E Premte, 12.06.2019, 03:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ULZA - KU MUND TË ZHVILLOHET TURIZMI GJITHËVJETOR

E Djelë, 05.03.2015, 06:51pm (GMT+1)

Turizmi malor është shumë pak i zhvilluar në Shqipëri. Megjithëse resurset janë të panumërta dhe mbresëlënëse, mungon infrastruktura, guidat apo njësitë e akomdomit, mungesa këto që largojnë turistët vendas dhe ata të huaj.

Thethi, Valbona, Liqenet e Lurës janë pikat më të bukura turistike të Shqipërisë së Veriut, por ka edhe disa zona të panjohura, që kanë nisur të vizitohen gjithnjë e më shumë vitet e fundit. E tillë është Ulza, një komunë e vogël e rrethit të Matit, por që karakterizohet nga një bukuri përrallore, e vendosur mes liqenesh e pyjesh të gjelbëruara.

Ulza njihet më tepër për nga hidrocentrali që është ngritur aty që në vitin 1957, por vlerat e saj turistike dhe natyrore kanë nisur të njihen shumë vonë. Megjithatë ashtu sikurse thotë një shprehje e vjetër; se kurrë nuk është vonë për t'ia filluar, edhe banorët e Ulzës në koordinim me pushtetin vendor po bëjnë përçapjet e para për ta promovuar turizmin e zonës së tyre, e pse jo për ta kthyer atë në një ndër destinacionet turistike me të vizitueshme të veriut të Shqipërisë.

Prej dy vitesh zona gëzon statusin e Parkut Natyror Rajonal, dhe është e mbrojtur nga shteti. Artan Mize, kryetar i Organizatës ‘Miqësia Ulëz’ thotë se Ulza ofron shumë mundësi për turizëm, ku mbizotërojnë kryesisht peisazhet panoramike.

Nuk ka fluks turistësh por vizitorët janë gjithnjë në rritje. Kryesisht Parku vizitohet në pranverë dhe në verë, dhe vitin e fundit kanë ardhur rreth 300 turistë të huaj dhe shqiptarë.

Në Ulzë mund të shëtitësh edhe me varka apo kanoe përgjatë lumenjve të zonës. Banorët brenda mundësive të tyre financiare kanë sajuar disa varka prej druri, me të cilat shëtitin turistët, kundrejt një pagese prej 4 mijë lekësh për një xhiro (30 euro) ndërsa varka mban deri në 6 persona.

Gratë e Ulzës shquhen jo vetëm për bukurinë e egër malsore, por edhe si amvise shumë të mira, me duar të arta, jo vetëm në gatim por edhe në qëndisma dhe punime të shumta artizanale që ato i ekspozojnë në panairet e pakta të zonës. Dava Gjoni nga Ulza na tregon disa nga punimet e saj, dhe vështirësitë që ka për ti shitur.

Peshkimi është shumë i zakonshëm në Liqenin e Ulzës, e për më tepër një punësim mjaft i mirë i peshkatarëve të zonës të cilët kapin deri në 15 kg peshk në ditë dhe e tregtojnë në restorante të ndryshme. Gjon Riza, kryetar i Organizatës së Peshkimit Ulzë; thotë se peshkimi është i mirëorganizuar në këtë zonë ku respektohen rigorozisht rregullat e gjuetisë./KosovaPress/

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PA FJALË - 9 FOTO TË BUKURA TË PRISHTINËS NGA QIELLI (05.03.2015)
KUJTESA E KOSOVËS NË DITËN BOTËRORE TË LIRISË SË SHTYPIT - VRASJET E PAZBARDHURA TË GAZETARËVE (05.03.2015)
SCULPFEST - 20 MIJË RRËFIME NË AKUJ MBULUAN KALLDRËMIN NË PRIZREN (05.03.2015)
LOJË E RREZIKSHMENga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarke-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (05.03.2015)
KOHË E PAMFJAFTUESHME DO TË ISHIN NJËQIND VJET...Nga RAMIZ LUSHAJ (05.03.2015)
SELIM ALIAJ - QYTETAR NDERI I KOMUNËS TROPOJË, ARSIMTARI E POETI I PAHARRUAR (05.03.2015)
KUR SHKRIHEN KËTA KRAHË TË KALBUN?!Nga FRITZ RADOVANI (05.01.2015)
Në përvjetorin e rënies:MIC SOKOLI, NË PIEDESTALIN E NDERIT DHE TË LAVDISË SHQIPTARE…Nga Prof. MURAT GECAJ (05.01.2015)
LAJMET PËR PASQYRIMIN E JETËS BUKUR SHUMË PO MARGJINALIZOHEN NGA MEDIATAnalizë nga SKËNDER MULLIQI (05.01.2015)
A MUND TA SHPËTOJMË KËTË KULLË?!...Nga ILIR SECI (05.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]