani Daut Bislimi është shprehur se për masakrën e Tivarit historiografia shqiptare i ka kushtuar rëndësi, por prapëseprapë nuk është folur sa duhet për këtë masakër. Bislimi ka thënë se deri më tani janë bërë shumë studime dhe janë botuar afro 7 monografi studimore për masakrën. Ai ka shtuar se sipas dëshmive, masakra ndaj shqiptarëve, që ishin rekrutuar për t’u dërguar në frontin e Adriatikut ishte e planifikuar, por nuk ishte përmendur dhe është mbajtur sekret, dhe për herë të parë për masakrën ka folur Aleksandër Rankoviqi, gjatë një takimi të komunistëve të Serbisë, por, nga komunistët shqiptarë të Kosovës që kanë udhëhequr me luftën nacionalçlirimtare ishte deklaruar se nuk kanë ditur gjë për atë masakrën edhe pse, sipas Bislimit, në një masë vetë e kanë organizuar. Madje, madje ka thënë ai, është një e dhënë që ka dalë në kohët të fundit, që është botuar nga i ndjeri Zekeria Cana, në ditarin e tij të luftës”, se është ditur mirë se çështja e tragjedisë së Tivarit dhe nga Xhavit Nimani dhe Dragan Ristiqi, të cilët nga mesi i marsit 1945, kanë qenë zyrtarisht në Tiranë dhe ishin kthyer në vend ku ishin të grumbulluar rekrutët shqiptarë që ishin gati të niseshin për Tivar. Siç ka thënë Bislimi, aty tregohet se ata i kanë larguar një grup rekrutësh, sidomos pjesën e rekrutëve gjakovarë. “Këtë më së mirë e sqaron Cana në ditarin tij, dhe kjo na dëshmon se për masakrën  kanë ditur komunistët shqiptarë dhe sidomos vetë Enver Hoxha, sepse rekrutët shqiptarë kanë kaluar nga territorin shqiptar dhe dëshmitë vijnë edhe nga vetë përjetuesit e asaj masakre dhe me natën e 31 marsit dhe ditët e 1 prill 1945, ku sipas disa të dhënave janë diku 3 700 veta që janë pushkatuar”, ka thënë Bislimi.

(Kosova Sot)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSE U DOGJ SHTËPIA E XHAFER DEVËS? (04.13.2015)
FOTO TË JASHTËZAKONSHME NGA LAGUNA E KARAVASTASË  - PELIKANËT KTHEHEN NË FOLETË E TYRE Fotot i realizoi fotografi i AP, Hektor Pustina (04.13.2015)
ZGJOHU KOSOVË!Nga FLORIM ZEQA (04.13.2015)
KUSH FRENON BANDITIZMIN E "KOMANDANTËVE"?! Nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.13.2015)
DORËHEQJA SI AKTI MË MADHOR POLITIKVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.13.2015)
MUNDËSIA E TRETË E KËLCYRËSNga KUJTIM MATELI (04.12.2015)
ARIF MALOKU RRËFEN PËR THYERJEN E KUFIRIT SHQIPTARO-SHQIPTAR (04.12.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - 5 PORTRETE NGA PIKTORI I TALENTUAR HELIDON HALITI (04.11.2015)
TË KTHEHEMI ATY KU NA LA RUGOVAThirrje vëllazërore elektoratit rugovianNga FLORIM ZEQA (04.11.2015)
LULËZIMI I QERSHIVE NË UASHINGTON - SIMBOLIKË E BUKUR (04.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]