E Djelë, 07.21.2019, 05:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Dosjet le të hapen Z.Ambasador ! - Letër e Hapur Ambasadorit të Britanisë të Madhe në Shqipëri - Nga Nezi KAZANI (ALIZOTI)
E Shtunë, 02.21.2009, 12:33pm (GMT+1)

Një  grua nga Familjet e Mëdha të Shqipërisë, me emrin Nezi KAZANI (ALIZOTI), gjyshi të cilës është pushkuatuar nga regjimi komunist, babai i të cilës është varur nga regjimi komunistët, nëna e së cilës ka vdekur në mëshirë të fatit, e internuar nga regjimi komunist, vëllai i së cilës është burgosur nga regjimi komunist, biri i së cilës është lënë pa shkollë nga regjimi komunist, i ka drejtuar nje leter Ambasadorit te Britanise se Madhe ne Shqiperi duke i terhequr atij vemendjen qe te jete i kujdesshem ne deklaratat qe ben ne lidhje me ligjin e Lustracionit. Nezi Kazani, (Alizoti), ben dhe nje lutje ne letren e saj, kur thote: "Zoti i Madh paste meshire per ata, per ju dhe per te gjithe qe i mbrojne per hir te shpirtrave te atyre, qe jane hedhur poshte e lart Shqiperise pa nje varr, per ata qe me djersen e tyre kane njomur thelle token ne minierat, moçalet, betonet e pallateve dhe per lotet ne heshtje te nenave, motrave, grave dhe femijeve.

 

Nga Nezi Kazani

Letër e hapur Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Shqipëri

Unë jam Nezi Kazani, (Alizoti), lindur në Tiranë në vitin 1942. Jam mbesa e Fejzi Alizotit dënuar me pushkatim në moshën75 –vjeçare në vitin 1945. Jam e bija e Riza Alizotit dënuar me varje në moshën 36 vjeç në vitin 1947, ndërsa ishte inxhinier nafte në Kuçovë.

Jam e bija e Vera Alizotit (Ypi) vdekur në internim në Patk-Milot-Kryevidh të Kavajës në vitin 1970, vetëm 46 vjeç nga një sëmundje e rëndë pa mjekim dhe pa ndihmë (sepse një funksionare e Ministrisë të Shëndetësisë në atë kohë kur e pa në Spitalin Onkologjik tha: “Nuk është çerdhe e Alizotëve këtu.”

Jam e motra e Fejzi Alizotit lindur më 1946 kaluar gjithë jetën në internim dhe në burgjet e Spaçit Qaf-Barrit e të tjerë.

Jam nëna e Plarent Kazanit lindur më 1968, të cilit që në moshën 14 vjeçare iu ndalua e drejta të hynte në Liceun Artistik sepse për Xhelil Gjonin (babai i Ilir Gjonit, deputet dhe ministër i brendshëm pas 1997-ës), ai u shpreh “Gjyshi është gjysh” Ky gjysh nënën e tij e kishte lënë jetime që pesë vjeç dhe po në vitin 1988 nuk iu dha e drejta për të vazhduar shkollën e lartë për violinë.

Zoti Ambasador, Ju kërkoj ndjesë për kohën që do të shpenzoni për të lexuar këtë biografi të shkurtër timen, e cila përfaqëson mijëra e mijëra familje shqiptare. Por unë nuk mund të mos e bëj këtë kur kuptoj se Ju mbroni disa persona, që do t’ju hiqet e drejta për të qenë deputetë, prokurorë, gjyqtarë e të tjerë, pra nëpunës të lartë të shtetit.

 

A keni pyetur Ju Zoti Ambasador se çfarë është bërë me studentët shqiptarë, të cilët kanë studiuar në vendin tuaj? Njëri prej tyre është edhe babai im dënuar me varje prej këtyre që Ju mendoni se po u shkelen të drejtat e tyre. A e dini Ju se edhe një shtetase britanike Jacqueline Riza Crudgington (Alizoti) lindur më 1932 nga martesa e babait tim me një zonjë angleze, e ka kërkuar të atin gjithë jetën e saj dhe nuk i është dhënë e drejta për të ditur të vërtetën prej këtyre që Ju mbroni. Ata edhe në vitin 1990 nuk i thanë të vërtetën për babain e saj. Dhe ja letra:

 

24 janar 1990

E dashur Z. Crudgington,

Ju faleminderit për letrën tuaj të 19 janarit. Ia kalova informacionin e letrës tuaj qeverisë shqiptare në Tiranë duke i kërkuar të përpiqen për të gjetur Z. Alizoti, megjithëse nuk ka të dhëna që ai të jetë kthyer në Shqipëri. Në të vërtetë, përderisa gjyshi juaj ishte deputet në regjimin e paraluftës, kuptohet mirë se familja ishte politikisht armiqësore me regjimin socialist të pasluftës.

Megjithatë, unë do t’ju shkruaj sa më parë që të marr vesh diçka, ju duhet ta kuptoni se do të më duhet kohë.
A keni bërë njoftim në shtypin britanik për t’u lidhur me babain tuaj?

Sinqerisht juaji

W. B. Blandf

Zonja e sipërpërmendur në vitin 2002 ka ndërruar jetë në moshëm 69 vjeçare me brengën se ka qenë fëmijë e braktisur nga babai dhe të afërmit e tij. Hetoni Zoti Ambasador dhe gjeni cilët kanë qenë në qeverinë shqiptare në janar të 1990-tës, që kanë gënjyer bashkëkombësit tuaj me këtë përgjigje dhe jam e sigurt që aty do të jenë edhe nga ata, të cilëve Ju mendoni se po u shkelen të drejtat.

Ju Zoti Ambasador në vendin tuaj i nderoni të vdekurit, keni dhe një ditë kujtimi për ta, shkoni dhe vendosni lule

në varret e tyre, por ne nuk e kemi këtë të drejtë, sepse ata që mbroni Ju, as sot nuk tregojnë se ku i kanë hedhur kockat e tyre.

Ju Zoti Ambasador e dini shumë mirë se atyre nuk iu hiqet e drejta të jetojnë ku të duan, qoftë edhe në vendin tuaj, të shkollojnë bijtë e tyre ku të duan qoftë edhe në vendin tuaj, as u hiqet e drejta të punojnë privat dhe të fitojnë sa të duan, qoftë edhe në vendin tuaj, por e vetmja e drejtë që u hiqet është të mos na mos na lëndojnë Ne duke u përballur me ta nëpër zyrat e shtetit, neve që na është hequr e drejta për të jetuar të lirë, për të thënë cilët jemi, të kujt jemi, për t’u punësuar, për t’u shkolluar etj. etj.

Ne Zoti Ambasador i kemi falur dhe këtë e treguam më 1990-tën se askush nuk u hakmorr me ta, por menduam se ata do t’i vriste pak ndërgjegja jo të kërkonin falje, por të paktën të heshtnin.
Zoti i Madh pastë mëshirë për ata, për Ju dhe për të gjithë që i mbrojnë për hir të shpirtërave të atyre, që janë hedhur poshtë e lart Shqipërisë pa një varr, për ata që me djersën e tyre kanë njomur thellë tokën në minierat, moçalet, betonet e pallateve dhe për lotët në heshtje të nënave, motrave, grave dhe fëmijëve.

Me respekt

Nezi Kazani (Alizoti)

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAVARËSIA E KOSOVËS DHE SFIFDAT E SAJ (02.20.2009)
Festimet e Kosovës në fotolajmin e The Washington Post (02.19.2009)
Soren Jesen Petersen: BE-ja ta kushtëzojë Beogradin (02.18.2009)
Frenk Uisner: Kosova ka shënuar suksese në të gjitha fushat (02.18.2009)
Adem Demaçi: Jetojmë në dy realitete (02.17.2009)
Jones. SHBA mbështesin dialogun nëse bien dakord palët (02.16.2009)
Shqipëria ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në Europë (02.15.2009)
Prishtina: Raporti i Inteligjencës Kombëtare Amerikane është real (02.14.2009)
"Economist": Njëvjetori i shtetit të Kosovës (02.13.2009)
Ftesa e Thaçit për hapjen e ambasadës së Serbisë në Prishtinë shastis shpirtrat politikë në Beograd (02.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]