E Premte, 12.06.2019, 01:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Në hotelin 'Nora' u mbajt Kuvendi VIII zgjedhor i degës së LDK-së Klinë
KUVENDI I NDJENJAVE TË PËRZIERA!
Nga FLORIM ZEQA

E Hënë, 05.04.2015, 06:32am (GMT+1)


 

 


 

 

Ashtu siç është bërë rutinë e fillimit të aktiviteteve politike dhe kulturore të vendit tonë pas rishpalljes së Pavarësisë së Kosovës, edhe kuvendi i VIII-të zgjedhor i degës së LDK-së në Klinë filloi me intonimin e himnit pa tekst, për të vazhduar me vetëm një strofë të himnit të Republikës së Kosovës Kur ka ra kushtrimi në Kosovë!

Kuvendin e deklaroi të hapur kryetari i degës, zoti Fadil Gashi, i cili fillimisht përshëndeti delegatët pjesëmarrës, mysafirët nga kryesia qëndrore e LDK-së; zotin Haki Rugova, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Istog, zotin Kujtim Shala zv. kryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, pastaj mysafirët nga mërgata; zotin Hamëz Fejza nga Suedia dhe zotin Florim Zeqa nga Italia, (gazetar dhe publicist i pavarur).

Më pas u zgjodh kryesia e punës, për të vazhduar me propozimet për kyetar të degës, me ç’rast dolën dy propozime për kryetar; zoti Fadil Gashi (kryetar aktual) dhe zoti Ardian Haxhaj.

Pas tërheqjës së kandidaturës së zotit Ardian Haxhaj, me ngritjen e dorës së 99 delegatëve nga 100 sa ishin prezent në Kuvend (një votoi kundër) u aprovua kandidatura e zotit Fadil Gashi për kryetar. Mirëpo një veprim i tillë ishte i papranueshëm për një pjesë të delegatëve, të cilët kërkuan të shkohet në votim të fshehtë për (ri) zgjedhjen e kryetarit Fadil Gashi !

Pas përfundimit të procesit zgjedhor me votë të fshehtë, rezultati e vërtetojë  shpërputhjen nga votimi i hapur, me ç’rast për zotin Fadil Gashi votuan 86 delegatë, 11 votuan kundër dhe 2 delegat abstenuan në votim.

Mungesa e kundërkandidatit dhe diferenca e votave nga votimi i hapur në votim të fshehtë, tek një pjesë e delegatëve krijojë dyshimet e bazuara për ngulfatje të vullnetit të elektoratit gjatë procesit zgjedhor nëpër nëndegë dhe ngulfatje të demokracisë së mbrendshme mbrenda kësaj dege !

Kjo dhe mosprezenca e asnjë simboli të frymës rugoviane në Kuvend bëri që disa nga delegatët të shprehin hapur pakënaqësitë e tyre, siq ishte rasti me zotin Sejdi Hodaj që kërkoi sqarime nga kryetari i degës për mungesën e fotografive të Presidentit dhe liderit shpirtëror të LDK-së, hyjnorit Ibrahim Rugova dhe kryetarit historik të degës së LDK-së, Ismet Rracit si dhe mungesën e flamurit dardan, simbol i frymës rugoviane në LDK !

Në të njëjtin prizëm reagoj edhe zoti Isuf Rexhepaj, delegat nga Zabërgja, i cili kontestoi mënyrën e zgjedhjes së kryetarit pa kundërkandidat, duke e quajtur zgjedhje sipas diktatit dhe në kundërshtim me frymën rugoviane në LDK,...kjo po dëshmon hapur format e kushtëzimeve dhe shantazheve me votën e lirë të antarsisë nga ana e kryeministrit dhe liderit aktual të LDK-së,...kjo nuk është LDK-ja rugoviane përfundoi zoti Rexhepaj.

Një qasje antidemokratike e punimeve të Kuvendit të VIII-të të kësaj dege vazhdoi edhe me propozimet për antar të kryesisë dhe për delegat në kuvendin qendror zgjedhor. Këtë e dëshmon lënja e hapsirës për vetëm 6-të propozime për kryesinë e degës nga delegatët kundrejt 19-të propozuara nga kryesia e degës, si dhe të 4 propozimeve për delegat nga kuvendi kundrejt 8-të propozimeve nga kryesia !

Mostransparenca në numrimin e votave shkaktoi pakënaqësi të theksuara tek një pjesë e konsiderueshme e delegatëve të kuvendit, e cila rezultoi me dorëheqjen e një kryetari të një nëdege dhe paralajmrimeve të tjera për largim nga strukturat drejtuese të nëndegëve tjera të LDK-së.

Mosvënja e fotos së Presidentit historik dhe simboleve dardane në vazhdimësi në  aktivitetet zgjedhore të degës së LDK-së në Klinë, vënë në mëdyshje të ardhmën e frymës rugoviane në këtë degë,...elektoratit i mbetët të shpresojë në ndryshimet pozitive në Kuvendin Qendror Zgjedhor të LDK-së, në të kundërtën ditë të vështira e presin frymën rugoviane në degën e LDK-së në Klinë.

Në përfundim të kuvendit u shpallën rezultatet e votimit të fshehtë për antar të kryesisë dhe për delegat të kuvendit qendror zgjedhor. Antarë të kryesisë së degës së LDK-së u zgjedhën; Ahmet Krasniqi, Mirjeta Kalludra, Besim Hoti, Prenk Gjetaj, Aziz Desku, Filloreta Berisha, Arben Limani, Zenun Zeqa, Raze Bashota, Pren Zefi, Rifat Morina, Xajë Raci, Refki Krasniqi, Petrit deda, Augustin Selmani, Xhemaijl Manaj, Dulaman Gashi dhe Naim Berisha.


Ndërsa për delegat në kuvendin qendror të LDK-së u zgjedhën; Fadil Gashi, Besim Hoti, Arsim Berisha, Alban Raci, Arben Limani, Vezire Elshani, Zenun Zeqa dhe Isuf Berisha.



FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në 70 vjetorin e përmbysjes së Shqipnisë...PERSEKUCIONI DHE PERSEKUTORËTNga FRITZ RADOVANI (Pjesa XIV) (05.04.2015)
NJË PRIRJE NË RRITJE - KËNGA E RE PËR SHQIPËRINË ETNIKE (05.03.2015)
ULZA - KU MUND TË ZHVILLOHET TURIZMI GJITHËVJETOR (05.03.2015)
PA FJALË - 9 FOTO TË BUKURA TË PRISHTINËS NGA QIELLI (05.03.2015)
KUJTESA E KOSOVËS NË DITËN BOTËRORE TË LIRISË SË SHTYPIT - VRASJET E PAZBARDHURA TË GAZETARËVE (05.03.2015)
SCULPFEST - 20 MIJË RRËFIME NË AKUJ MBULUAN KALLDRËMIN NË PRIZREN (05.03.2015)
LOJË E RREZIKSHMENga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarke-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (05.03.2015)
KOHË E PAMFJAFTUESHME DO TË ISHIN NJËQIND VJET...Nga RAMIZ LUSHAJ (05.03.2015)
SELIM ALIAJ - QYTETAR NDERI I KOMUNËS TROPOJË, ARSIMTARI E POETI I PAHARRUAR (05.03.2015)
KUR SHKRIHEN KËTA KRAHË TË KALBUN?!Nga FRITZ RADOVANI (05.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]