VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

REPUBLIKA E KOSOVËS DHE REPUBLIKA E SHQIPËRISË - BASHKË NË KANË

E Enjte, 05.14.2015, 08:17am (GMT1)

    
Dje filloi edicioni i 68-të i festivalit të Kanës. Ky është viti i parë që në Festivalin e Kanës, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë ndajnë një stendë në tregun më të madh të filmit në Kanë, ndërsa për Kosovën është viti i katërt që është pjesë e këtij tregu.

Drejtori i QKK-së të Republikë së Shqipërisë, Ilir Butka rreth këtij bashkëpunimi tha se ky prezantim i përbashkët nuk ka për qëllim vetëm promovimin e kinematografisë sonë por mund të konsiderohet si një oportunitet për të identifikuar studiot ndërkombëtare kinematografike që janë të interesuara për realizimin e ko-produksioneve me ne.

Ndërsa drejtori i QKK-së të Republikës së Kosovës, Arben Zharku tha se “jemi shumë të kënaqur që po ndajmë edhe në Kanë hapësirën e përbashkët me Shqipërinë dhe bashkë me ta kemi mundësinë t’i prezantojmë veprat më të reja të kinematografisë sonë”, transmeton kp.

QKK në Kanë do të prezantohet me filmat më të ri të përfunduar. Do të promovohen filmat e metrazhit të gjatë, të shkurtër, dokumentar e animacion. Gjithashtu do të promovohen edhe filmat e studentëve të cilët QKK i ka mbështetur në bazë të marrëveshjes mes Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Fakultetit të Arteve.

Gjatë kësaj kohe gjithashtu do të ketë takime me institucione të filmit, fonde të filmit dhe do të bëhen disa marrëveshje për të cilat do t'ju njoftojmë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.