E Enjte, 11.14.2019, 09:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VETERANOMANIA E PATRIOTIZMIT FOLKLORIK!
Nga FLORIM ZEQA

E Mërkurë, 04.15.2015, 10:11am (GMT+1)


Ashtu, sikurse të gjitha proceset në Kosovën e pasluftës, duke filluar nga shpërndarja e ndihmave humanitare, tenderëve, regjistrimet në fakultete, kontrabandimi i votës së lirë të qytetarëve, lidhja e koalicioneve paszgjedhore, ndarja e posteve ministrore dhe nënministrore,...edhe ndarja dhe përzgjedhja e veteranëve të luftës kaloi nëpër të njëjtat "filtra" !

Caktimi i listave të veteranëve të luftës çlirimtare sipas përkatësisë partiake, ideologjike dhe lidhjeve familjare e ka shëndrru këtë porces në një "Veteranomani" të vërtetë.
Lënja jashtë listave të veteranëve, komandantët dhe ushtarët më të spikatur, pjesmarrës në betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare,...përfshirja në lista e atyre që Kosovën e lëshuan të veshur me rroba grash dhe me buzëkuq të nuseve në fytyrë apo edhe të atyre që skanë qenë asnjëherë gjatë luftës në Kosovë , por që na u kthyen si "çlirimtar"!

Mosbërja transparente e kriteve për pranimin e statusit të veteranit të luftës nga ana e "komisioneve" për verifikim, ka lënë të hapur "shtekun" për manipulim dhe keqpërdorim "allashqiptarqe" të një procesi sa të ndjeshëm poaq të rëndësishëm për të ardhmën e vendit.

Loja e ndytë me ndjenjat e pastra të luftëtarëve trima të lirisë sonë, vënë në pikëpyetje të tërë procesin e verifikimit të vetranëve !

Po të mos ishte lufta e fundit, akoma njerëzit do të besonin në "fitoret" e mëdha gjatë historisë, për bëtejat e "lavdishme", heroizmin e "paparë" të Boro e Ramizit, për bashkim vllazërimin, realizmin socialist,etj.

Historianët atdhetar, pënat e ndritura të kombit që provuan të shkruajnë historinë e vërtetë të popullit të tyre, u anatemuan, u ndjekën dhe përndjekën nga regjimet pushtuese dhe ato antipopullore shqiptare, duke i zavëndësuar ata më vlera sllavo-turke e arabo-aziatike.

Tëndenca e vazhdueshme e shqiptarëve për marrjën e "bajrakut", ka bërë që shqiptarët të rrëshqasin shpesh nga interesi i përbashkët kombëtar në egon për pushtet dhe mirëqenje personale. Gjë e cila ka ndikuar në ngecjën (mbetjën mbrapa pas të tjerëve) dhe shpesh edhe humbjën e rrugës fare.

Lufta e fundit për çlirimin e Kosovës edhe njëherë i vëri në pahë dobësitë tona kombëtare! Vrapimi pas marrjës së bajrakut të çlirimtarit, grabitja apo përfitimi nga vlerat e të tjerëve, injorimi apo eliminimi i figurave markante të luftës dhe paqës!
E gjithë kjo u bë përmes lojës së shtrigave, duke inskenuar "tradhtarin" imagjinar dhe "heroin" inekzistent!

Injorimi i bëtejave të lavdishme (Koshare, Logjë,...etj) të drejtuara nga oficierët e karrierës dhe zavendësimi i tyre më figura të improvizuara të bëtejave të humbura, ka quar në tjetërsimin e vlerave të luftës çlirimtare!

Shpirtëligjtë e pushtuar nga egoja për pushtet e pasurim të paligjshëm rrënuan çdo gjë para vetës, çdo vlerë e pasuri kombëtare!

Pasurimi i paligjëshëm i një kaste politike filloj përmes "patriotizmit" folklorik, që nga rënja heroike e komandantit legjendar Adem Jashari me familjën e tij në fillim marsin e '98-së.

Ishin këngët patriotike, përmes të cilave "patriotët" ngacmuan ndjenjat e qindramijëra bashkatdhetarëve, të cilët dhanë gjithë çka patën për lirinë e Kosovës, sa të tjerë shkuan për të luftuar, lanë gjymtyrët e trupit, derdhën gjakun, dhanë më të shtrenjëtën-jetën e tyre.

Nga kjo gadishmëri e bashkatdhetarëve, përfituan disa nga "patriotët" e mbështjellur nën petkun e çlirimtarëve,...jo vetëm që nuk dhanë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit, përfituan nga tragjedia e popullit të tyre për t'u pasuruar mbi djersën e mërgimtarëve dhe gjakun e dëshmorëve.

Lufta ishte shkaku, ndërsa këngët patriotike motivi për zbrazjën e xhepave të mërgimtarëve, që rezultoi më mbushjën e xhepave të komandantëve dhe emisarëve politik të luftës.

Ardhja e pavarësisë së 17 shkurtit 2008 shënon një fillim të ri të pasurimit përmes "patriotizmit" folklorik për "ditën e pavarësisë".

Djegi e miliona eurove për një ditë të vetme, në kohën kur rrethë një milion qytetarë jetonin në varfëri, e mbi 16 % e tyre në varfëri të skajshme, tregoj "përkushtimin" dhe orjentimin e gabuar të klases politike për shtetin e Kosovës!

Për simbolet antikombëtare të dizajnuara në Bruksel dhe Beograd, u shpërblye "marigona" e flamurit dhe "kompozitori" i një hymni pa tekst dhe pa ndjenja më nga 10 mijë euro.

Së fundi ju erdhi radha edhe këngëtarëve të estradës "ushtarake", që pos shpërblimeve me dhjetëra mijëra euro, poste dhe privilegje të tjera,...të shpërblehen me statusin e veteranit, këngët e të cilëve u bënë "hymn" i të pasuruarëve nga aferat korruptive, keqpërdorimit të djersës së mërgimtarëve dhe gjakut të dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë.

Të mësuar me këngë e valle të "estradës ushtarake" gjatë luftës,...pas përfundimit të luftës, nuk na "dhezi pushka" për çlirimin e veriut të vendit edhe përkundër thirrjes së sinqertë të yllit të estradës sonë, të madhës Shkurte Fejza përmes këngës-kushtrim lirie; "Jo nuk ndahet Mitrovica",...ajo mbeti e ndarë tashmë 16 vite më parë, ngase në radhë të parë na mungoi vullneti ynë dhe mbështetja e ndërkombëtarëve në anën tjetër...!

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETËR E HAPUR E ISH AMBASADORIT TË KOSOVËS DR ISLAM LAUKA PËR MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME DITMIR BUSHATI (04.15.2015)
A KANË “IDEAL” KOMUNISTËT ?!Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa XI) (04.14.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - 5 AKUARELE NGA POGRADECI TË HELIDON HALITIT (04.14.2015)
PARALAJMËRIMI NORDIK PËR RREZIKUN E MADH RUSNga PETRIT HALITI (04.13.2015)
70 vjet nga vrasja masive e rekrutëve nga KosovaMASAKRA E TIVARIT - FAJTORË ENVER HOXHA DHE FADIL HOXHAVrasja ishte hakmarrje kundër shqiptarëve (04.13.2015)
PSE U DOGJ SHTËPIA E XHAFER DEVËS? (04.13.2015)
FOTO TË JASHTËZAKONSHME NGA LAGUNA E KARAVASTASË  - PELIKANËT KTHEHEN NË FOLETË E TYRE Fotot i realizoi fotografi i AP, Hektor Pustina (04.13.2015)
ZGJOHU KOSOVË!Nga FLORIM ZEQA (04.13.2015)
KUSH FRENON BANDITIZMIN E "KOMANDANTËVE"?! Nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.13.2015)
DORËHEQJA SI AKTI MË MADHOR POLITIKVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]