E Shtunë, 07.20.2019, 03:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ARBNORA DUSHI - RRËFIME NGA HISTORIA E FAMILJEVE SHQIPTARE QË I NDAU 40 E SA VJET KUFIRI SHTETËROR

E Mërkurë, 05.06.2015, 09:11am (GMT+1)


VOAL - SHKODËR - Historitë origjinale të marrëdhënieve njerëzore të familjeve që kanë jetuar përgjatë gati 40 viteve të ndarë nga kufiri ideologjik mes Shqipërisë dhe Kosovës nën ish-Jugosllavi, janë një parajsë studimesh për antropologët dhe sociologët. E ndërsa në Shqipëri ende nuk kemi të prezantuar një tendencë të thellimit të studimeve mbi këto marrëdhënie, shembulli vjen nga Kosova. Kjo qasje e sjellë pranë publikut shkodran, ndër metodat e reja të hulumtimeve që bëhen sot në botë njihet me emrin histori gojore dhe përfaqëson përjetimin e folur të historisë, por që më tepër afron me folklorin.

Studiuesja Arbnora Dushi nga Instituti Albanologjik i Prishtinës ka rrëfyer në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër, historitë gojore të familjes së saj: gjyshes, nënës e sigurisht të vetin, një dëshmi ndërbreznore mbushur me përjetime traumash të shkaktuara nga ideologjia e ndarjes së kufirit. Emocionet e përcjella tek të pranishmit në sallë shkaktuan përlotje, habi e hera-herës çudi rreth atij realiteti i cili i kishte ndarë për së gjalli njerëzit për afro 50 vjet. Ai kufi kishte krijuar dy realitete të ndryshme: ai këndej dhe ai andej, ‘ne’ dhe ‘ata’, Gjakova dhe Kukësi, Shqipnia dhe Kosova. Vetëm fakti sesi e tërë familja këndej dhe andej kufirit angazhohej për t’u bërë pjesë e një takimi absurd në kufi, të trondiste. Visheshim bukur dhe pas shumë tentativash për të marrë leje në polici (që më së shumti vinin negative) shkonim në pikën kufitare të Morinës për t’u njohur fizikisht me njëri-tjetrin. Rrinim përballë më shumë se 100 m larg e mes nesh qëndronin ushtarët të armatosur,-rrëfente studiuesja,- thjesht rreshtoheshim dhe nuk kishim të drejtë as të ngrinim duart.

Në ngjashmëri me rastin personal znj. Dushi paraqiti edhe disa raste të tjera intervistash gojore të cilat transmetonin botën e brendshme shpirtërore, formimin, imagjinatën dhe botëkuptimet personale të gjithsecilit me intriga dramatike përbrenda. Dy realitete që sa larg, sa afër lidheshin vetëm përmes fijesh shpirtërore njerëzore, të përkthyera këto në letra poste, telegrame, fotografi familjare që u dërgoheshin njëri-tjetrit këndej dhe matanë kufirit, kaseta me zërin e dokumentuar, relike simbolike dhe ajo që i përmblidhte gjithçka ishte kujtesa e tyre kolektive. Brenda saj ruhej çdo emocion njerëzor, brenda saj ruheshin lidhjet shpirtërore të familjes së ndarë, brenda saj ruhej identiteti i tyre i nëpërkëmbur. Kufiri ishte veçse një vijë njëdimesionale në dukje, por një hapësirë shumëdimensionale në emocione.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
18 VJETORI I RËNIES HEROIKE TË LUAN HARADINAJT (05.06.2015)
FEDERATA PANSHQIPTARE VATRA MBAN KUVENDIN ZGJEDHOR - GJON BUÇAJ RIZGJIDHET KRYETAR (05.06.2015)
SOT BËHEN 16 VJET NGA VRASJA E FEHMI AGANIT (05.06.2015)
SOT PARA SYVE TË MI MË DOLI BUZËQESHJA KARAKTERISTIKE E PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA Po pra, sot Shtetet e Bashkuara na dhanë dhuaratën definitive, Kosova shkurt e trup pjesë e pandashme e SHBANga XHEVAT REXHAJ (05.05.2015)
KOSOVË - OPOZITA MES KUVENDIT DHE RRUGËS (05.05.2015)
SULEJMAN REXHEPI DËNON INCIDENTET NË BASHKËSINË ISLAME TË MAQEDONISË Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dënoi incidentet e së hënës në këtëbashkësi (05.05.2015)
KADRI VESELI - ENDE NUK DIHET KUR DO TA MIRATOJMË GJYKATËN SPECIALE (05.05.2015)
MARRËDHËNIET TURKO-SHQIPTARE NË KOHËN E MUSTAFA QEMAL ATATURKUT (05.05.2015)
MAFIA EKONOMIKE KAP DIASPORËNNga ESAT HUSAJ, Zëri (05.05.2015)
ISA MUSTAFA DHE BUJAR BUKOSHI PAGUAN 40 MILIONË EURO PËR RRËZIMIN E IBRAHIM RUGOVËS (05.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]