E Martë, 10.23.2018, 03:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VRASJA E POPULLIT DHE SHTETIT NË EMËR TË PUSHTETIT!
-Apo çfarë (çka) ndodhi në Kumanovë...?!
Nga AGRON SHABANI

E Enjte, 05.14.2015, 07:10am (GMT+1)



Si duket, me rastin e atyre akteve kriminale dhe gjakatare të soldateskës dhe policisë sllavo-maqedone- kundër popullatës së pafajshme shqiptare në Kumanovë! U vranë ose pushkatuan (në themel ose embrion) edhe ëndërrallat ose iluzionet e njohura hedoniste dhe utopike mbi të të ashtuquajturin " shtetin" e Maqedonisë. Të ngritur ose projektuar mbase nga naivitetet, paradokset, anomalitë ose anakronizmat e ndryshme ushtarake, politike, diplomatike, historike, gjeografike dhe të tjera të faktorit shqiptar dhe atij ndërkombëtar mbi ngritjen dhe krijimin e " shtetit të përbashkët" multinacional ose multietnik në mes shqiptarëve dhe sllavo-maqedonëve. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar ketu edhe projektet ose planimetritë e atëhershme imperiale ose kolonialiste mbi ngritjen dhe krijimin e të të ashtuquajturve "popujve artificialë" ose "johistorikë" si në ish Jugosllavi, Çekosllovaki, Bashkimin Sovjetik etj. Pasojat dhe rezultatet e projekteve dhe planimetrive të mësipërme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste, tashmë janë të njohura. Nuk duhen komente ose analiza të shumta në këtë kontekst. Mjafton të ceken ose rikujtohen në sfond luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoni- të nxitura dhe shkatuara nga regjimet kriminale dhe gjakatare (serbo-maqedone) në Beograd dhe Shkup. No Coment!

Ndonëse, eksperimentet ose planimetritë e mesipërme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste nga ana e "instruktorëve" ose "arkitektëve" të ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë mbi ngritjen dhe projektimin e "popujve artificialë" ose johistorikë edhe sot e kësaj dite ndodhen në fuqi ?! Kujto ne këtë vorbull "popullin e lindur" ose të " dalur nga lufta"! Përkatësiisht, "popullin e ri kosovar"- sipas "koncepteve", "vizioneve" ,"idealeve" dhe "definicioneve spektakulare" dhe teper "bombastike", gjegjësisht, kosmopolitike, multinacionale ose internacionaliste të Mahti Ahtisarit, Viktor Çërnomirdinit, Primakovit, Jelcinit, Putinit, Koshtunicës, Tadiqit, Daçiqit dhe të tjerëve. Mbase, në kordinim dhe harmoni të plotë logjistike, konspirative, dekonspirative dhe komplotiste me Serbinë dhe Rusinë. Si dhe me aprovimin ose miratimin ekstern ose eksplikativë të të ashquajturit "lidershipit shtetërorë, nacional ose politik" në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej. Duke t´i rikujtuar në këtë vorbull luftën e njohur koloniale dhe imperialiste në mes Turqisë dhe Rusisë (1877-1878 ). Përkatësisht, "Traktatin e Shën Stefanit" dhe "revizionet" e njohura koloniale dhe imperialiste - kundër shqiptarëve dhe në favor të serbëve dhe popujve të tjerë sllavë në "Kongresin e Berlinit" me 1878 etj. ( Kujto vepra e njohura me titull" Europe and the People Without History" ose " Europe and the Colonial Ecquality" ...! )

Në këtë vorbull habit fakti se si shtetet, qarqet ose strukturat e ndryshme evropiane ose europerëndimore në bashkëpunim me një grup demagogësh dhe hipokritësh të ndryshem hedonistë dhe makiavelistë në Kosovë dhe gjithandej, po i mbyllin sytë para atyre akteve dhe fakteve të kryera të "rikthmit të sofistikuar" të klimës militariste, gjegjësisht, "mentalitetit" të njohur "caristo-sulltanik" në Gadishullin e njohur Ilirik dhe gjetkë. Dhe, kjo me "dorën e zgjatur" të SHBA-së ose Perëndimit. Gjegjësisht, në emër të një të të ashtuquajturi "partneriteti global" ose "gjeostrategjik" të SHBA-së dhe Perëndimit me Turqinë dhe Rusinë në Ballkan etj.

Ndryshe nga kjo, t´u besosh ose t´ua vësh veshin sloganëve, parullave ose recidivëve tashmë të njohura "romantike" ose folkloristike të Tiranës dhe Prishtinës mbi " bashkimin kombëtarë të shqiptarëve përmes BE-së" etj. Të ngjan në hedonizëm dhe alkimizëm të njohur politikë etj. Për të mos thënë këtu në demagogji dhe utopi historike dhe politike.

Po të ishin të interesuara Prishtina dhe Tirana për zhvillimin ose progresin e përgjithshëm. Respektivisht, mbi mirëqenjën, paqen sociale, stabilitetin, pavarësinë, integritetin, sovranitetin dhe prosperitetin e gjithëmbarshëm të popullit (kombit) dhe shoqërisë së sotme shqiptare: Në Shqipëri, Kosovë dhe gjithandej, sot do kishim ngjarje, zhvillime, kushte, rrethana dhe situata shumë me të favorshme ose me të volitshme në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme. Nuk do kishim krim të organizuar, korrupsion, prostitucion, nepotizëm, kontrabanda, familjarizëm, bajraktarizëm, partikularizëm të tepruar ose inflator. Nuk do kishim ministra ose kryeministra të korruptuar, t´kontrabanduar ose nën "rrogoze" të ndryshme komplotiste, konspirativiste, dekonspirativiste etj. Nuk do kishim klanizime, privatizime, uzurpime, fosilizime, instrumentalizime, relativizime dhe monopolizime të gjithëmbarshme dhe të çfarëdollojshme të prones ( kapitalit) dhe moralit të njohur shoqërorë ose qytetar. Nuk do kishim ekstremizma ose radikalizma të ndryshnme fetare, sociokulturore, nacionale, politike, sociopsikologjike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej. Nuk do kishim vrasje makabre, përndjekje, burgosje, arrestime ose sulme brutale dhe kriminale të soldateskës dhe policisë sllavo-maqedone ose asaj serbiane- kundër popullatës së pambrojtur ( civile) shqiptare në Kumanovë ( Maqedoni), Luginën e Preshevës etj. Nuk do kishim komplote vendore dhe ndërkombëtare kundër ish pjesëtarëve ose komandantëvë të tjerë me në Zë të UÇK-së- për qëllime ose lajtmotive të ndryshme konspirative, dekonspirative, komplotiste dhe të tjera! Të cilat u shkojnë gjithmonë për shtati projektëve dhe planimetrive të njohura hegjemone, militare, imperiale, ekspanzioniste, koloniale ose gjysëmkolonialiste të Beogradit, Moskës dhe aleatëve të tyre natyrorë ,historik ose ideologjik- kundër popullit ose kombit tonë. Dhe, jo " projektëve" ose " planimetrive" të ndryshme " integrale" ose " mbarëshqiptare" të qeverive aktuale të Prishtinës dhe Tiranës ministrat e të cilave i quajnjë madje edhe " armiq të Kosovës dhe Ballkanit " pikërishtë Ata ( Trimat shqiptarë) që e mbrojtën pragun e shtëpisë së bashku me jetën, nderin dhe dinjitetin e njohur të shqiptarit në Kumanovë!!! Në këtë formë edhe gjuha e njohur e dashurisë së lartë atdhetare ose patriotike, nuk është kurrë e njejtë ose e barabartë me gjuhën e demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë. Gjithnjë duke menduar këtu në moralin (etiken), estetikën , edukaten, kulturen, disiplinen dhe higjienën e munguar shpirtërore, intelektuale, profesionale dhe patriotike të lidrëve të ndryshëm institucional ose politik në Kosovë etj.

Se këndejmi, Çfarë (çka) duhet ditur? ( Kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit të shëndoshë), Çfarë (çka) duhet bërë? ( Kritka e unit të përgjithshëm ose praktik) dhe Çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? (Kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit moral ose politik): Janë këto tre ( 3) pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e "Idalizmit kritikë", gjegjësisht, gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) guxojmë të dijme?; Çfarë (çka) guxojmë të besojmë dhe reagojme si dhe Çfarë( çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të shtetit, kombit ose shoqërisë sonë? Në rastin konkretë për njerëzit ( vëllezërit) dhe popullin ( kombin) tonë shqiptarë Kosovë, Maqedoni, Kosovë Lindore, Mal të Zi dhe gjithandej.

Në të kundërten, u mor vesh se të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një populli ( kombi) dhe të një vendi ose shteti, në instancë të fundit janë miq, partnerë, klientë, participantë, aspirant dhe aleatë të përbashkët dhe te barabartë në të mirën e gjithëmbarshme të kombit, shtetit ose shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Kjo duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit, kryeministri ose kryeministrja dhe deri tek qytetarët e rëndomtë. Në këtë sfond edhe njerëzit e politikës së jashtme ose diplomacisë (si kryediplomati kosovar etj.)- gjithmonë duhet të angazhohen për një shtet ose shoqëri të pastër, të ndërgjegjshme dhe të shëndoshë në kuptimin e plotë të fjalës. Mbase për një shoqëri të lirë, të pasur, të drejtë ose të barabartë për të gjithë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Të çliruar nga skamja, neuroza, psikoza, depresioni, dhuna, terrori, repersioni,reperkusioni ose anomalitë dhe patologjitë e tjera individuale ose kolektive. Gjegjësisht, objektive dhe subjektive dhe kështu me radhë. Mbase, për një Maqedoni ( të Hashim Thacit & Company!) të udhëhequr nga ideali, respekti, dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria, toleranca, solidariteti dhe harmonia e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare. Për njeriun ( shqiptarin) e lirë dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat, pritjet, aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, jetën dhe ekskluzivitetin e tij.

Në këtë frymë integriteti moral i personit ose individit së bashku me lirinë e njohur shoqërore ose qytetare në njerën anë, gjegjësisht, integritetin dhe sovranitetin e përgjithshëm nacional, kulturor, shkencor, social, societal, ekonomik dhe politik në anën tjetër. Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shteteve të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit. Pa i harruar këtu edhe edukatën, kulturën, arsimimin, demokracinë, gjegjësisht, pluralizmin e njohur politik, dialogun, konsensusin, kompromisin, kauzalitetin e njohur shtetërorë, nacional, politik dhe historik së bashku me të të ashtuquajturin "universalitetin global" ose " globalitetin universal" në kontekstin e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura njerëzore ose qytetare dhe shtetërore-nacionale në të gjithë botën.

Ndaj, mu për këtë edhe evolucioni dhe zhvillimi i përgjithshëm i edukatës, kulturës dhe vetëdijës së njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike tek njerëzit ose popujt e ndryshëm anëkënd globit ngritën dhe përparojnë mbi bazat e njohura të "konsenzusit dhe kompromisit" të njohur të August Commtit, "Vetëdijes kolektive" të E. Dyrkhemit, "Aksionëve dhe vetëdijes individuale" të Max Weberit, "Karakterit referent të veprimit ose reagimit" të T. Parsonit, "Karakterit nacional dhe historik" të Meadovit, "Karakterit Antropohistorik, Antropogjeografik, Antropogjenetik etj." të A. Gobinos, R. Chemberleinit etj. Dhe, jo sipas epshëve të ndryshme karieriste ose profiteriste .Duke e vërë theksin në deklaratat, prononcimet, aksionet ose reagimet e logjikshme dhe racionale në raport me qëllimet ,idealet ,vizionet ,kërkesat ,aspiratat ose interesat e njohura individuale dhe kolektive. Aksionet ose reagimet e njohura shkencore, intelektuale dhe patriotike në raport me aspiratat dhe interesat e njohura shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike etj. Aksionet ose reagimet e njohura tradicionale, evolutive dhe empirike. Aksionet ose reagimet e njohura logjike dhe intelegjente. Aksionet ose reaksionet e ndryshme emocionale, iracionale, hektike, turbulente, imagjinare, fiktive dhe të tjera për të cilat kam (kemi) shkruar edhe me herët.

Ndonëse, gjithmonë duke menduar në edukatën, kulturën, arsimimin, higjienën, disiplinen, emancipimin, etikën dhe estetikën e preferuar shpirtërore, intelektuale, nacionale, profesionale ose institucionale të personit ose individit. Në fund të fundit është e drejtë e patjetërsueshme (sovrane) dhe tepër legjitime e akëcilit (secilit) lider politik për t´i vërejtur, studiuar, analizuar dhe kritikuar ngjarjet ose zhvillimet e ndryshme turbulente, dramatike dhe të tjera si ato të fundit në Kumanovë ku humbën jetën edhe shumë qytetarë të pafajshëm shqiptarë. Ama, pa të keq ndaj askujt, por gjuha e vrazhdë- rixhide dhe infantile-patologjike në këtë kontekst, nuk i ndihmojnë dhe nuk i bëjnë nderë askujt. Sidomos " gjuha politike" ose " dipolmatike" e Hashim Thaçit-ndaj popullit ose kryengritësve të atjeshëm shqiptarë Kumanovë! Të cilët, sipas këtij të fundit ( H.Th.) na qenkan "Armiq të Kosovës dhe Ballkanit" !!!

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PërkujtimMARIAN TUNAJ - VEPRIMTAR I SHQUAR PËR LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS (05.13.2015)
NATO-ja DHE BE-ja JANË BASHKËFAJTORE PËR SITUATËN NË MAQEDONINga AUGUSTIN PALOKAJ (05.13.2015)
PYETJA E VOGËLUSHES ZAMIRA JASHARI NGA KUMANOVA - NËNË, A VRASIN FËMIJË? (05.13.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - 3 TABLO NGA HELIDON HALITI (05.12.2015)
NË PRISHTINË EDICIONI XIV I FESTIVALIT 'REMUSICA' (05.12.2015)
MAQEDONIA FSHIN NGA EVIDENCA MBI 200 MIJË SHQIPTARËNga SHPËTIM POLLOZHANI* (05.11.2015)
TIFOZËT SERBË - THERINI, VRITINI SHQIPTARËT (05.11.2015)
NATO HEDH POSHTË VERSIONIN MAQEDONAS - ATA NUK JANË TERRORISTË (05.11.2015)
TJETËR BETEJË SLLAVO-SHQIPTARE! Ç'ROL LUAN RUSIA?Nga BORIS KALNOKY, Die Welt (05.11.2015)
MEDIAT BOTËRORE - NGJARJET NË KUMANOVË PËR SHKAK TË KRIZËS POLITIKE (05.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2018  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]