E Mërkurë, 11.13.2019, 09:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KOSOVË - OPOZITA MES KUVENDIT DHE RRUGËS

E Martë, 05.05.2015, 06:35pm (GMT+1)



Shqyrtimi i peticionit të rreth 35 mijë qytetarëve kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike nga ana e Kuvendit të Kosovës, pritet të kthejë opozitën në seancat e rregullta plenare.

Ndërkohë që kërkesat tjera të opozitarëve mbeten ende në fuqi.

Kombinimi i aktiviteteve politike brenda institucioneve dhe protestave në rrugë, janë potencuar nga deputetët opozitarë si një domosdoshmëri për të rritur presionin mbi qeverinë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda ka thënë për Radion Evropa e Lirë se braktisja e seancës së fundit kur nuk ishte vënë në rend dite peticioni kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, ishte refleksion i opozitës për shkak se po injoroheshin kërkesat e 35 mijë qytetarëve.

Por, ai thotë se Vetëvendosje do të vazhdojë me punën në institucione, duke mos e lënë anash as protestën si një mjet demokratik.

"Ne marrim pjesë edhe në punimet e Kuvendit të Kosovës, por edhe në kohën kur ka arrogancë nga ana e pushtetit, kur nuk dëgjohen kërkesat legjitime qoftë të opozitës apo të qytetarëve të Kosovës ne e përdorim protestën si mjet demokratik për avancim të kërkesave të qytetarëve", ka deklaruar Deda.

Shqyrtimi i peticionit për çmimin e energjisë elektrike, nuk përmbushë edhe kërkesat e opozitës në lidhje me gjendjen në këtë fushë.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kërkesa e AAK-së dhe opozitës i referohen Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me synimin që të ulet çmimi, por edhe të shkarkohet bordi i kësaj Zyre.

"Konsiderojmë që tarifat e energjisë janë jashtëzakonisht të larta kur dihet që Kosova posedon skajshëm mjaftueshëm burime të energjisë elektrike. Do të thotë kërkesa jonë është që të shkarkohet bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe të ulen çmimet. Të gjitha format ligjore që lejohen një shteti normal do të përdoren derisa kjo të ndodhë", ka theksuar Haradinaj.

Në protestën e fundit, tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma, kanë adresuar kërkesa edhe në lidhje me transmetuesin publik, pastaj kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, kanë kundërshtuar krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe e kërkesa tjera.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj thotë se kërkesat mbeten në fuqi dhe do të përdoren të gjitha mjetet demokratike e ligjore për t'i përmbushur.

"Në rast se mbetet rruga opsioni i vetëm, atëherë jemi të detyruar që në rrugë, në forma të protestave paqësore, t'u japim mesazh institucioneve të Kosovës se nuk mund të vazhdohet më tutje kështu", ka deklaruar Haradinaj.

Formimi i koalicionit qeverisës nga dy partitë më të mëdha politike në Kosovë, të mbështetura edhe nga shumica e deputetëve nga radhët e komuniteteve pakicë, vlerësohet se i ka lënë fare pak hapësirë opozitës që të ketë një zë më të fuqishëm në Kuvend.

Kështu që kjo gjendje besohet se e ka shtyrë atë në kombinimin e aktiviteteve në institucione dhe në rrugë.

Kuvendi i Kosovës pritet që të vazhdojë seancat e rregullta nga e 6 maji, kur pritet të shihet nëse shumica në Kuvend do t'i përfillë kërkesat e opozitës, fillimisht në lidhje me çmimin e energjisë elektrike dhe bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SULEJMAN REXHEPI DËNON INCIDENTET NË BASHKËSINË ISLAME TË MAQEDONISË Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dënoi incidentet e së hënës në këtëbashkësi (05.05.2015)
KADRI VESELI - ENDE NUK DIHET KUR DO TA MIRATOJMË GJYKATËN SPECIALE (05.05.2015)
MARRËDHËNIET TURKO-SHQIPTARE NË KOHËN E MUSTAFA QEMAL ATATURKUT (05.05.2015)
MAFIA EKONOMIKE KAP DIASPORËNNga ESAT HUSAJ, Zëri (05.05.2015)
ISA MUSTAFA DHE BUJAR BUKOSHI PAGUAN 40 MILIONË EURO PËR RRËZIMIN E IBRAHIM RUGOVËS (05.05.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - DY PEIZAZHE DHE NJË AUTOPORTRET NË AKUAREL NGA HELIDON HALITI (05.04.2015)
SHKRIMTARJA AMERIKANE DHE MALËSORA 'REBELE' SHQIPTARE QË FRYMËZOI VEPRËN 'ZBULIMI I LIRISË' (05.04.2015)
FOTO E DITËS - KËNGA HAZIRI, VAJZA MË E BUKUR E POLITIKANËVE SHQIPTARË (05.04.2015)
LUGINA E PRESHEVËS TEJET E DISKRIMINUAR - FAJIN E KANË EDHE POLITIKANËT E SAJ (05.04.2015)
Në hotelin 'Nora' u mbajt Kuvendi VIII zgjedhor i degës së LDK-së KlinëKUVENDI I NDJENJAVE TË PËRZIERA!Nga FLORIM ZEQA (05.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]