E Djelë, 07.21.2019, 04:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Eksperti i sigurisë: Qeveria dhe EULEXi duhet të ndërmarrin masa urgjente për veriun e Kosovës
E Mërkurë, 03.18.2009, 04:52pm (GMT+1)

Qeveria, bashkë me EULEKS-in, duhet të hartojë plane të qarta operative të sigurisë, në veçanti për veriun e Kosovës. Kështu vlerëson eksperti për çështje të sigurisë, Agim Musliu, i cili thekson nevojën e ndërmarrjes së masave urgjente, për shkak të incidenteve të vazhdueshme atje. Në një intervistë për Radio Kosovën, Musliu thotë se përmes këtyre incidenteve, prapa të cilave qëndrojnë strukturat e sigurimit shtetëror serb, Serbia synon të demonstrojë forcën dhe ndikimin e saj në Kosovë.

Agim Musliu: Këto incidente që ndodhin në veri të Kosovës, në 30 përqindëshin e territorit të Kosovës, janë vetëm vazhdimësi e lojës së qeverisë së Serbisë dhe instrumenteve të saj dhunës, të ministrisë së punëve të brendshme dhe të ministrisë së mbrojtjes, respektivisht ushtrisë së Serbisë. Këto janë në shërbim të plotë të politikës të vazhdueshme që nga vitet ’90-të e deri më sot.

Radio Kosova: Z. Musliu çfarë synojnë të arrijnë grupet që qëndrojnë pas këtyre incidenteve, edhe pse zakonisht thuhet se janë akte kriminale?
Agim Musliu: Pas këtyre akteve kriminale qëndron ministria e punëve të brendshme dhe strukturat e sigurimit shtetëror serb, nëpërmjet bazave të përqendruara që prej qershorit të vitit 1999 në Kosovë. Me këtë, ato synojnë të arrijnë disa efekte njëkohësisht, të shtrijnë autoritetin e tyre që të bëhen lojtarë të vazhdueshëm në skenën politike kosovare, të demonstrojnë që Kosova nuk është stabile dhe nuk është rajon stabil për Evropën, sidomos për Ballkanin që është problem i vazhdueshëm. Pastaj, të diskreditojnë pavarësinë e Kosovës dhe njëkohësisht që të shtrijnë pushtetin e tyre, sidomos në pjesën e popullatës serbe në Kosovë.

Radio Kosova: Ju po thoni se këto incidente kanë prapavijë politike?
Agim Musliu: Gjithsesi. Kanë prapavijë politike dhe zhvillohen në disa fronte, që janë të ushqyera vazhdimisht prej politikës serbe. Për shembull një prej presioneve është vizita e shpeshtuar e politikanëve në mënyrë të paautorizuar, pa kërkuar kurrfarë leje në territorin e Kosovës. Në këtë mënyrë kërkohet të diskreditohet edhe EULEKS-i edhe qeveria e Kosovës, të cenohet pavarësia e saj në mënyrë që të demonstrohet forca e Serbisë dhe të bëhet presion në Kombet e Bashkuara që të tërheqë shtetet që kanë pranuar Kosovën shtet.

Radio Kosova: Z. Musliu, sa janë të rrezikshme për gjendjen e sigurisë së përgjithshme në Kosovë, këto incidente të vazhdueshme në veri?
Agim Musliu: Janë shumë të rrezikshme, sa që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë mund të lëndojnë Kosovën dukshëm. Por edhe kjo qeveri, si qeveritë tjera, është në një udhëkryq dhe nuk mund ta shtrijë autoritetin e vet plotësisht, për shkak të autoriteteve tjera, të EULEKS-it, të UNMIK-ut, i cili përfundimisht duhet të ndërpresë mandatin, pastaj, të KFOR-it, të policisë dhe gjyqësorit të EULEKS-it, etj, etj.

Radio Kosova: Meqë po flasim për mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, edhe EULEKS-i edhe KFOR-i disa herë kanë përsëritur se ata komunikojnë me të gjitha strukturat, pra edhe me ato paralele në veri të Kosovës. Si mund të interpretohet kjo.
A faktorizohen në këto formë këto struktura?
Agim Musliu: Nëse mbahen kontaktet zyrtare me dikë, atëherë ato janë zyrtare. Prandaj unë e konsideroj këtë jo të ligjshme.

Radio Kosova: Z. Musliu, çfarë masa duhet të merren për krijimin e një situate të qëndrueshme atje?
Agim Musliu: Duhet bërë presione politike nga miq tanë nga jashtë, sa më shumë edhe në vetë qeverinë serbe, por duhet edhe një agresivitet shumë më i madh i qeverisë sonë si në planin ndërkombëtar, ashtu edhe në planin e brendshëm. Një bashkëpunim shumë më i denjë me EULEKS-in dhe me KFOR-in, një bashkëpunim në terren, i shtyrë nga vullneti politik. Pra duhet të rivendosen pikat kufitare, policia dhe doganierë tanë (shqiptarë) në këto dy pika, që janë pika të vazhdueshme të problemeve për Kosovën. Pastaj me plane operative, me plane të përcaktuara në bashkëveprim me EULEKS-in, i cili nuk e ka ende të qartë se si duhet të veprojë me Kosovën, duhet të përpilohen plane të sakta për veprim të policisë së Kosovës./Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kongresi ndërkombëtar i ish të përndjekurve politikë, një ngjarje me rëndësi për demokracinë në Shqipëri (03.17.2009)
Lartësia e Gjykatës së Lartë (03.17.2009)
Ne jemi interneti - Vëzhgime me rastin e ditëlindjes së "world-wide-web" (03.15.2009)
Shërli DioGuardi: Beogradi të respektojë të drejtat në Preshevë (03.14.2009)
Jane's Foreign Report: Viti i qetësisë në Kosovë (03.13.2009)
Enveri kuisling i Titos (03.13.2009)
"Die Welt": Gazetat duhet të vetëshpëtohen (03.12.2009)
FMN: Në Shqipëri ngadalësim ekonomik jo krizë (03.11.2009)
Gratë dhe sfidat e tyre.. (03.09.2009)
Kriza morale në Kosovë ka lëshuar rrënjë (03.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]