E Hënë, 09.16.2019, 10:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Biri i JFK me nënë austriake gati për provën e ADNsë
E Hënë, 03.23.2009, 03:19pm (GMT+1)

Voal-online - Tony Bohler, shpallur bir i John F. Kennedy e i austriakes Lisa Lanett, është gati ta bëjë provën e ADN-së për ta sqaruar të vërtetën lidhur me atësinë e ish presidentit të Shtetit të Bashkuara të Amerikës. “Deri tani nuk i kam dhënë kurrë shumë peshë faktit se Kennedy është babai im apo jo, por tani do të doja vërtetë ta di,” deklaroi Tony për të përditshmen “Kurier”, e cila dje ka shpalosur love story-n sekrete midis nënës së tij, me prejardhje, në rrugë ilegjitime, nga familja Habsburg, e JFK. Tony Bohler thuhet se është gati ta bëjë provën ADN, por shpresat për ta gjetur të vërtetën janë baras me zero. E përditshmja vjeneze shpjegon se për të bërë një konfrontim të të dhënave të tij gjenetike me të një Kennedy është e domosdoshme që një mashkull nga klani i famshëm të jetë gati për të njëjtat analiza. Gazeta “Kurier” shkruan se ai vëllai i ish presidentit, Edward, as nipat meshkuj të tij nuk kanë asnjë interes për të nxitur një interesim mediatik për këtë rast. Si alternativë për sqarimin e atësisë mbetej një analizë gjyqësore, falë së cilës antropologët arrijnë të gjejnë lidhje prindërore mbi bazën e fotografive. “Kurier” shkruan se ka biseduar me dy ekspertë, të cilët megjithatë kanë dalë në përfundime kundërthënëse, me një studiues që është i bindur se Kennedy është babai i  Tony-t, ndërsa kolegu i tij ka shfaqur dyshime. Lisa Lanett saktësoi sot arsyen pse ajo nuk e pranoi martesën me presidentin e mëvonshëm të SHBA, më 1945, kur ai pranoi të bëhet baba i Tony. Përcaktuese ishim ambiciet politike që Joseph Kennedy kishte në shpirt për të birin John, pasi që më 1944 kishte vdekur në një incident ajror djali i parë i tij Joseph jr. Lisa shpjegon se “me një djalë ilegjitim (John F. Kennedy) nuk do të kishte pasur asnjë shans në politikën amerikane, për këtë arsye nuk është folur kurrë për martesë”.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Spanja do të tregohet e arsyeshme (fleksibile) për tërheqjen nga Kosova (03.22.2009)
Për ligjin e legalizimeve duhet marrë në konsideratë mendimi i grupeve të interesit (03.21.2009)
Në emër të "kolaboracionistëve" dhe "surretërve" (03.20.2009)
BBC: Kërkesa e Shqipërisë për në BE është hap simbolik (03.19.2009)
Eksperti i sigurisë: Qeveria dhe EULEXi duhet të ndërmarrin masa urgjente për veriun e Kosovës (03.18.2009)
Kongresi ndërkombëtar i ish të përndjekurve politikë, një ngjarje me rëndësi për demokracinë në Shqipëri (03.17.2009)
Lartësia e Gjykatës së Lartë (03.17.2009)
Ne jemi interneti - Vëzhgime me rastin e ditëlindjes së "world-wide-web" (03.15.2009)
Shërli DioGuardi: Beogradi të respektojë të drejtat në Preshevë (03.14.2009)
Jane's Foreign Report: Viti i qetësisë në Kosovë (03.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]