E Enjte, 09.19.2019, 03:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Ollbrajt: Lufta në emër të Lirisë
E Martë, 03.24.2009, 11:31am (GMT+1)

Radio Evropa e Lirë - "E çuam NATO-n në një luftë të gjatë 78 ditëshe. Ishte shumë thelbësore, sepse bëhej në emër të lirisë për njerëzit që përndiqeshin nga shtëpitë e tyre apo që vriteshin", ka thënë ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, për Radion Evropa e Lirë, duke folur për luftën e vitit 1999 në Kosovë.

“Ishte edhe çështja e Kosovës dhe pyetja në këtë rast ishte - si të ndalej spastrimi etnik. Atëbotë, isha sekretare e shtetit dhe kisha qenë dëshmitare se na është dashur shumë gjatë për të hyrë në Bosnjë”.
“Kësisoj, e çuam NATO-n në një luftë të gjatë 78 ditëshe. Ishte shumë thelbësore, sepse bëhej në emër të lirisë për njerëzit që përndiqeshin nga shtëpitë e tyre apo që vriteshin. Me këtë u dëshmua edhe vlefshmëria e misionit të ri për NATO-n”.
“Njëkohësisht, nuk ishte e lehtë në kuptimin e marrjes së vendimeve, të punës së komitetit ushtarak, të përzgjedhjes së caqeve, por mendoj se për NATO-n ishin çaste suksesi në përmbushjen e misionit të tij”.
“Shpresoj se shumë mësime janë nxjerrë nga fushata në Kosovë, që mund të jenë të dobishme në rajonet tjera, siç është Afganistani. Është pjesë e rrëfimit të njejtë të periudhës së pas Luftës së Ftohtë”.
“Megjithatë, një aleancë që është themeluar për të qenë anti-sovjetike, ishte në fakt relevante në fund të shekullit të 20-të dhe fillim të shekullit 21-të për t’u marrë me problemet e asaj kohe, që kishin të bënin me luftime ndëretnike dhe vrasje e spastrime etnike të njerëzve që jetonin në një vend”.
“Ishte evidente nga puna që kishim bërë se rusët do të shfrytëzonin veton për një rezolutë me të cilën do të kërkohej shfrytëzimi i forcës në Kosovë”.
“Së këndejmi, ne na duhej jo vetëm që ta çonim NATO-n në një luftë, por ta bëjmë atë në mënyrën që disa vende mendonin se nuk duhej ta bënim”.
"Për ne ishte shumë e rëndësishme se ishte një veprim i NATO-s, sepse e bënte një veprim multilateral, me mbështetjen e 16 vendeve anëtare atëbotë, për të ndërmarrë në fakt një operacion ku do të shfrytëzohej forca”.
“Prandaj, ky veprim jo vetëm që bëri punën e saj në kuptimin ushtarak, por une besoj se e legjitimoi edhe fushatën në Kosovë. Por asgjë prej kësaj nuk ishte lehtë”. Voal-online


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Biri i JFK me nënë austriake gati për provën e ADNsë (03.23.2009)
Spanja do të tregohet e arsyeshme (fleksibile) për tërheqjen nga Kosova (03.22.2009)
Për ligjin e legalizimeve duhet marrë në konsideratë mendimi i grupeve të interesit (03.21.2009)
Në emër të "kolaboracionistëve" dhe "surretërve" (03.20.2009)
BBC: Kërkesa e Shqipërisë për në BE është hap simbolik (03.19.2009)
Eksperti i sigurisë: Qeveria dhe EULEXi duhet të ndërmarrin masa urgjente për veriun e Kosovës (03.18.2009)
Kongresi ndërkombëtar i ish të përndjekurve politikë, një ngjarje me rëndësi për demokracinë në Shqipëri (03.17.2009)
Lartësia e Gjykatës së Lartë (03.17.2009)
Ne jemi interneti - Vëzhgime me rastin e ditëlindjes së "world-wide-web" (03.15.2009)
Shërli DioGuardi: Beogradi të respektojë të drejtat në Preshevë (03.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]