E Martë, 04.16.2024, 09:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PROFESOR GJON SINISHTA
Nga FRITZ RADOVANI

E Shtunë, 05.09.2015, 02:43pm (GMT+1)



             (8 Prill 1929 9 Maji 1995)

           "Mos të lejohet ma që Shqipnia të lahet me lot gjaku!
Përsëritja e lotëve për Shqipninë, së pari do të jetë faj i intelektualëve!.."
                                                                                PROF. GJON SINISHTA


Në Shkoder, 16 Tetor 1994

Fisnik i nderuem!

Ndër ata male të nalta, maje degëve të një lisi shekullor asht edhe një çerdhe e bame me krande e baltë, ku Nana, vështron e rritë zogjtë e sajë tue i mëkue...

Njëditë ata fluturojnë, ... ikin...

Në muzg, pa ra dielli, Ajo me sy vështron se, mos po këthejnë të vegjlit prej detit a rrugëve të pafund të pyllit... Dikur, kotët, e kështu, fillon vetmia...

Herët në mëngjez, një pupul që sjell era ia këputë shpirtin, një copë skjep i thyem
e disa njolla të kuqe, që tokën tonë vaditën për kaq shumë vite, janë aty...

Tue fluturue mbi një gêm, mendon me vete: "Po tjerët, a thue, kanë shpëtue?"....

Dhimbje, dashni, ankth e trishtim, tue pritë njëditë me i pa...

Vajza e zbathun me velin e bardhë si bora me vija të holla bojë qielli që valvitë era, morrlani i vorfnisë pashoqe, mjedis jetëshkurtëve, ringjallë jetën, besimin e shpnesën, vetëm, tue i prekë me duert e Saja të bekueme, e ata, në dhimbje të pakundshoqe thërrasin:

"Ooo... Nanë!..."

Djali me dru Krygjet  në dorë, i zgaçun, me post të ngjeshun krah e qafë... nisët
drejt rrugëve të largëta ku, dielli atje përëndon herët prej shtëpijave të nalta. Nëpër
shkëlqimet e vezullimet e vetrinave që të marrin sytë, sheh edhe shamia kuq e zi, ashtu si i "pëlqenin" Nanës...

Asaj çdo natë, kur kapaktë e territ i bashkojnë çerpiktë, mendja tek ti i fluturonte edhe pse ti kishe humbë.

I dukej e zhdukej hija yte por, gjumi e kotollonte e aty kah e vona e merrte me të mirë
me andrra të gjata. As dy gisht letër nuk gjejnë plasë me hi tek perdja që lak ka ba. Nuk
asht thanë me u gëzue zemra e Saj e djegun në mall. Vetëm rrin në vetmi...tue të pritë ty!

Fe e Atdhé, për ty Fatos i dijës, ishin arma e yte vërbuese për t' patënzonë...

E... njëditë Fitove!

Atëditë, të pashë dhe unë së parit më 25 prill 1993. Papa Gjon Pali II-të, na njohu:

"Jemi vëllazën" na tha, na i shtërnguem dorën fort njeni tjetrit si burrat, e kryet për krye
zatetëm si dikur motit ndeshte Shqiptari. Mbi kokat tona valvitëshin flamujt nga flladi i
Lirisë së dishrueme...

Kur ike s'parit, Fëtyra e yte ishte si maza e tamlit që milte Lokja. Kur erdhe në krahët e Sajë, Ajo nuk të njohu atëditë edhe pse shtëpia mori dritë. Çerdhja ishte çartë e
krandët shkapërda. Ajo ndjeu erën tande, e era Yte i mbushi gjoksin me gëzim e hare, ku i rrahte e bardha zemër edhe pse ka 50 vjetë që asht qorre biro! Ajo nuk i sheh thinjat e mjekrrën tande të zbardhun si biluri, veç buzët e shkrumueme të Sajat për ballin tand të vizatun ngjëshi sidikur, kur të kishte në prehën e frigohëj nga zjermia. Ajo ngrohtësi e ytja ishte prap ndër buzët e Saja të plasarituna e të bame shkrum...

Rozafa sot për parzëm të ka shtërngue, për atë gji, në të cilin, ti thithe mjaltën që
nxjerr pa da goja yte.

Ndër ata mure të asaj Kështjellë, tash sa vjet veç kullonte tamth "˜e Sh'Njon në Sh'Njon... për të gjatë Bunës rrëkajë derdhëj në det, me lot përzi... e porsi tallaz përplasej për brigjët e asaj toke të bekueme, ku ishe Ti, o Gjon Shqiptari!

Ti sot, jé këtu, tek Nana! Fé e Atdhé, ishin dashtnia e vepra yte, e qé, ku janë!..

Ashtu si i mblodhe me Dritë, Dije e Përparim, Ti Rinisë Shqiptare ia solle pasuninë ma të madhe të Tandën; Virtytin, mundin e djersën, veprën e përjetëshme...

Të pastë Nana Yte...Shqipni, me shumë djelm' e Fatosa si Ti!

Në Muzeun Historik të Shkodrës, më 16 tetor 1994.

Botohet me rasen e 20 vjetorit vdekjes Prof. Gj. Sinishtes.

Melbourne, 9 Maji 2015.
FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TMERRI I VËRTETË DHE RRËFIMI TRISHTUES I FAMILJES AJDINI NGA KUMANOVA (05.09.2015)
KRYEFAJTORI: PLANI I MADH I STALINIT PËR TË FILLUAR LUFTËN E DYTË BOTËROREPërgatiti: SAIMIR LOLJA (05.09.2015)
GDANSK - EVROPA KUJTOI DITËN E FITORES MBI NAZIZMIN (05.09.2015)
ELENI LAPERI - ROSE WILDER LANE DHE SHQIPTARËTNga DHURATA HAMZAI (05.08.2015)
I JEPET 'NDERI I KOMBIT' ANËTARIT TË ASAMBLESË SË NJU JORKUT MARK GJONAJ - Nishani i akordon “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” fotografit Norman H. Gershman – (05.08.2015)
KOMBËTARET E YJEVE - SHQIPËRIA HUMBET 3-4 NDAJ GJERMANISË (Fotogaleri) (05.08.2015)
NJERIU I DEPRESIONUAR I KOSOVËS?!Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (05.08.2015)
SOT E TAKOVA RRUGËS SADIK SELMANIN...Poezi nga RAMIZ LUSHAJ (05.08.2015)
Washington Post - KOSOVARËT MYSLIMANË I ZBULOJNË RRËNJËT E TYRE TË HARRUARA KATOLIKE (05.08.2015)
9 MAJI 1945 - 70 VJETORI I ROBNISË STALINISTE NË EUROPËNga FRITZ RADOVANI (05.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]