E Enjte, 11.14.2019, 10:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LETËR E HAPUR E ISH AMBASADORIT TË KOSOVËS DR ISLAM LAUKA PËR MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME DITMIR BUSHATI
E Mërkurë, 04.15.2015, 10:06am (GMT+1)


Tiranë, me 14.04.2015

Zoti Ministër,

Si shkas për t’ju drejtuar këtë letër shërbeu komunikimi që m`u bë, këto ditë, nga vartësit tuaj për largimin tim nga Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe pamundësia e një takimi me ju, me ç’rast do t`ua bëja të njohura disa probleme, me të cilat jam ndeshur në karrierën time diplomatike mbi 20-vjeçare në sistemin e MPJ-së.
Midis tyre, kisha menduar të ngrija shqetësimin e diplomatëve të karrierës për vendin e punës; nevojën e mbrojtjes së diplomatëve profesionistë nga ndërhyrjet arbitrare të politikës; ruajtjen e raporteve të drejta midis prurjeve të reja dhe punonjësve me përvojë e karrierë të gjatë diplomatike; rolin e diplomacisë në sendërtimin e bashkimit kombëtar shqiptar.

Miratimi nga Kuvendi i Shqipërisëi“Ligjit tëri për shërbimin e jashtëm”, me 19.03.2015, i cili, në thelb, përbën një goditje të rëndë për diplomacinë tonë në përgjithësi dhe, diplomatët e karrierës në veçanti, ishte një shtysë tjetër që më bëri,jo vetëm t`ju drejtohem me këtë letër, por edhe ta bëj atë publike.

Me poshtë, po ju paraqes problematikën e takimit tonë të munguar:

Së pari, shqetësim kryesor për diplomatët profesionistë ka qenëdhe mbetet pasiguria e përhershme për vendin e punës. Në rastin tim konkret, pas emërimit në MPJ më 1985, dy herë jam pushuar nga puna, një herë jam detyruar të jap dorëheqje dhe një herë tjetër, pa asnjë arsye,për një vit të tërë, është bllokuar kandidatura ime për ambasador. Nuk është i ndryshëm as fati i kolegëve të tjerë. Si rregull, sa herë që ndodh ndryshimi i pushtetit politik, apo edhe i titullarit të Ministrisë,brenda të njëjtit mandat parlamentar, institucioni ynë kthehet në “zonë krimi”. Gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe po kaq pas tyre, diplomatët presin me ankth, nëse do t`u ruhet vendi i punës në Ministri apo do të degdisen jashtësaj, si të padëshiruar dhe të pavlefshëm.

Vala e parë e spastrimit përfshin ata që nuk shfaqin ndonjë simpati për udhëheqësit e rinj dhe fillon, menjëherë, pas ndërrimit të pushteteve.Diplomatët e karrierës kalojnë në sitën e “ristrukturimit”, të “shkurtimit të organikës” (që në përfundim të mandatit rezulton të jetë shumë më e fryrë se në fillim të tij), të rregulloreve dhe ligjeve “të reja”.Për më të “rrezikshmit” hartohen dosje të paqena dhe trillohen akuza që kurrë nuk vërtetohen, por që realizojnë qëllimin e vënë – spastrimin e dikasterit nga të padëshiruarit.

Ata që i shpëtojnë valës së parë të spastrimit i nënshtrohen procesit të denigrimit, nëpërmjet emërimeve në postet më të ulëta, apo në sektorë jashtë profilit të tyre. Kush ka mundësi dhe vullnet, si rregull, jep dorëheqje.Ata që nuk e kanë as njërën, as tjetrën, shtrijnë qafën dhe kurrizin, duke gëlltitur në heshtje fyerjet dhe poshtërimet e pronarëve të rinj tëinstitucionit.

Megjithatë, ekziston një kontigjent i kufizuar diplomatësh të karrierës që,për ruajtjen e vendit të punës, paguajnë një haraç tepër të rëndë – heqjen dorë nga mendimi i pavarur profesional dhe kthimin në instrumentë të udhëheqjes politike të Ministrisë. Kjo specie butakësh dhe butajkash profesioniste, fabrikojnë informacione që i pëlqejnë shefit, duka ia paraqitur faktet në ngjyrat e porositura prej tij. Uriah Hipë të shekullit të 21-të, symbolë të dinjitetit të nëpërkëmbur profesional dhe integritetit të përdhosur intelektual, ata lëvizin nga një drejtori në tjetrën dhe nga një kryeqytet në tjetrin, të imunizuar nga çdo lloj ndryshimi politik. Kjo është arsyeja që në Ministrinë tonëtë Punëve të Jashtme, raca e diplomatëve të vërtetë të karrierës po kthehet në njëracë në zhdukje. “Ligji iri për shërbimin e jashtëm”, që ju zoti Ministër e mbështetët me shumëpasion por pa asnjë argument, në vend që të merrte në mbrojtje këtë soj të rrezikuar, e hedh atë në kthetrat e egra të politikës, duke legalizuar përjashtimin e diplomatëve profesionistë nga postet drejtuese dhe zëvendësimin e tyre me persona që nuk kanë asnjë lidhje me diplomacinë, por thjesht janë pjesë e klientelës që merr hisen e vet të përfitimit në mekanizmin e ri të shpërndarjes së të mirave materiale, të krijuar nga pushteti politik i radhës.

Zoti Ministër,

Unë jam përfshirë në sistemin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në gjysmën e dytë të viteve `80-të, të shekullit të kaluar. Ajo ka qenë një kohë shumë e vështirë për ne si diplomatë të rinj, por edhe kohë ëndërrash dhe shpresash. Në fundin e asaj periudhe, filloi proçesi i depolitizimit dhe departizimit të MPJ-së, që ne të rinjve të atëhershëm nuk kish si të mos na gëzonte.

Tridhjetë vjetë më vonë, tashmë i zbardhur nga thinjat, duke qenë në listë pritjeje për një vend pune, përjetova të kundërtën e atyre viteve të shpresës – politizimin e dikasterit të jashtëm. Me ligjin e ri, hiqet kuota prej 20% që kishte si qëllim kufizimin e emërimeve politike. Nuk është vështirë të parashikohet se çfarë pasojash do të sillte hyrja në fuqi e këtij ligji : protagonizmi hipertrofik i titullarëve të Ministrisë, i nxitur nga një erozion i papërmbajtur i vlerave kombtare që fshihet pas një fasade false të “vlerave” europiane, me gjasë, do të çonte në vdekjen e diplomatëve të karrierës, duke i zëvendësuar ata me komisarët e popullit për punët e jashtme. MPJ do të vazhdonte të mbetej “zonë krimi”, por këtë radhë, e mbrojtur me ligj.

Çështja e dytë që dëshiroj të trajtoj është ajo e nevojës së kuptimit të diplomacisë si instrument dhe si art.Është krejt i njohur roli i saj si instrument për zbatimin e politikës së jashtme në mbojtje të interesave shtetërore e kombëtare të vendit.Por shpesh harrohet që, në vetvete, diplomacia është art dhe duhet të vihet në jetë si e tillë.Në të kundërt, ajo dështon edhe si instrument. Mjeshtrit e të artit diplomacisë nuk lindin të gatshëm, por formohen në një proces të vështirë pune të gjatë e të mundimshme, me pasion dhe përkushtim të përhershëm. Është mirë që sillet gjak i ri, si kudo, edhe në diplomaci, duke kombinuar energjinë rinore me përvojën e më të moshuarve.Por neofitët e ofruar, kohët e fundit, në kabinet apo në sektorë të tjerë të diplomacisë, nuk japin ndonjë garanci për të qenë optimistë se do të ketë shtim të numrit të diplomatëve profesionistë. Diplomacia virtuale është e paaftë për të zgjidhur probleme madhore të politikës së jashtme, apo për të formuar diplomatë produktivë. Aq më tepër që rishtarët e rekrutuar nga ju, në masë të madhe, kërkojnë që, brenda një nate, të gdhihen milionerë dhe diplomatë me përvojë. Nëse dëshira e parë, në kushtet e mungesës së shtetit ligjor, edhe mund të realizohet, e dyta është thjesht utopi.

Së treti, dëshiroj që t’ju bëj të njohur mendimin dhe shqetësimin tim mbi rolin e diplomacisë sonë në sendërtimin e strategjisë së bashkimit kombëtar shqiptar.

Zoti Ministër,

Këto ditë, kam ndjekur me vëmendje deklaratat e Kryeminstrit Rama për bashkimin kombëtar, si dhe reagimet e miqve dhe aleatëve tanë strategjikë rreth tyre. Në gjykimin tim, me pavarësimin e Kosovës, çështjes kombëtare shqiptare, të lidhur nyje për mbi një shekull, i është gjetur filli i zgjidhjes. Si e tillë, ajo nuk ka nevojë për deklarata të “forta” politike, si ato të Kryeministrit, që kungjatin aleatët tanë strategjikë, apo më keq akoma, tundin para syve të BE-së gogolin e bashkimit kombëtar shqiptar, si alternativë apokaliptike ndaj “indiferencës” së Brukselit për integrimin europian të Shqipërisë. Deklarata të kësaj natyre nuk e afrojnë, por e largojnëbashkimin kombëtar të shqiptarëve.Ato janë shprehje e mungesës së një vizioni dhe politike të qartë dhe afatgjatë, që ngatërron hapat taktikë me qëllimet strategjike dhe anasjelltas.

Bashkimi kombëtar është një çështje e shenjtë që kërkon shumë përgjegjësi dhe që nuk duron retorikë boshe apo veprime aventurore.Parimisht, ajo është njëçështje e drejtë dhe e ligjshme, historikisht, e pashmangshme. Por zgjidhja e saj nuk mund të bëhet me goditje politike, me shantazhe të tipit “ose…ose”, as me djallëzi apo mistrecllëqe ballkanike, por me ndershmëri dhe punë filigrani diplomatike që mund të vihet nëjetë nga diplomatët atdhetarë të karrierës, të cilët duhet të sigurojnë bashkëpunimin, ose, të paktën, mirëkuptimin qoftë edhe në heshtje të aleatëve tanë strategjikë.

Duke përfunduar, zoti Ministër, më lejoni që t’ju sugjeroj që, si hap i parë për këndelljen e diplomacisë sonë, duhet të jetë rishqyrtimi i “Ligjit për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, gjë që, me të drejtë, u kërkua këto ditë, edhe nga Presidenti i Republikës. Të rikthehen patjetër kuotat ligjore që vendosin kufij të qartë për emërimet politike në diplomaci, si dhe të fiksohen dispozita të tilla ligjore që do të bënin të mundur kurimin e insuficiensës institucionale aktuale midis Qeverisë dhe Institucionit të Presidentit. Gjithashtu, sugjeroj të shtohen dispozita të reja ligjore për mbrojtjen dhe promovimin e kapaciteteve dhe vlerave më të mira të diplomacisë shqiptare, si pjesë e pasurisë sonë shtetërore dhe kombëtare, për dhënien e vendit që i takon diplomacisë dhe atyre që e kanë pranuar atë si profesion dhe mision jetësor. Jam i bindur se Ministria jonë e Punëve të Jashtme ka nevojë për shumë më tepër diplomaci dhe shumë më pak politikë.


Dr. Islam Lauka

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A KANË “IDEAL” KOMUNISTËT ?!Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa XI) (04.14.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - 5 AKUARELE NGA POGRADECI TË HELIDON HALITIT (04.14.2015)
PARALAJMËRIMI NORDIK PËR RREZIKUN E MADH RUSNga PETRIT HALITI (04.13.2015)
70 vjet nga vrasja masive e rekrutëve nga KosovaMASAKRA E TIVARIT - FAJTORË ENVER HOXHA DHE FADIL HOXHAVrasja ishte hakmarrje kundër shqiptarëve (04.13.2015)
PSE U DOGJ SHTËPIA E XHAFER DEVËS? (04.13.2015)
FOTO TË JASHTËZAKONSHME NGA LAGUNA E KARAVASTASË  - PELIKANËT KTHEHEN NË FOLETË E TYRE Fotot i realizoi fotografi i AP, Hektor Pustina (04.13.2015)
ZGJOHU KOSOVË!Nga FLORIM ZEQA (04.13.2015)
KUSH FRENON BANDITIZMIN E "KOMANDANTËVE"?! Nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.13.2015)
DORËHEQJA SI AKTI MË MADHOR POLITIKVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.13.2015)
MUNDËSIA E TRETË E KËLCYRËSNga KUJTIM MATELI (04.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]