E Enjte, 11.14.2019, 09:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A KANË “IDEAL” KOMUNISTËT ?!
Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa XI)

E Martë, 04.14.2015, 09:13pm (GMT+1)



■HAPNI DOSJET ! Aty keni me gjetë edhe “idealin” e këtyne dy miqëve!

■Kur shkoi në Francë per studime Enver Hoxha deklaroi: “Unë do bëhem terrorist!..”

Ky ishte “ ideali” i tij, që iu plotsue dhe u realizue mbi 500.000 viktima Shqiptarësh nga
viti 1941 e deri 1985, kur drejtoi PKSh (PPSh), terror të cilin, e vazhdoi Ramiz Alia, derisa mbylli sytë tue i sherbye shovenistëve sllavë, sovjetikë, kinezë, arabë e antishqiptarë...

■E bija e Stalinit deklaroi në 1989 se: “Baba im Stalini, ishte vrasës i miljona rusëve...”

E bija e Enverit deklaroi në 1991 se: “U zgjuan kafshët...”

■Enver Hoxha deklaroi në 1967 se: “Shqipëria është shtet ateist..” dhe, në 1984 boton:
në librin “Shenime për Lindjën e Mesme”: “Shqiptarët duhet t’i referohen Kur’anit...”

■Ramiz Alia në vitin 1970 nderton në Shkoder “Muzeun Ateist” i vetmi në Botë... dhe
mbasi vrasin, masakrojnë e burgosin me Enverin dhe Nexhmijen 138 Klerikë Katolik...

Me 2 Dhjetor 1992, dy presidentët anadollakë, Ramiz Alia dhe Sali Berisha shpallin:
“Republika e Shqipërisë antare e Konferencës Islamike”... Nexhmia zemrohet...e heshtë:

“Nuk duhet të zemrohemi, për ideal të partisë, né jemi vëllezër gjaku me turqit...”

■Në vitin 1990 kur Rinia Shkodrane kerkon heqjen e diktatorëve Stalin dhe Enver, asht
ky Ramiz Ali terroristi barbar, që lanë me gjak piramidat kufitare dhe Shkodren heroike
me Gjakun e Dëshmorëve të 2 Prillit 1991, Arben Broci me shokë.

■Gjaku i paster i Rinisë Shqiptare ishte “ideali” i komunistëve tradhëtarë e terroristë!

Ky ishte dhe asht “ideali” i trashigimtarëve të tyne atëherë dhe sot! A kerkoni fakte?

HAPNI DOSJET !

■Ja fjalimi i terroristit Ramiz Alia, në Byronë Politike të K.Q. të PPSh, në vitin 1989:

Shokë, pushteti ka qenë dhe do mbetet yni!

Strategjia e ndryshimit... “Partitë dhe të tjerët që do të vijnë të kontrollohen nga ne.

Sali Berisha, Fatos Nano dhe pasuesit janë dhe do të mbetën veglat tona besnike...

■Si do ta përjetësojmë komunizmin? – “Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona.

Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë! Sistemi ynë
tanimë është drejt kapitullimit përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të
ndryshojmë strategjinë tonë. Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin
e pluralizmit politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe
mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për brenda me ligj,
por pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të
djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që
të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit
duhet t’i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të
përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të
shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit
dhe të disidencës antikomuniste. Dhe e dini pse?! Sepse sapo të marrin fuqinë, do të
fillojnë të hakmerren... Në zbatim të drejtave të njeriut, duhet t’u japim kompensimin
në para, të burgosurit polikë t’i kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve
dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por prona
vetëm në pak duar do të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin... Kësaj kategorie mendoj që t’i japim pasaportë për t’u larguar nga Shqipëria më mirë dhe me kaq do të jenë të kënaqur. Pasuria e tyre na përket neve, sëpse ne e bëmë.

■Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohësh...Kjo është
një mbledhje vetëm për ne më të besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa
për shtatë Komitete Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do
të na kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë e ngritur paksa
rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do t’u ofrojmë krijimin e
Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës...

■Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Është punë e tyre, ne e kemi
programin dhe platformën tonë. Strategjia është e qartë dhe kemi përcaktuar rrugët për
zbatimin e qëllimit misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit
dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë komuniste.

■Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së
cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit
tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do të arrijmë që nga klasa
komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë ne pushtetin politik
të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë
restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë
e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të
derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë pushtetin apo të rrezikohemi, atëhere mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si në rininë tonë të hershme. Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur.

■Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të
cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet
tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë
që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë. Nëse do të jetë e
nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet,
që ju i dini mirë se sa na kanë ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi patur
me ta, duhet ta dini se na bashkon kauza e pushtetit të komunistëve, pavarësisht nga
nuancat dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe
mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra
për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t’i përdorim vetëm nëse do të jetë
shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje që të
garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht
nga rrethanat e vështira aktuale, sidoqë të shkojnë punët, ujë do të rrjedhë në mullirin
tonë. Për këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni frikë, të
shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni... në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët!

■Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona! Do bisedojmë prap...

***

■Fanari ndriçues i marksizëm – leninizmit thotë: “Shqiptarët t’i referohen Kur’anit!”...

Shikoni me kujdes foton naltë...Kush ishin ata dy...Dhe, kush po e drejton Shtetin sot!..

■Ka pasë thanë Ai Plaku i Grisë, “qeeeni që han robtë e shpiiisë... Do vraaa!!”

Vazhdon Pjesa XII...

Melbourne, Prill 2015.
FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALBUMI I PIKTORIT - 5 AKUARELE NGA POGRADECI TË HELIDON HALITIT (04.14.2015)
PARALAJMËRIMI NORDIK PËR RREZIKUN E MADH RUSNga PETRIT HALITI (04.13.2015)
70 vjet nga vrasja masive e rekrutëve nga KosovaMASAKRA E TIVARIT - FAJTORË ENVER HOXHA DHE FADIL HOXHAVrasja ishte hakmarrje kundër shqiptarëve (04.13.2015)
PSE U DOGJ SHTËPIA E XHAFER DEVËS? (04.13.2015)
FOTO TË JASHTËZAKONSHME NGA LAGUNA E KARAVASTASË  - PELIKANËT KTHEHEN NË FOLETË E TYRE Fotot i realizoi fotografi i AP, Hektor Pustina (04.13.2015)
ZGJOHU KOSOVË!Nga FLORIM ZEQA (04.13.2015)
KUSH FRENON BANDITIZMIN E "KOMANDANTËVE"?! Nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.13.2015)
DORËHEQJA SI AKTI MË MADHOR POLITIKVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.13.2015)
MUNDËSIA E TRETË E KËLCYRËSNga KUJTIM MATELI (04.12.2015)
ARIF MALOKU RRËFEN PËR THYERJEN E KUFIRIT SHQIPTARO-SHQIPTAR (04.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]