E Enjte, 11.14.2019, 10:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHKODRA PËRSIAT ARTIN NË TOTALITARIZËM
Nga ELTJANA SHKRELI

E Mërkurë, 04.22.2015, 04:31pm (GMT+1)



Arti pamor i realizmit socialist është shpalosur dje pasdite përpara një publiku të zgjedhur shkodran nga studiuesi i artit, Prof. As. Dr Gëzim Qëndro. Edhe vendi i zgjedhur nga organizata GO2 për mbajtjen e bisedës  Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës - nuk ishte i rastësishëm. Gjatë bisedës së titulluar "Përditësia si qëndresë" u fol pikërisht për mungesën e kësaj përditshmërie, për survejimin sistematik që u bëhej njerëzve, për presionin psikologjik që ushtrohej deri në kompleksim. Mungesa e intimitetit, mosqënia e vetvetes dhe frika ndaj sistemit reflektohej edhe në veprat e artit pamor, - tha Qendro, - qofshin këto tabllo, skulptura apo fotografi. Madje një fakt interesant ishte ideja e hedhur se në arkivat e ish-sigurimit të shtetit mund të gjenden me mijëra negativa që ruajnë momente të gjalla nga jeta e përditshme e njerëzve; kjo e fiksuar në fshehtësi, por që do të jetë një pasuri e çmuar kur të zbardhet.

Interesant ishte rasti i ekspozitës në skulpturë i hapur në fundin e viteve '90, me punime me material jo të kushtueshëm  ‘qeramikë’, e cila kishte në përmbajtjen e vet figurat e personazheve që dilnin kundra regjimit, si: bejlerin, pronarin e tokës, predikuesin, antikonformistin e kohës dhe që përpiqeshin t'i stigmatizonin. Në fakt ndodhte e kundërta, pasi plastika e tyre ishte konvertuar në një emocion shumë më dinamik e shprehës sesa ftohtësia që shprehnin veprat e zakonshme të realizimit socialist.

Biseda mbi artin pamor me studiuesin Qëndro ishte e para e një cikli bisedash rreth periudhës totalitare në Shqipëri, të cilat do të mbahen në Vendin e Dëshmisë dhe të Kujtesës, thënë ndryshe, ish-Dega e Punëve të Brendshme në qytetin "reaksionar" ndaj komunizmit, në Shkodër. Ky cikël do të zhvillohet gjatë sezonit të pranverës dhe vjeshtës. Çdo dy javë, organizata jofitmprurëse GO2 ka menduar të ftojë intelektualë shqiptarë dhe të huaj, të cilët do të trajtojnë tema që lidhen me të kaluarën totalitare gjatë gjysëm shekulli në vendin tonë, me qëllim ndërgjegjësimin ndaj asaj periudhe të jetës, e cila duhet dhe mund të konvertohet në vlerë, qoftë si vetëdije për brezat e rinj, e pse jo, edhe si turizëm i errët - një trend modern bashkëkohor.




ELTJANA SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEKORATAT E KRYEMINISTRAVE RAMA E THAÇI NË ULQIN NUK DUROJNË RECIPROCITETNga SKËNDERBEG KLAIQI, Freiburg-Gjermani (04.22.2015)
RIKTHIMI I FILOZOFISË RUGOVIANE - SHPËTIM PËR VENDINNga FLORIM ZEQA (04.22.2015)
'KODET E DYFISHTA' APO KODET AMORALE TË POLITIKËS DHE DIPLOMACISË RUSENga AGRON SHABANI (04.22.2015)
MBAS  SHTERGATËS...Nga FRITZ RADOVANI (04.22.2015)
ME PSEUDOPOLITIKANË DHE PSEUDOINTELEKTUALË NUK KA MUNDËSI QË KRIZA TË KAPËRCEHETVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.22.2015)
JA PSE RROK BERISHËS I DUHET DHËNË STATUSI I VETERANIT TË UÇK-së!Ushtar dhe Shef i Zyrës për Informim i Njësive Operative të UÇK-së-Brigada 131 “Adrian Krasniqi”, Baran i Ultë (Pejë).Nga FLORIM ZEQA (04.16.2015)
PROFESOR UKSHIN HOTI DO TË KËRKOHET NË BURGUN E DUBRAVËS (04.15.2015)
GÜNTER GRASS DHE KOMPASI I THYER I MORALIT SHQIPTAR...Nga ILIR SECI (04.15.2015)
UNIVERSUL - ZBULOHET NJË INTERVISTË QË SYRJA VLORA DHA TRI DITË PARA NGRITJES SË FLAMURIT NË VLORË (04.15.2015)
PËR PAK MË SHUMË...Nga ENTELA BINJAKU, Drejtore e Fondacionit “Harriet Martineau” (04.15.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]