E Premte, 09.20.2019, 03:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GDANSK - EVROPA KUJTOI DITËN E FITORES MBI NAZIZMIN

E Shtunë, 05.09.2015, 09:17am (GMT+1)


Dita e fitores mbi nazizmin në Europë është kremtuar me evente të ndryshme në mbarë kontinentin e vjetër.

Porti polak i Gdanskut, vendi ku u shkrepën armët e para të luftës, mblodhi udhëheqësit europianë në një ceremoni në mesnatë, e parë nga disa si dorashkë e hedhur ndaj paradës ruse të fitores, të bojkotuar prej udhëheqësve perëndimorë për shkak të Ukrainës.

Sapo akrepat e orës shënuan 12 e mesnatës, një përshëndetje prej 21 të shtënash në ajër çeli zyrtarisht festimet. Fasha drite ndriçuan monumentin e mbrojtësve polakë në Westerplatte, ndërsa sfondin e mbushën tingujt e himnit kombëtar.

Në fjalimin e mbajtur me këtë rast, Presidenti polak Bronislaë Komorowski kujtoi se, lufta nisi me bashkëpunimin e dy regjimeve totalitare të udhëhequr prej Hitlerit dhe Stalinit. Por fitorja mbi Gjermaninë naziste në 1945-n, shtoi ai, nuk solli liri.

“Solli komunizmin dhe perden e hekurt, ndasi që më në fund u kapërcyen me integrimin e rajonit në Bashkimin Europian”, tha Komorowski.

Në event ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, si dhe krerët e disa shteteve, ndër të cilët Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Lituania, Rumania dhe Ukraina. Shumë udhëheqës perëndimorë, që kanë zgjedhur të bojkotojnë paradën e Moskës, e për të cilët ishte organizuar pjesërisht edhe ceremonia e Gdanskut, nuk morën pjesë.

70-vjetori i triumfit të aleatëve përkujtohet me ceremoni të mirëorganizuara edhe në Paris, Londër, Berlin e Uashington.

Më 8 Majin e vitit 1945, forcat aleate pranuan kapitullimin pa kushte të Gjermanisë naziste, çka shënoi fundin e konfliktit në Europë.

Por, Lufta e Dytë Botërore do të konsiderohej plotësisht e mbyllur vetëm 3 muaj më vonë, kur u dorëzua edhe Japonia.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ELENI LAPERI - ROSE WILDER LANE DHE SHQIPTARËTNga DHURATA HAMZAI (05.08.2015)
I JEPET 'NDERI I KOMBIT' ANËTARIT TË ASAMBLESË SË NJU JORKUT MARK GJONAJ - Nishani i akordon “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” fotografit Norman H. Gershman – (05.08.2015)
KOMBËTARET E YJEVE - SHQIPËRIA HUMBET 3-4 NDAJ GJERMANISË (Fotogaleri) (05.08.2015)
NJERIU I DEPRESIONUAR I KOSOVËS?!Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (05.08.2015)
SOT E TAKOVA RRUGËS SADIK SELMANIN...Poezi nga RAMIZ LUSHAJ (05.08.2015)
Washington Post - KOSOVARËT MYSLIMANË I ZBULOJNË RRËNJËT E TYRE TË HARRUARA KATOLIKE (05.08.2015)
9 MAJI 1945 - 70 VJETORI I ROBNISË STALINISTE NË EUROPËNga FRITZ RADOVANI (05.07.2015)
NEXHMIJE PAGARUSHA, BILBILI I KËNGËS SONË, MBUSH SOT 82 VJET (05.07.2015)
SHKUARJA E FSHEHTË E RUGOVËS NË ROMË - SI U FOTOGRAFUA NGA SHIKU (Ilustrime me foto)Nga YLLI POLOVINA, Shqip (05.07.2015)
REGJISORJA ELEZI - SUKSESI I 'BOTËS' JANË PERSONAZHET TREDIMENSIONALE (05.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]