VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Përkujtim
MARIAN TUNAJ - VEPRIMTAR I SHQUAR PËR LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS

E Mërkurë, 05.13.2015, 05:53pm (GMT1)



Marjan Tunaj, i lindur ne fshatin Sellograzhde te Suharekes, ishte djali i vogel i Ndue Smalit. Kushtet ekonomike ishin te renda per Marjanin te vijonte shkollen. Ai gjeti zgjedhjen duke u regjistruare ne Fakultetin Teologjik ne Zagreb, dhe duke u mbeshtetur materialisht nga bursat e famullise se Velezhes kreu studimet ne teologji dhe filozofi.

Situata politike e detyroi te largohet nga RSFJ dhe te vendoset ne Achen te Gjermanisë, ku vazhdoi luften per liri te Kosoves.

Në vitin 1990, pas shtrirjes dhe strukturimit të LDK-së me degë e nëndegë në gjithë Kosovë, kryesia e LDK-së gjegjësisht kryetari historik i saj Ibrahim Rugova bashke me Marjan Tunajn, marrin vendim që kjo parti të formohet edhe në shtetet perëndimore, pasi me pare egzistonin edhe parti te tjera politike shqiptare.

Me këtë rast si përgjegjës për formimin e Degëve të LDK-së në Evropë, SHBA, Australi e gjetiu, është caktuar anëtari i kryesisë qëndrore të LDK-së Ali Aliu.

Adresa e parë e Ali Aliut në perëndim ishte ne Gjermani te Marjan Tunaj.

Pas disa kontakteve dhe konsultimeve paraprake me mërgimtarët tanë në Gjermani, formon një këshill nismëtar për themlimin e LDK-së në Gjermani. Ky këshill ndërkohë pasi i bënë përgatitjet e nevojshme, më 1 shtator 1990, në Frankfurt mban Kuvendin e parë të LDK-së për Gjermani, ku për kryetar do të zgjidhet Hafiz Gagica.

Qëllimi parësor për formimin e LDK-së në Gjermani ishte çështja e internacionalizimit te çeshtjes kombtare. Marjan Tunaj kishte miqesi me Hans Ditri Gensher, Klaus Kinke, dhe Helmut Kol.

LDK mblodhi edhe grumbulloi para nga mërgimtarët tanë. Qysh në kuvendin nismëtar të Frankfurtit u hodhën bazat për hapjen e një fondi në qytetin Achen, që shumë shpejt do të njihet si ”Fond i Achenit”. Në të vërtetë ky fond më 8 tetor 1990 u zyrtarizua edhe pranë autoriteteve gjermane si “Fond humanitar për Kosovën”, dhe përgjegjës të këtij fondi u caktuan Marjan Tunaj e të tjerë.

Fondi i Achenit ishte themeluar për qëllime humanitare, (për t´i ndihmuar, punëtorët e larguar me dhunë nga puna si dhe një armatë të tërë nevojtarësh në Kosovë). Drejtuesi i tij Marjan Tunaj shumë shpejt e specifikoi destinimin e këtyre mjeteve, vetëm per luften e popullit per liri dhe pavarësi si dhe për nevojat financiare të kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova.

Marjan Tunaj, si profesor i nderuar ne Gjermani, miqesinë me Klaus Kinkelin, Genscherin, dhe Helmut Kolin, e shfrytëzoi në përkrahje të çështjes kombëtare, duke u shquar kontributin e tij sidomos gjate luftes se Kosoves.

Fatkeqesisht Marjan Tunaj u deshpërua shumë nga klasa politike pas luftes, dhe ne heshtje u largua nga politika kosovare.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.