E Djelë, 07.21.2019, 05:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Veton Surroi: Kosova ka politikë të jashtme shumë të varfër
E Mërkurë, 03.04.2009, 09:23pm (GMT+1)

Publicisti, Veton Surroi, në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se politika e jashtme e Kosovës në vitin e parë të pavarësisë së saj ishte e varfër. Ai thekson nevojën e një platforme të politikës së jashtme që do të duhej të miratohej nga Parlamenti i Kosovës.

 

Zëri i Amerikës: Z. Surroi, Klubi për Politikë të Jashtme sot po debaton për periudhën një vjeçare të politikës së jashtme të Kosovës. Si e vlerësoni ju këtë periudhë të politikës së jashtme?

Veton Surroi: Ka qenë bukur e varfër në kuptimin e krijimit të politikës së jashtme kosovare. Kemi pasur fat shumë të mirë se politika jonë e jashtme është udhëhequr jo në Prishtinë, por në Washingtion e në Londër, në kryeqytetet e shteteve që na kanë sponsorizuar pavarësinë, por kjo njëkohësisht nuk do të thotë se mund të mbështetemi gjithmonë që dikush tjetër të na i kryejë punët tona. Është një varfëri e skajshme do të thosha në krijimin e politikës së jashtme, në zbatimin e saj, në institucionalizim e saj dhe të gjitha këto natyrisht se reflektohen në situatën në vend.

 

Zëri i Amerikës: Kosova deri tash është njohur nga 55 vendeve të botës. A është i mjaftueshëm ky numër i njohjeve në vitin e parë të Kosovës si shtet?

Veton Surroi: Absolutisht nuk është, dhe kur përmendëm vitin e kaluar, ne në vitin e kaluar patëm paralajmërime nga zyrtarët e Kosovës se do të ketë më shumë se 100 njohje, ato nuk ndodhën, është në natyrën e bilanceve në çdo shoqëri që të ulen dhe të shihet se pse nuk kanë ndodhur 100 njohje dhe çka mund të bëhet që të ketë Kosova 100 njohje

 

Zëri i Amerikës: Këto ditë autoritetet në Kosovë kanë intensifikuar takimet me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Si e vlerësoni këtë mënyrë të lobimit që institucionet e Kosovës po bëjnë?

Veton Surroi: Më duket se është shumë i varfër, improvizues, në masë të madhe është vlerësues. Nuk kam besuar se do të vijë një kohë e këtillë kur pas një viti do t'i bie ndërmend presidentit që të trokas nëpër dyert e ambasadave, kjo është një punë e ambasadorëve të Kosovës, jo e presidentit të Kosovës. Në këtë një vit oscilimet kanë qenë aq të mëdha, nga refuzimi për lobim e deri te kjo formë e lobimit aspak e hijshme.

 

Zëri i Amerikës: Z. Surroi, ju keni qenë vazhdimisht kritik ndaj politikës së jashtme të Kosovës. Keni ju ndonjë strategji tjetër që duhet të ndiqet për të shtuar numrin e njohjeve?

Veton Surroi: Ne që vitin e kaluar, në një debat në Klubin për politikë të Jashtme, kemi pasur disa rekomandime, njëri prej rekomandimeve bazike i cili ende vlen është se Parlamenti i Kosovës duhet të miratojë një platformë të vetën të politikës së jashtme. Çdo shtet e ka platformën e vet të politikës së jashtme. Kosova është i vetmi vend i cili nuk e ka as idenë bazike se ku e ka politikën e vet të jashtme.                            

 

Zëri i Amerikës: Z. Surroi, një vit pas pavarësisë, institucionet e Kosovës ende nuk kanë arritur të shtrijnë autoritetin e tyre në tërë vendin. Si i shihni ju zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës dhe si të zgjidhet kjo çështje?

Veton Surroi: Unë mendoj se me mënyrën sesi qeveriset Kosova, jo për një vit por as për shumë vjet nuk mund të shtrihet autoriteti i institucioneve kosovare, i rendit dhe ligjit  kosovar. Është mungesë e plotë jo vetëm e vullnetit dhe vizionit, por një mungesë bazike shtetformuese në veprimin e institucioneve të Kosovës.

 

Zëri i Amerikës: Cila do të mund të ishte një zgjidhje më konkrete?

Veton Surroi: Një zgjidhje konkrete nuk jepet me një fjali, por ajo jepet me një seri veprimesh të bashkërenduara me bashkësinë ndërkombëtare dhe, si çdo gjë tjetër edhe veprimi shtetndërtues kërkon një program, një platformë të përkrahur, të aprovuar. Në rastin e Kosovës, vendi do të duhej të kishte, që vitin e kaluar, në formë të qartë para Kuvendit të vet, hapat që do të ndërmerren me afatet dhe me parimet të cilat janë të matshme në veprime./Voal-online.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tim Xhuda: Njohja e Kosovës nga Serbia - çështje kohe dhe aplikim përvojash europiane (03.04.2009)
Publikohet anketa për myslimanët në SHBA (03.03.2009)
"Washington Times" Një rrëfim tjetër nga Serbia (02.25.2009)
Kosova e pavarur përballet me realitete të reja (02.23.2009)
Ditari i urrejtjes së Paskal Milos (02.23.2009)
Shteti ligjor kusht për integrimin e plotë të Shqipërisë në Evropë (02.22.2009)
Dosjet le të hapen Z.Ambasador ! - Letër e Hapur Ambasadorit të Britanisë të Madhe në Shqipëri - Nga Nezi KAZANI (ALIZOTI) (02.21.2009)
PAVARËSIA E KOSOVËS DHE SFIFDAT E SAJ (02.20.2009)
Festimet e Kosovës në fotolajmin e The Washington Post (02.19.2009)
Soren Jesen Petersen: BE-ja ta kushtëzojë Beogradin (02.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]