E Djelë, 10.20.2019, 10:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Chelsea Clinton është fejuar
E Hënë, 11.30.2009, 06:51pm

 

 

 

Martesa në verë: është bërë e ditur për mediat amerikane me një email

 

Chelsea Clinton është fejuar – bën të ditur ABC News - e verën e ardhshme do të marohet me të fejuarin e saj të një kohe të gjatë Marc Mezvinsky.

Të dy kanë shpallur fejesën me një email dërguar mediave amerikane: 'nuk jemi martuar verën që shkoi, por do të martohemi dhe shpresojmë se do ta kremtoni bashkë me ne'. Verën e shkuar mediat hamendnin se Chelsea Clinton do të martohej në fund të gushtit në ishullin e Martha's Vineyard në liqenin e Massachusetts-it.

 

Chelsea Victoria Clinton (lindur më 27 shkurt 1980) është bija dhe fëmija e vetme e ish gurvernatorit të Arkansasit e Presidentit të SHBA Bill Clinton dhe ish senatores, Zonjës së Parë e aktualisht Sekretare e Shtetit e SHBA, Hillary Rodham Clinton.

 

Vitet e hershme

 

Clinton lindi në Little Rock, Arkansas. Emri i saj u frymëzua nga dobësia që kishin prindërit për regjisrtimin e vitit të 1969 nga Judy Collins 1969 të këngës së Joni Mitchell, "Chelsea Morning”.

 

Clinton është përshkruar si një fëmijë e pjekur para kohe. Ajo shkëlqente që fare e vogël në komunikimin me të rriturit dhe zgjuarsinë e saj e dëshmoi edhe në rezultatet shkollore. Dhe prindërit e saj e nxitën shkëlqimin e saj në mësime. I ati e mbante në tavolinën e tij të punës kur ishte guvernator i Arkansasit dhe ajo i përgatiste mësimet e detyrat. Në Little Rock ajo mbaroi shkollën fillore, ciklin e lartë të tetëvjeçares dhe shkollën e mesme. Në këto vite ajo luante volejboll, letrash, ping pong e tjerë. Ajo u bë vegjeteriane.

 

Adoleshente në Shtëpinë e Bardhë

Taiger Udsin e mori në qafë gruaja apo e shpëtoi gruaja?
E Shtunë, 11.28.2009, 04:45pm

 

 

 

Duke iu referuar disa mediave tabloide amerikane, Corriere della Sera, shkruan se Tiger Woods e ka pësuar aksidentin e mbrëmshëm, ndoshta, nga një grindje xhelozie me gruan, e cila kishte marrë vesh se ai kishte një marrëdhënie jashtëmartesore.

 

Por çfarë i ka ndodhur në të vërtetë golfistit Tiger Woods? Një incident banal rrugor, siç tregon familja? Apo ka mbetur i plagosur pas një grindjeje të çmendur me të shoqen pas një historie tradhtie? Në të dyja rastet, gjithsesi, është bashkëshortja, ish modelja Elin Nordegren, që ka pasur një rol qendror. Versioni i parë. Woods del nga shtëpia me një veturë Suv (sportive) të fuqishme dhe vetëm pak metra pas nisjes shkon dhe përplaset në një hidrant dhe një një pemë pranë vilës së tij në Orlando (Florida). Gruaja dëgjon zhurmën – sipas policisë – përdor një shkop golfi për ta thyer xhamin e derës. Ia arrin ta “lirojë” burrin. Patrulla e parë që arrin e gjen kampionin e golfit të shtrirë në tokë pa ndjenja dhe me plagë në fytyrë. E gjitha ndodhi në orën 2:25 të natës, por lajmi është përhapur vetëm pas 12 orësh, kur tashmë Woods ishte trajtuar dhe ishte lëshuar nga spitali. Një vonesë e shpjeguar nga autoritetet me motivin e privacy.

 

Versioni i dytë. Para pak ditësh një tabloid botonte deklaratat e Rachel Uchitel, një bjonde e hatashme e cila jeton duke organizuar festa. Ajo ka thënë se kishte qenë shumë herë në shtrat me Tiger.

LUFTËRAT FETARE

Nga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times


E Premte, 11.27.2009, 02:25pm

 

 

 

 

Vetëm pak vite më parë, dukej kurioze që një Zot i gjithëditur, i gjithëfuqishëm nuk do t’ua tregonte vendin havaléve të tillë si Richard Dawkins, Christopher Hitchens dhe Sam Harris. Ata të gjithë botuan libra bestseller duke kritikuar rëndë fenë dhe praktikisht duke ftuar shigjeta përvëluese.

 

Tradicionalisht, luftërat fetare janë bërë me shpata dhe me rrethime; sot ato shpesh bëhen me libra. Dhe në qarqet e të shkolluarve, këto beteja zakonisht bëhen në tejskaje.

 

Fundamentalistët hodhën breshër në romanet e Left Behind, ku Jezus kthehet në Tokë për t’u ndeshur me Anti-Krishtin (puna e përditshme e të cilit ishte Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara). Ndërkohë ateistë të devotshëm krijojnë uebsajte tallëse si www.whydoesGodhateamputees.com. Ky uebsajt shënon se ndonëse besimtarët luten periodikisht për kurimin e kancerit, Zoti nuk duket asnjëherë të rigjenerojë gjymtyrët e humbura. Uebsajti kërkon t’i jepet fund diskriminimit hyjnor kundër gjymtyrëprerëve.

 

Ky vit është i ndryshëm; me një mori librash më pak luftarakë e më shumë mendimplote. Një prej tyre “Evolucioni i Zotit,” i Robert Wright, që shqyrton sa kanë ndryshuar fetë – sa janë përmirësuar – gjatë mijëvjeçarit. Ai shënon se Zoti, siç përfytyrohet nga njerëzit, nuk është më kryekomandanti kapriçioz nganjëherë i paraqitur në Dhiatën e Vjetër që herë pas here urdhëron genocide.

Lideri i Alternativës Kombëtare flet për "24 orë"

Intervistoi: Naser Pajaziti


E Enjte, 11.26.2009, 08:50am

 

 

Harun Aliu, i njohur si ish-komandant Kushtrimi dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i ndjekur nga MPB-ja dhe i arratisur flet ekskluzivisht për gazetën “24 orë”, për akuzën e ngritur ndaj tij si bashkëpjesëmarrës apo siç thuhet në aktakuzën e ngritur policore si “porositës” i vrasjes së një pjesëtari të policisë speciale “Tigrat” në janar të vitit të kaluar, kur ishte sulmuar një patrullë policore në dalje të Shkupit. Në grupin e të akuzuarve bashkë me Harun Aliun, i cili është edhe kryetar i forcës politike Alternativa Kombëtare janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë mohuar pranë gjykatës njohjen mes tyre. Çfarë thotë Aliu për aktakuzën e ngritur ...?, Kush qëndron pas saj... ?, Si po ecin punët e shqiptarëve në Maqedoni ...?, dhe cili do të jetë fundi i procesit gjyqësor ndaj tij ... ?. Për të gjitha këto në mënyrë të kujdesshme kreu i arratisur i AK-së jep përgjigjet e adresuara

24 orë: I nderuar ju nga një kryetar partie në Maqedoni, tanimë gjendeni i arratisur, i dyshuar për vrasjen e një pjesëtari të policisë në Shkup. Cila është e vërteta rreth kësaj që nga një figurë publike, jeni i ndjekur ?

Harun Aliu: Së parti dua të ju bëj me dije juve dhe opinionit të mbarë që Alternativa Kombëtare e ka ngrirë aktivitetin e vet politike për një periudhë të caktuar pikërisht për atë që kryetari i saj u gjet pra një procesi të montuar nga MPB-ja mbase nuk duhet diskutuar që brenda saj apo nën hije është edhe prapavija politike, që e cila na bën të mendojmë se Maqedonia tanimë është shëndrruar në një arenë, e cila ju ka dhënë rast dhe hapësirë të depërtojnë dhe të përplasen interesat e shërbimeve të ndryshme të vendeve fqinje. Nuk do te mend që këto shërbime për të përmbushur misionin e tyre padyshim që përdorin mjete të ndryshme madje aq më pak i kursejnë shqiptarët. Është mëse e qartë që përplasja mes këtyre shërbimeve le pasoja dhe ndikim të vazhdueshëm Brenda institucioneve të vendit dhe reflekton vet shtetin e Maqedonisë.

24 orë: Pse mendoni se ndodhi kjo me ju dhe ku e adresoni këtë skenarë ndaj jush ?

LAVDIA SHQIPTARE NË MEDIAT DHE ARTIN BOTËROR

Nga SAIMIR LOLJA


E Martë, 11.24.2009, 08:29pm

Trimëreshat suliote

Gratë Suliote. Pikturë e vitit 1827 nga Ary Scheffer (1795-1858), Muzeu i Luvrit në Paris

 Guximi i jashtëzakonshëm i grave shqiptare ka qenë shfaqur vazhdimisht në historinë e vendit, por një nga shembujt më të shquar ishte ai u bë i njohur për një degë të popullit Shqiptar të përfaqsuar prej Suliotëve, kur ato u rrethuan prej Ali Pashës më 1792. ..

Suliotët me kostume tradicionale. Pikturë e Eugene Delacroix (1824-1825). Muzeu i Luvrit, Francë.


Me anë të lojrave të dyfishta, i të cilave ai ishte një mjeshtër i përsosur, Pashai lidhi fillimisht në fuqinë e tij Xhavellën, një nga kryetarët e Suliotëve, dhe pastaj rrethoi Sulin. Kështu, ai u përpoq që me ryshfete ta bindte Xhavellën të tradhëtonte Sulin. Këtu mashtrimi u çiftëzua: Sulioti i zgjuar u duk se pranonte t'i bindej Pashait dhe bile la djalin e tij, Foto, në duart e Ali Pashës si peng. Ai u nis për në Sul në dukje se po e tradhëtonte atë, por pa arritur akoma atje ai i dërgoi një letër kundërshtimi Pashait.


Atëhere, Aliu sulmoi Sulin dhe ishte pikërisht këtu që heroizmi i grave Shqiptare u bë kaq i dukshëm. Mosko, gruaja e Xhavellës dhe e ëma e Fotos, tregoi mrekullitë e vlerave të saja gjatë rrethimit. Ajo shqeu me sëpatë të vogël disa kuti fishekës, ia ngarkoi ato edhe grave të tjera, dhe u sulën drejt llogoreve për t'i shpërndarë ato tek Suliotët. Aliu kërcënoi se do ta piqte të gjallë djalin e saj Foto, por ajo iu përgjigj se ajo ishte e re dhe mund të lindte fëmijë të tjerë, dhe se ajo më mirë të hante mish të pjekur të djalit të saj se sa të tradhëtonte vendin e saj. (Blackwood's Magazine


Vrasja e Xhon Ficxherald Kenedit: Në filmim ndërshihet Osvaldi
E Hënë, 11.23.2009, 08:48am

Në një dokumentar që po jepet në National Geographic Channel është renditur një filmim ku duket një figurë shumë e ngjashme me Lee Harvey Oswald - i konsideruar vrasësi – prapa dritares prej nga hamendet të jenë nisur goditjet që vranë Presidentin.

Sekuenca, xhiruar në Dallas më 22 nëntor 1963 nga Robert Hughes, pasqyron arritjen e limuzinës presidenciale në Dealey Plaza, teatër i vrasjes së Presidentit. Një fotogramë, në mënyrë të veçantë, ka qenë objekt i analizave të panumërta, sepse ka në qendër Texas School Book Depository (Magazinën e Librave të Shkollës së Teksasit), pallatin ku Lee Harvey Oswald punonte dhe prej nga janë shtënë goditjet që vranë Kennedy-n.

 

"Falë restaturimit të filmimit - shpjegon Tom Jennings, producent ekezekutiv i dokumentarit – ndërshihet një figurë prapa dritaresprej nga u nisën goditjet. Unë mendoj se është Oswald".

 

(''The lost Jfk tapes'' është titulli i dokumentarit të uebsajtit të National Geographic)

 

Për këto dokumente të reja shkruan në botimin online Dallas Morning News. Në dokumentar janë përfshirë edhe filmime të tjera të asaj dite, midis të cilave sidomos ato të xhiruara nga Orville Nix, që e kapi vrasësin nga një pozicion I kundërt me pozicionin që gjendej Abraham Zapruder.

HERMAN VAN ROMPUY - PRESIDENI I EVROPËS
E Shtunë, 11.21.2009, 06:50am

Herman Van Rompuy, lindur Herman Achille Van Rompuy, më 31 tetor 1947 në Etterbeek) është një politikan flamand belg dhe anëtar i partisë Christen-Democratisch en Vlaams, pra është një demokristian. Ai është kryeministër i Belgjikës prej 30 dhjetorit 2008, duke pasuar Yves Leterne.

Më 19 nëntor 2009, sipas Traktatit të ri të Lisbonës, ai u caktua Presidenti I parë I përhershëm i Këshillit Evropian, një pozitë të cilën e merr më 1 dhjetor 2009.

Karriera politike

-Kryetar i këshillit rinor kombëtar të CVP (1973-1977)

-Anëtar i byrosë kombëtare të CVP prej vitit 1978

-Anëtar i Senatit Belg (1988-1995)

-Sekretar Shteti për Financat dhe për Bizneset e Vogla e të Mesme (1988)

-Kryetar i CVP (1988-1993)

-Nënkryeministër – Ministër i Buxhetit (1993-199)

-Ministër i Shtetit (prej vitit 2004)

-President i Dhomës Belge të Përfaqësuesve (2007-2008)

-Kryeministër i Belgjikës (2008-2009)

-Presidenti i parë i përhershëm i Këshillit Evropian prej vitit 2009

 

Fillimet e karrierës

Lady Gaga deri tek Bad Romance
E Martë, 11.17.2009, 06:31pm

Stefani Joanne Angelina Germanotta (lindur më 28 Mars 1986), e njohur sipas emrit të skenës Lady Gaga, është një artiste amerikane e cila ka filluar të përformojë në moshën 19 vjeçare si këngëtare roku në skenat e qytetit të New York-ut. Ajo është edhe autore këngësh. Akon pasi e dëgjoi Lady Gaga-n, e bindi presidentin e  Interscope,  Jimmy Iovine të nënshkruante me të një marrëveshje dhe me Kon Live Distribution të Acon.

 

Albumi i saj debutues Fama, The Fame, doli në Gusht të 2008 dhe pati një sukses të madh komercial. Dy këngët hite të albumit që dolën edhe si hite-single "Just Dance" dhe "Poker Face", u kthyen në hite Number 1 të suksesit ndërkombëtar.

 

Lady Gaga e gjeti frymëzimin e saj tek rokerë të famës si  David Bowie, Queen, si dhe tek mbretërit e muzikës pop Madonna dhe Michael Jackson. Ajo po ashtu ka një tërheqje të veçantë pas modës, të cilën e sheh si komponente esenciale të performancave të saj. Ajo deri më tani ka shitur 20 milionë disqe single dhe 4 milionë albume në të gjithë botën.

 

 

Samantha Tubman, asistentja gjeni e Presidentit Obama, që vlen sa një ushtri
Nga DAN ZAK, Washington Post

E Djelë, 11.15.2009, 09:55am
Quhet  Samantha Tubman, është vetëm 30 vjeç dhe një perfeksioniste e lindur, energjike, e gëzuar dhe veçanërisht modeste. Nga pamja mund të duket një grua e re si shumë të tjera, që jeton në kryeqytetin e gjallëruar dhe multietnik të SHteteve të Bashkuara të Amerikës.


Në fakt, është fjala për asistenten e Presidentit Obama, e cila merret me të gjitha organizimet në Shtëpinë e Bardhë, që nga drekat dhe darkat e shtetit deri tek mbrëmja e Halloween.

Sam Kass, shefi i asistentes në Shtëpinë e Bardhë në një intervistë të botuar sot në gazetën Washington Post, e ka definuar atë si „një gjeni dhe heroinë“, „një grua që e vetme që vlen sa një ushtri“. Rrënjët e saj vijnë nga Liberia, ku gjyshi i saj, një nip shkllevërisht të çliruar në Kentucky, u bë presidenti më jetëgjatë i një shteti afrikan.

Dhe mesa duket , Samantha është kthyer në një shtyllë qendrore në administratën e Obamës, e cila pasi e kishte ndjekur Presidentin në të gjita etapat e fushatët elektorale, zbuloi se kishte kapacitete të jashtëzakonshme organizative. Një histori e bukur meritokracie, kështu e kurorëzon sot The Washington Post. Për të lexuar shkrimin e Washington Post klikoni në titull.



DUKE IA VËNË VESHIN HISTORISË SË SARAH PALIN

Nga MOKOTO RICH dhe KATE ZERNIKE, New York Times


E Premte, 11.13.2009, 08:03pm

Fushata e McCain e përçmoi Sarah Palin, ia mbylli gojën asaj dhe pastaj e ngjeshi me një faturë ligjore $50 000 – ky është të paktën versioni i ngjarjeve që ajo e tregon në librin e saj, i cili del javën që vjen.

 

Zonja Palin shkruan se fatura ishte për ndrequr gabimin e kandidimit të saj si nënpresidente e John McCain, sipas Associated Press, që ka siguruar një kopje të hershme të librit. Pas zgjedhjeve, kur ajo pyeti nëse fushata do ta ndihmonte atë financiarisht, ndihmësit i thanë Zonjës Palin se do të ishin mbuluar shpenzimet e saj në rast fitoreje. Përderisa ata humbën, përgjegjësia ishte e saj.

  » TREGIMI: Unë, grupi im shoqërues dhe ndjesia e vetmisëNga ROBERTO SAVIANO
  » SHPIRTËRAT BINJAKË TË KINEMASËNga MARK HARRIS, New York Times
  » Racizmi në SHBA një vit pas ardhjes së Obamës
  » Diplomatët: Iranit i duhen 18 muaj për bombën atomike
  » PAQJA QOFTË ME JU -Intervistë e The New York Times me Presidentin e Komitetit Norvegjez të Nobelit për Paqe
  » Si vepron agjentura serbe në KosovëNga Faton Mehmetaj, INA
  » Një klerik i vetmuar po i sfidon hapur liderët e IranitNga MICHAEL SLACKMAN (New York Times)
  » Bullgaria kushtëzon integrimin e Maqedonisë
  » Evropianët duhet të hedhin një vështrim kritik ndaj vetes
  » Hillari Klinton, vizioni i botës pa armë atomikeNga Andrew F. Tully



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]