E Hënë, 07.22.2019, 12:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Washington Post - KOSOVARËT MYSLIMANË I ZBULOJNË RRËNJËT E TYRE TË HARRUARA KATOLIKE

E Premte, 05.08.2015, 06:42am (GMT+1)



Në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ekziston një kishë e vjetër, njëra nga dëshmitë për rrënjët katolike të shqiptarëve, por çelësat e kësaj kishe i mbajnë serbët

Prestigjiozja amerikane, “The Washington Post” ka hulumtuar rrënjët fetare të shqiptarëve të Kosovës. Nga hulumtimi del se rrënjët e hershme të myslimanëve kosovarë i përkasin besimit katoliko­-roman. Në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ekziston një kishë e vjetër, më shumë se njëmijëvjeçare, e cila është njëra nga dëshmitë për rrënjët katolike të shqiptarëve. Çelësat e kësaj kishe i mbajnë serbët, të cilët thonë se u përket atyre, mirëpo banorët atje thonë se kjo kishë u përket shqiptarëve dhe ka qenë e tyre deri në konvertimin e fshatit në Islam.

Një banor i këtij fshati,  Don Albert Jakaj, 36 vjeç, i cili njëkohësisht është edhe prift ka thënë se beson që i gjithë Ballkani ka qenë me besim katolik dhe sipas tij, janë pikërisht objekte të tilla fetare, si kjo kishë në Gjonaj që e dëshmojnë përkatësinë fetare të shqiptarëve dhe ballkanasve në kohën e dominimit dymijëvjeçar të Perandorisë Romake. Pasi Kosova u vendos nën regjimin otoman, nga pjesa e parë e shekullit 15 e deri në vitin 1912, pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës u konvertuan në Islam. Mirëpo, përkundër asaj që pjesa më e madhe e rajonit të Brodit tashmë janë myslimanë, shumica e banorëve të këtij rajoni e përkrahin këtë hulumtim dhe kanë shprehur interesim për zbulimin e rrënjëve të tyre pothuajse të harruara.



Don Albert Jakaj 

“Kjo është historia e kombit tonë,­ ka thënë Ademi, ­paraardhësit tanë kanë qenë katolikë dhe këta janë hapat tanë të parë për zbulimin e rrënjëve tona”, ka shtuar ai. Zyrtarisht 90% e popullatës së Kosovës i takon besimit islam, ndërsa vetëm 3% e tyre atij katolik. Mirëpo, ndryshe nga këto të dhëna, prifti katolik Dodë Gjergji mendon se këto shifra fshehin afinitetin e vërtetë shpirtëror të kosovarëve. Sipas Gjergjit, vetëm 10% e popullatës kosovare e praktikojnë besimin mysliman, ndërsa pjesa tjetër janë sekularë. “Besimi islam nuk është diçka që shqiptarët e kanë marrë vullnetarisht, por ka qenë diçka që ju është imponuar”, ka thënë Gjergji.

“Historia kristiane është më e fortë se historia otomane”, ka shtuar ai, duke folur për “Washington Post”. Gjergji ka thënë se është mjaft i kënaqur me rritjen që ka shënuar religjioni katolik në vitet e fundit. “Jemi shumë të kënaqur për shkak se në këtë kohë pasigurie duhet guxim i madh që dikush të deklarohet se dëshiron të kthehet në rrënjët e veta”, ka thënë ai. Po ashtu, në Kosovë nuk mungojnë as familjet ku bashkëjetojnë dy fetë, ajo myslimane dhe katolike. Agron Bytyçi, ish-­ushtar i UÇK­së, tani piktor dhe profesor i artit në Universitetin e Prishtinës, tregon se është rritur me babanë katolik dhe nënën myslimane.



“Si fëmijë nuk e kam ditur se çfarë religjioni i përkas, por pasi jam rritur kam pasur lirinë për të zgjedhur njërën nga të dyja fetë”, thotë Agroni, i cili është pagëzuar në vitin 1995. Në anën tjetër, feja katolike njeh edhe “Laramanë”, të cilët e fshehin besimin e tyre të vërtetë. Epiqendra e këtij komuniteti është në lindje të Kosovës. Gjysma e shtëpive të fshatit Zhegër janë laramanë. Ata nuk kanë kishë në fshat, por janë të njohur për ndezjen e qirinjve dhe lutjes në shtëpi sipas traditave katolike. Një “Laraman”, Rexhep Sejdiu, jeton në Zhegër që 38 vite dhe është pronar i një pompe të benzinës.

“Ndjehem katolik”, ka thënë ai, duke shtuar se shumë rrallë e diskuton çështjen e besimit jashtë familjes së tij. Ai e viziton kishën në Jakaj fshehurazi gjatë natës ndërsa ditën bëhet mysliman. “Laramanët frikësohen të deklarohen si katolikë”, ka thënë prifti. Sipas priftit, kjo ndodh sepse nëse e bën publik që i takon besimit katolik mund të shkaktojë probleme, një ndër të cilat është privimi nga martesa i fëmijëve të tyre. “Laramanët” nuk deklarohen si katolikë për shkak se mendojnë se nuk do të mund të jetonin në stilin e jetës që dëshirojnë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
9 MAJI 1945 - 70 VJETORI I ROBNISË STALINISTE NË EUROPËNga FRITZ RADOVANI (05.07.2015)
NEXHMIJE PAGARUSHA, BILBILI I KËNGËS SONË, MBUSH SOT 82 VJET (05.07.2015)
SHKUARJA E FSHEHTË E RUGOVËS NË ROMË - SI U FOTOGRAFUA NGA SHIKU (Ilustrime me foto)Nga YLLI POLOVINA, Shqip (05.07.2015)
REGJISORJA ELEZI - SUKSESI I 'BOTËS' JANË PERSONAZHET TREDIMENSIONALE (05.07.2015)
E FSHEHTA PUBLIKE E EMËRIMIT TË MINISTRIT BICAJNga IDRIZ ZEQIRAJ (05.06.2015)
ARBNORA DUSHI - RRËFIME NGA HISTORIA E FAMILJEVE SHQIPTARE QË I NDAU 40 E SA VJET KUFIRI SHTETËROR (05.06.2015)
18 VJETORI I RËNIES HEROIKE TË LUAN HARADINAJT (05.06.2015)
FEDERATA PANSHQIPTARE VATRA MBAN KUVENDIN ZGJEDHOR - GJON BUÇAJ RIZGJIDHET KRYETAR (05.06.2015)
SOT BËHEN 16 VJET NGA VRASJA E FEHMI AGANIT (05.06.2015)
SOT PARA SYVE TË MI MË DOLI BUZËQESHJA KARAKTERISTIKE E PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA Po pra, sot Shtetet e Bashkuara na dhanë dhuaratën definitive, Kosova shkurt e trup pjesë e pandashme e SHBANga XHEVAT REXHAJ (05.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]