E Mërkurë, 04.08.2020, 12:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

2009: Bashkësia ndërkombëtare, humbësi më i madh

Nga Ahto Lobjakas


E Premte, 01.01.2010, 10:38am
 

 

Viti 2009 ishte më i papërshtatshmi për rendin liberal botëror. Vizionet e botës, ku do të sundonte ligji, te mishëruara në idealizmin e SHBA-ve dhe konceptin e BE-së për ligje universale, sikur po zbrapsen.


Me afrimin e fundit të dekadës, pasiguria iu kthye botës në mënyrë hakmarrëse.

Depresioni ekonomik dhe pasiguria politike bënë një koktej të rrezikshëm, paralajmëroi historiani britanik, Toni Xhud, në një ligjëratë, në tetor, në Universitetin e Nju Jorkut.

Xhud i përkujtoi fjalët e ekonomistit Mejnard Kejns, i cili e studioi “fuqinë gërryese” të efekteve të kombinimit të pasigurisë politike dhe ekonomike në botën liberale.

Duket qartë se optimizmi që e shoqëroi përfundimin e Luftës së Ftohtë, është zbehur. Një rend i drejtë universal global nuk arriti ta zëvendësojë ndarjen e botës në blloqe kundërthënëse. Pretenduesit më të mëdhej të këtyre roleve, SHBA dhe BE, dështuan ta bëjnë punën e vet.

UNIVERS POETIK ME FRYMËMARRJE  EUROPIANE DHE BOTËRORE

Nga HAMIT ALIAJ


E Shtunë, 12.26.2009, 10:42pm

 

Përsiatje rreth librit “Frika nga Atdheu”, botim i  shtëpisë botuese “Nacional”

 

 

Libri “Frika nga Atdheu”, përbën një antologji të rrallë poetike dhe pa mëdyshje hyn në librat më të shquar të 20 vjetëve të fundit që ka poezia shqipe.

 

 

Kjo frymëmarje gati Uitmaniane, kjo kulturë e gjerë, erudicion dhe teknikë e sofistikuar të të shkruari, e rendit poezinë e Buçpapajt në kulmet e poezisë bashkëkohore shqiptare dhe europiane.

 

Për nga larmia e motiveve që trajtohen këtu,  thua se një poet s’ka çka të thotë më shumë gjatë gjithë jetës së tij poetike.

 

Për nga stili a  mënyra e të ligjëruarit poetik ky libër përbën një perfeksion, një univers poetik që do ta kish zili gjithkush në botën letrare europiane e botërore. Aty përdoren mënyra  të të  ligjëruarit  nga më të ndryshmet që nga vargu i shkurtër dhe poezia sintetike, 4-5 vargëshe, deri tek vargu i shtrirë uitmanian. Madje nganjëherë ka poezi që përbëhen vetëm prej rrokjesh që të krijojnë një muzikë të habitshme.

NË MBROJTJE TË AMERIKËS

Nga ROGER COHEN, New York Times


E Enjte, 12.24.2009, 04:09pm

 

 

Një fjali të cilën e shkrova në fillim të këtij muaj ka provokuar shumë kriticizëm: “Unë ende besoj se forca më e madhe e Amerikës, përparësia e tij thelbësore ndaj botës është mungesa e interesimit se nga kini ardhur ju dhe interesimi se çfarë mund të bëni ju.”

Është ende një dallim fundamental midis një vendi që e sheh një të sapoardhur si një burim potencial talenti dhe një tjetri që gjen shkakun e prishjes së rehatit tek “tjetri”.

Tajger Uds, Njeriu i Vitit

Nga FRANK RICH, New York Times


E Hënë, 12.21.2009, 11:31am

 

TEKSA ne ia japim lamturmirën një viti të lemerishëm dhe një dekade të lemerishme, ka diçka për të cilën ne mund të pajtohemi shumë: Njeriu i vitit nuk është Ben Bernanke, pavarësisht sa ngulmueshëm provon revista Time ta ngjesë atë në panteonin e saj. Kryetari i Rezervës Federale ishte bash një dosido sa çdo mendimtar tjetër magjik në Washington dhe Wall Street i cili besonte se çmimet e banesave do të rriteshin në jetë të jetëve për ta mbështetur një ekonomi dikur të fuqishme. Ndryshe nga shumë të tjerë, ishte detyra e Bernankes të printe në këtë kthesë. Më së mbrami ai do të gjente mundësinë e minimizimit të rënies thelbësore ekonomike. Dhe ne jemi të prirur tani ta duatrokasim atë pse vuri gishtin në plagë pas goditjes shkatërrimtare? Ky është një përkufizim i kollajshëm për udhëheqjen amerikane.

Ish deputetit socialist Lekë Çukaj aksidenti i dytë ia mori jetën
E Djelë, 12.20.2009, 10:15pm

 

 

Para aksidentit të mbrëmjes së Diel, i ndjeri Lekë Çukaj kishte pësuar edhe një aksident tjetër, po me autoveturë “Benz”. Kurse qershorin që shkoi, u zbulua se mbante një granatë në çantë, për vetëmbrojtje

 

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Lekë Çukaj, ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor, i dyti brenda katër viteve të fundit për 60-vjeçarin që për disa vite rresht ishte i zgjedhur i popullit për legjislativin shqiptar.

 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë, thanë për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

 

Dy autovetura të markës “Benz”, njëra me targa të Shkodrës SH 0252 E dhe tjetra me targa të Tiranës TR 8959 A, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dy të vdekur dhe një të plagosur.

 

Viktimat u konfirmuan si ish-deputeti i Partisë Socialiste Lekë Çukaj, lindur më 2 Nëntor 1950, baba i tre fëmijëve, 58-vjeçari Guci dhe bashkëshortja e tij rreth 55 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

 

Aksidenti tjetër i Çukajt

DOSJA SELMAN RIZA. DEL ARKIVI I SIGURIMIT KUNDËR GJUHËTARIT
E Djelë, 12.20.2009, 07:19pm

Për të kuptuar se ç’ngjyrë e ç’shije ka e vërteta, na lipset të presim, ndonjëherë edhe gjatë, deri sa të gjejmë burimin e saj. Për shumë ngjarje e personazhe nga koha e diktaturës në Shqipëri, kjo e vërtetë gjendet në dokumentet e rezervuara me shënimin “sekret” brenda dosjeve të Sigurimit të Shtetit, shumë prej të cilave ende rrinë të kyçura.


Në rastet kur ndonjë prej atyre dosjeve hapet, bashkë me to hapet edhe porta e rëndë e së vërtetës. Kështu ka ndodhur dhe me Selman Rizën, gjuhëtarin dhe studiuesin e pakompromis, një personazh i mbikëqyrur e i survejuar në çdo çast të jetës së tij, i spiunuar dhe i penguar shpeshherë dhe nga kolegët më të afërt. E vërteta në rastin e tij është tashmë kaq e perceptueshme! E kjo falë vullnetit dhe dëshirës së një studiuesi nga Kosova, akademikut të mirënjohur, Rexhep Ismajli, i cili për fat, duket se është nga të rrallët që s’bën dot kompromise në kurriz të së vërtetës. Libri i tij “Pasionet dhe pësimet e Selman Rizës”, i mbushur plot e përlot me dëshmi e dokumente, hedh dritë mbi gjithë atë komedi tragjike që u luajt në kurriz të Selman Rizës për më shumë se 30 vjet, deri në çastin kur ai mbylli sytë.


Si dhe pse u survejua? Nga kush? Çfarë kishte bërë ky intelektual që nuk i shkonte për shtat regjimit, rretheve ku ai punonte, kolegëve të tij, të njohurve të rastësishëm.... Çfarë i duheshin regjimit çastet më të zakonta të jetës së tij, ora kur dilte në mëngjes nga shtëpia, rruga nga kalonte, dyqani ku blinte bukën, apo gruaja që e shoqëronte, e që agjenti që raporton, e cilëson: “Mendohet të jetë gruaja e tij, sepse i futi krahun...”!


Me një ndjenjë neverie që të trondit, mund të kalosh faqe të tëra nga raportet e survejimit që hartonin çdo ditë agjentët e Sigurimit me nofka të çuditshme si “Jaku”, “Gjenevreku”, “Bleta”, “Taraboshi”..... Por një tjetër ndjenjë, këtë herë keqardhje, të kaplon kur në raportet e tyre hasen emra personazhesh të njohur të botës së studimeve, prej të cilëve vilen informata, merren komente, zbulohen imtësi rreth gjithçkaje që bënte Selman Riza.

Xhafer Deva dhe plani ushtarak i Uashingtonit për Kosovën

Nga SEJDI PEKA


E Shtunë, 12.19.2009, 09:27am

Në këtë rishkrim për historinë, ndriçimi i rolit të intelektualit Xhafer Deva për mbrojtjen e hebrejve në Shqipëri, gjatë luftës së Dytë Botërore, si edhe organizimin e rezistencës së popullit shqiptarë për mbrojtjen e kufijve etnik të Kosovës në drejtimin e “Lidhjes së dytë të Prizrenit”, merr një rëndësi të veçantë

Dita e parë e Berluskonit në shtëpi
E Premte, 12.18.2009, 06:39pm

 

 

Në foto: Mesazhe të adhuruesve të Berluskonit

Marina: “Im atë është mirë.“

 

E bija e Kryeministrit konfirmon gjendjen e mirë të shëndetit të babait. Vila private rrethuar nga një shërbim i fortë sigurie. Vizita dhe dhurata të pafundme Kryeministrit të kthyer në Villa San Martino, Arkore.

"The Daily Telegraph": Do ta fitojmë luftën kundër kancerit

Nga Prof. KAROL SIKORA, drejtor mjekësor i "CancerPartnersUk" dhe dekan i Universitetit të Mjekësisë në Buckingham


E Premte, 12.18.2009, 01:45pm



Çfarë nënkuptojnë lajmet e jashtëzakonshme për identifikimin e plotë të kodit gjenetik të dy formave të kancerit? Është thjesht një përparim i jashtëzakonshëm, që premton përmirësime në mundësitë tona për ta shëruar kancerin deri në vitin 2020, ndonëse vjen me një çmim jo të vogël.

Kanceri është sëmundje kryesisht e njerëzve mbi moshën 60 vjeç, kështu që në mënyrën paradoksale, ky është një lajm i mirë. Numri në rritje i kancerit prek më shumë moshat e shtyra dhe ka më pak vdekje në mesin e të rinjve.

Avantazhet më premtuese në këtë horizont vijnë nga rritja e të kuptuarit mbi përbërësit molekularë te qelizat kancerogjene. Imagjinojeni një situatë, në të cilën makina juaj prishet. Dallimi midis jush dhe mekanikut është fakti se ai e di çfarë ka makina juaj, ndërkohë që ju nuk mund as ta hapni atë.

TREGIMI: UNË ITALIANI I ZI DHE JETA IME ME PENGESA

Nga PAP KHOUMA


E Mërkurë, 12.16.2009, 03:04pm

 

 

Jam italian dhe e kam lëkurën të zezë. Një italian black, siç kam dëgjuar të thonë në kontrollin e pasaportave të aeroportit të Bostonit nga afrikano-amerikane të ngarkuara me sigurinë. Po ju a e keni idenë se çfarë do të thotë të jesh italian e ta kesh lëkurën të zezë në Italinë e vitit 2009?

Më ndodh, kur shkoj në Komunë në Milano për të kërkuar një çertifikatë dhe paraqes pasaportënn time italiane apo letërnjoftimin tim, që funksionuari pa ua hedhur madje as një sy dokumenteve të mia, por vetëm duke më parë në fytyrë, ma kërkon dokumentin e lejeqëndrimit tom: dokument të cilin asnjë qytetar italian nuk e ka. Mbaj mend një rast ku, në një vendbanim periferik të Komunës së Milanos, një funksionare u habit nga fakti se unë mund të kisha një letërnjoftim italian dhe thirri në ndihmë dy kolege të tjera të cilat u harruan duke i lënë njerëzit në radhë në sportelet përkatëse.

  » Kamkwanda dhe mulliri i erës në Malawi
  » "Observer": Edhe zezak, edhe italian?
  » PËRPLASJA PËR KORFUZIN NË VITIN 1923Nga SAIMIR LOLJA
  » "Ne ishim fëmijët e monstrave"Nga EDWARD CODY, Washington Post
  » Alpioni: Kush e tradhtoi Nënë Terezën? -Feja dhe Mosbesimi në Postmodernizëm
  » James F. Brown, Shefi i Radios Evropa e Lirë vdiq në moshën 81 vjeçareNga DENNIS HEVESI
  » Sarah Palin në barkun e bishave
  » I KUJT ËSHTË SARI TANI?Nga MAUREEN DOWD, New York Times
  » Majkëll Bolton: këndoj dashurinë vrasëse me Lady Gaga
  » Roman Polanski del nga burgu të premten



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]