E Premte, 03.29.2024, 09:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MAFIA EKONOMIKE KAP DIASPORËN
Nga ESAT HUSAJ, Zëri

E Martë, 05.05.2015, 09:13am (GMT+1)


Ndonëse është bërë mund i madh nga afaristët shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Diasporës në krye me drejtorin e Departamentit për Investime të Diasporës, Naim Deduashaj, për të krijuar për herë të parë diçka të rëndësishme jo vetëm për diasporën, por edhe për vendlindjen, themelimin dhe rrjetëzimin e unioneve të afaristëve shqiptarë në Gjermani e që ende pa u funksionalizuar mirë, falë kryetarit, Ejup Berisha, dhe dy anëtarëve tjerë të Kryesisë, Vlaznim Kelmendi e Gani Nuha, ky Union ngjason të jetë bërë pjesë e mafies ekonomike të Kosovës.

Për ta argumentuar këtë mjafton t'i bëjmë një vështrim kongresit të parë

të këtij Unioni, siç u quajt tubimi i datës 25 prill, që u mbajt në hotelin "Dortin" të Kölnit, ku morën pjesë përfaqësues të mbi 150 sipërmarrjeve që udhëhiqen nga bashkatdhetarët tanë që veprojnë në Gjermani.

Për ta treguar fytyrën e vërtetë mashtruese të mafies ekonomike që e ka lodhur Kosovën, treshja udhëheqëse e Unionit, ngjason të jetë urdhëruar nga Blerim Devolli e Samir Krasniqi. I pari pronar i një pjese të kompanisë "Devolli", ndërsa i dyti kryetar i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, që anëtarëve të Unionit afarist t'ju hidhet pluhur syve  dhe t'i tubojnë në numër sa më shumë e trilluan rrenën apo më mirë mashtrimin se në kongres do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, pastaj ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ministrat e Ekonomisë Blerand Stavileci e Arben Ahmetej, dhe ministri i Diasporës, Valon Murati.

Image

E me pompozitet ishte proklamuar se në ketë takim përveç kryetarit të Kölnit pjesëmarrës do të jetë edhe ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier.

Ndërsa për ta përcjellë punën e këtij kongresi të rëndësishëm pjesëmarrjen e tyre, sipas organizatorëve të kongresit, e kishin paralajmëruar televizione të rëndësishme gjermane dhe Televizioni Publik i Kosovës, të cilët përveç raporteve speciale në lajmet qendrore do të transmetonin drejtpërsëdrejti këtë eveniment dhe do ta përsëritnin edhe dy-tri herë gjatë ditëve në vijim.

Për të qenë pjesëmarrës i këtij kongresi joanëtarëve të Unionit, organizatorët fillimisht ju kishin kërkuar që për drekë të paguanin nga 300 euro, ndërsa anëtarëve të Unionit nga 500 e 1000 euro për reklamimin e firmave te tyre në panot kryesore të kongresit.

Dhe, siç është zakon, aty ku premtohet shumë njeriu gjen pak. Kjo u vërtetua edhe kësaj radhe. Përveç kryetarit të qytetit të Kölnit, ministrit të Ekonomisë, si dhe ministrit të Diasporës, asnjë nga të apostrofuarit tjerë nuk ishin pjesëmarrës të këtij kongresi. Nuk kishte as televizione gjermane, as transmetim të drejtpërdrejtë nga RTK-ja.

Nuk kishte ekip televiziv as nga shtëpia mediatike e kompanisë "Devolli", me gjithë pjesëmarrjen e Boss-it të saj Blerim Devolli.(nuk e dija se ishte ai deri në fillimin e shkrimit të këtij teksti)

Ndërsa agjencia e lajmeve "Kosovapress" me gjithë prezencën e dy gazetarëve e një drejtoreshe dhe një mikrofoni jofunksional, që e kishin vendosur sa për t'u reklamuar, nuk e bëri atë të cilën e kishin proklamuar organizatorët e kongresit, transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përgatitjen e kronikave të gjëra televizive. Së paku jo në ditën e mbajtjes së kongresit.

Përveç fjalimit të kryetarit të Kölnit dhe ministrit të Diasporës, Valon Murati, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për të përkrahur funksionalizimin e këtij Unioni, krejt çka u tha tjetër në këtë kongres ishte një retorikë e përsëritur e premtimeve që i bëhet diasporës tani e 16 vjet me radhë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Image

Por për të arsyetuar të gjithë atë që u premtua dhe nuk u bë, kryetari i Unionit, Ejup Berisha, e prezantoi shoun e radhës, duke premtuar se ky Union gjatë vitit të ardhshëm do të punësojë 10.000 qytetarë të Kosovës në Gjermani.

Ndërsa Samir Krasniqi, kryetar i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, premtoi pajisjen me viza të 10.000 studentëve, të cilët dëshirojnë të studiojnë në Gjermani.

I gjithë ky shou është realizuar duke i keqpërdorur fondet e Qeverisë finlandeze të dedikuara për përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Si rezultat i kësaj kauze - kongresi i bie që kompania "Devolli" dëshiron që të

gjitha investimet eventuale të diasporës të kalojnë përmes saj. Televizioni Publik arriti të nënshkruajë marrëveshje me Unionin për reklamimin e produkteve të firmave të bashkatdhetarëve. Ndërsa agjencia e lajmeve "Kosovapress" gjithashtu përfiton nga

marrëveshja me Unionin për të përvetësuar materialisht me rastin e përcjelljes së ndonjë aktiviteti të Unionit në Gjermani. Kompania "Devolli" pjesërisht vetë, pjesërisht përmes kryetarit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Samir Krasniqi, e Vyrtytit, avokatit të saj, duke kërcënuar dëshmoi tendencat e saja që të kontrollojë gjithçka, qoftë edhe në diasporë duke përfshirë këtu edhe mediet. Këtë e dëshmuan duke e nënçmuar dhe kërcënuar fizikisht autorin e këtij shkrimi pse e kishte intervistuar njërin nga afaristët më të suksesshëm të diasporës sonë në Evropë, pronarin e kompanisë "Eurokoha". Sipas

tyre intervistën ne duhej ta kishim bërë me Samir Krasniqin e jo me të, duke shtuar se mund të kishim përfituar favore të njëjta çfarë mund të na ketë bërë ndonjëherë kompania "Eurokoha", madje na ofruan edhe më shumë. E gjithë kjo ndodhi në prezencën e disa kolegëve gazetarë. Në raste të tilla jo vetëm që duhej të reagonin, ata as që tentuan të reagojnë, ngase dukej që kishin përfituar diçka më herët nga ky grup dhe heshtën.

- Përderisa unë e bëja gati këtë artikull për gazetë, të martën, në lajmet qendrore të RTK-së mësova se në Prishtinë për vizitë zyrtare kishte qenë ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier. Kjo po i bie se dikush nga këto struktura ka pasur njohuri se ministri gjerman do ta vizitojë Kosovën dhe ka manipuluar me vendin e takimit të tij me kryeministrin Mustafa. Ndërsa, në anën tjetër kryeministri i Kosovës duket se ishte informuar nga mediet për shifrat e përmendura në kongresin e Unionit për punësim dhe studime të kosovarëve në Gjermani dhe këto ia kishte parashtruar si kërkesa ministrit të Jashtëm gjerman. Siç u pa zotëri Steinmeier nuk i refuzoi kërkesat e kryeministrit Mustafa, por tha se gjatë muajve në vazhdim do t'i shqyrtojnë ato, sidomos atë për studime të kosovarëve në Gjermani.

Duke u nisur nga fakti se edhe deri më tani ka pasur mundësi që të rinjtë kosovarë të studiojnë në Gjermani, numri i atyre që në të ardhmen dëshirojnë të studiojnë në këtë shtet mund edhe të rritet.

Image

- Në një konferencë ekonomike të organizuar para 3-4 vjetëve në Berlin, ku në mesin e shumë delegacioneve qeveritare nga shtetet e Evropës Juglindore ishte edhe një delegacion nga Kosova i kryesuar nga ish-zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, një ministër bullgar në ekspozenë e tij ndër të tjera tha se ky shtet ka rreth 5.000 të rinj që studiojnë në Gjermani. Me gjithë faktin se Bullgaria është anëtare e Unionit Evropian kjo shifër për shumë pjesëmarrës të kësaj konference ishte marramendëse. Ndërsa, të flitet për dërgimin e 10.000 të rinjve nga Kosova për të studiuar në Gjermani është shou i llojit të vet. Ndërsa sa i përket punësimit të kosovarëve në Gjermani, ministri i Jashtëm

gjerman la të kuptojë se nuk ka asgjë nga kjo kërkesë. Por edhe sikur të jetë e mundur, e që sipas projektit të Unionit duhen kryesisht të punësohen në kuadër të firmave të bashkatdhetarëve anëtarë të Unionit e që deri më tani janë vetëm 150, mendoj se edhe vetë zotëri Berisha & Co e dinë se 150 ndërmarrje të bashkatdhetarëve nuk kanë kapacitet të punësojnë 10.000 punëtorë nga Kosova.

- Në kohën kur Qeveria e kaluar e Kosovës e pati privatizuar telefoninë mobile "Vala", për vizitë zyrtare në Gjermani ndodhej ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Në prag të konferencës për shtyp me homologun gjerman Westerwelle, Hoxhaj i tha atij se një firmë gjermane e ka privatizuar telefoninë mobile "Vala". Ish-ministri i Jashtëm gjerman nuk kishte pasur njohuri për këtë, por ky detal i shërbeu atij si një adut i mirë për të folur para gazetarëve për marrëdhënie të mira në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, por dhe për një klimë të mirë të krijuar për të investuar në Kosovë.

Duke u nisur nga fakti se kush qëndronte mbrapa privatizimit të atëhershëm të "Valës", e që gjithashtu qëndron edhe mbrapa këtyre projekteve, mendoj se edhe këto projekte të Unionit do ta kenë fatin e privatizimit të Telekomit të Kosovës. Për të mos krijuar opinion se gjithçka që u tha është pesimiste dhe jo e realizueshme më duhet të përmendi një detal që ka të bëjë me mundësinë e shkollimit të të rinjve kosovarë në Gjermani e që pala gjermane qysh para 5-6 vjetësh ka shfaqur gatishmërinë për të ndihmuar në këtë drejtim. Në kohën kur në krye të Ministrisë së Bujqësisë ishte kryetari i tanishëm i Rahovecit, Idriz Vehapi, nëse më kujtohet saktësisht në vitin 2009, së bashku me ish-ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita, vizituan panairin më të madh të bujqësisë në botë, Grüne Woche, e që organizohet çdo vit në Berlin.

Me këtë rast sekretari shtetëror i Ministrisë së atëhershme gjermane shtroi një drekë pune për nder të ministrit Vehapi.

Gjatë drekës ministri i Bujqësisë ndër të tjera kërkoi nga sekretari shtetëror gjerman që ta përkrahë bujqësinë kosovare. Siç është dëshmuar edhe deri më tani Gjermania asnjëherë nuk ka hezituar ta ndihmojë Kosovën, edhe me këtë rast sekretari shtetëror gjerman u shpreh i gatshëm për të ndihmuar në këtë drejtim. Por ai ishte i prerë se shteti gjerman nuk është i gatshëm të japë para siç kishte bërë më herët. Me këtë rast shprehu gatishmërinë që të organizojnë seminare të ndryshme për t'i aftësuar fermerët kosovarë. Gjithashtu tha se mund të organizojnë sjelljen në Gjermani të disa qindra nxënësve për t'u shkolluar dhe për t'u aftësuar nëpër shkolla profesionale bujqësore. Njëkohësisht u shpreh i gatshëm që në kuadër të këtyre projekteve të organizojnë edhe sjelljen e disa qindra fermerëve për aftësim disamujor nëpër ferma të ndryshme gjermane.

Por që nga ajo kohë e deri më tani besoj se askush nuk është marrë me këtë çështje.

Prandaj me sa u vërejt dhe u tha nga shumë bashkatdhetarë pjesëmarrës të këtij kongresi, ka shumë arsye pse nuk kanë vullnet të mirë për ta investuar kapitalin e tyre në Kosovë. Arsyet kryesore, sipas tyre, janë strukturat e pandërgjegjshme e kriminale që ishin pjesë edhe e këtij kongresi. Sipas tyre, këta janë përgjegjësit kryesorë që sot në Kosovë është krijuar një klimë e pavolitshme për t'i joshur investitorët e jashtëm për të investuar në Kosovë. Këtë e tha edhe në vizitën e fundit ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier.

Duke e përfunduar, mendoj se sukseset e afaristëve tanë në diasporë, sado të vegjël apo të mëdhenj të jenë ata, janë krijuar në baza të shëndosha falë sjelljes korrekte me partnerë dhe punëdhënës gjermanë. Besoj se nuk do të lejojnë ata që për interesa të tjerëve të humbin prestigjin që kanë krijuar këtu në Gjermani.

Prandaj këtij Unioni, të cilit qysh tani ka filluar t'i vijë era në Kokë, i duhet një Kryesi e re e cila do të jetë në gjendje të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës e sidomos me Ministrinë e Diasporës që së bashku ta çojnë përpara projektin e paraparë për funksionalizimin e rrjetit të biznesit në diasporë, deri në krijimin e një komuniteti të fortë, të organizuar mirë, me njerëz profesionalë, në baza të shëndosha dhe institucionale. Në të kundërtën çdo gjë do të dështojë.

 

ESAT HUSAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISA MUSTAFA DHE BUJAR BUKOSHI PAGUAN 40 MILIONË EURO PËR RRËZIMIN E IBRAHIM RUGOVËS (05.05.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - DY PEIZAZHE DHE NJË AUTOPORTRET NË AKUAREL NGA HELIDON HALITI (05.04.2015)
SHKRIMTARJA AMERIKANE DHE MALËSORA 'REBELE' SHQIPTARE QË FRYMËZOI VEPRËN 'ZBULIMI I LIRISË' (05.04.2015)
FOTO E DITËS - KËNGA HAZIRI, VAJZA MË E BUKUR E POLITIKANËVE SHQIPTARË (05.04.2015)
LUGINA E PRESHEVËS TEJET E DISKRIMINUAR - FAJIN E KANË EDHE POLITIKANËT E SAJ (05.04.2015)
Në hotelin 'Nora' u mbajt Kuvendi VIII zgjedhor i degës së LDK-së KlinëKUVENDI I NDJENJAVE TË PËRZIERA!Nga FLORIM ZEQA (05.04.2015)
Në 70 vjetorin e përmbysjes së Shqipnisë...PERSEKUCIONI DHE PERSEKUTORËTNga FRITZ RADOVANI (Pjesa XIV) (05.04.2015)
NJË PRIRJE NË RRITJE - KËNGA E RE PËR SHQIPËRINË ETNIKE (05.03.2015)
ULZA - KU MUND TË ZHVILLOHET TURIZMI GJITHËVJETOR (05.03.2015)
PA FJALË - 9 FOTO TË BUKURA TË PRISHTINËS NGA QIELLI (05.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]