E Hënë, 10.14.2019, 10:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ANSA: Në Fushë Kosovë u helmuan vajza të moshës 14 deri 16 vjeçare
E Premte, 10.02.2009, 11:50am

ANSA nënvizon se prindërit e shumë për nxënëseve druajnë se kemi të bëjmë me një helmim të ngjashëm si ai që pati viktima me qindra të reja kosovare në vitin 1998, kur vendi ishte nën pushtimin serb.

Voal-online –Në njoftimin nga Prishtina, agjencia italiane e lajmeve ANSA thekson se në shkollën e mesme të Fushë Kosovës u helmuan rreth 60 femra të moshës 14 deri 16 vjeçare.

 

Ato kanë ndjerë një erë të keqe, kanë pasur menjëherë probleme të frymëmarrjes dhe dhimbje të stomakut.

 

Ezra Zogani, 16 vjeçe, sikurse 60 vajzat e shkollës Hivzi Sylejmani, të shtruara me simptomat e një helmimi misterioz, ka thënë për agjencinë ANSA se ka ndjerë djegie në fyt dhe i kishte parë shoqet e saj duke iu rënë të fikët. “Në shkollë nuk kemi ngrën dhe nuk kemi pirë gjë,” ka thënë ajo.

Përse u arrestua Roman Polanski tani ?

Nga Robert Harris, Kingsbury, England


E Enjte, 10.01.2009, 12:22pm

Nuk kërkoj falje pse ndihem i dëshpëruar për të. Ky qejf pothuaj pornografik me të cilin kritikët e tij janë duke shpalosur hollësi të ndyra të përdhunimit (sjellje e habitshme, mund të mendoj dikush, për ata që propagandojnë shqetësim rreth viktimës) e bën të vështirë trajtimin racional të rastit. Natyrisht, ajo që ndodhi nuk mund të shfajësohet as ligjërisht, as moralisht. Por Zonja Geimer dëshiron që rasti të mbyllet, të shkarkojë familjen e saj nga ankthi, po ashtu fëmijët e Z. Polanski, për të cilët është baba i mirë, e duan atë në shtëpi. Ai nuk është kërcënim publik. Procedura juridike në zanafillë ishte pa diskutim e turbullt. So cui bono, siç thoshin romakët – për të mirën e kujt?

Qeveria dhe Enciklopedia i helmuan të rinjtë
E Enjte, 10.01.2009, 10:48am

Ekspertët e sociologjisë theksojnë se faktor nxitës i kësaj situate është “Enciklopedia Maqedonase” , e cila me botimin e saj helmoi gjeneratat e reja, të cilat tash e tutje mendojnë ndryshe për bashkëmoshatarët maqedonas dhe e kundërta

Zhvillimet e fundit pas publikimit të “Enciklopedisë Maqedonase” kanë nxitur shqetësime duke vënë në rrezik bashkëjetesën dhe marrëdhëniet ndëretnike. Implikimi dhe reagimi i fuqishëm i të rinjëve, studentëve, por nga ana tjetër edhe tifozëve të klubeve ka bërë që të rriten tensionet ndëretnike, duke përfshirë ato edhe të rinjtë e të dy komuniteteve, si maqedonasit ashtu edhe shqiptarët. Kjo u pa qartë me protestat e organizuara nga nxënësit e shkollave të mesme dhe nga studentët shqiptarë, por nga ana tjetër edhe pritjet për protesta nga tabori maqedonas, të cilat veçmë janë paralajmëruar.
Busek: Njohjet e reja varen shumë nga vendimi i GJNDsë
E Mërkurë, 09.30.2009, 10:31am
Në intervistën për rubrikën “Pika mbi i” në Radio Kosova (RTK), Erhard Busek president i Forumit Alpbach tha se kërkesa e Serbisë për bisedime të reja për statusin është jo realiste dhe po bëhet nga zyrtarët serbë për nevoja politike të brendshme. Ish nënkancelari austriak në vitet 1991 – 1995 dhe drejtuesi shumëvjeçar i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek, aktualisht drejtor i Institutit për Studime të Evropës Qendrore dhe president i Forumit të njohur Alpbach, thotë se ndikim vendimtar për njohjet e reja të Kosovës, sidomos të pesë vendeve të Bashkimit Evropian, do të ketë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Radio Kosova: Zoti Busek tani kur po zhvillojmë këtë intervistë ju ndodheni në Moskë, pyetja parë që më bie ndërmend është kjo: keni vërejtur ndonjë sinjal se Moska zyrtare po heq dorë nga qëndrimi i saj i ashpër kundrejt politikës së vendeve perëndimore ndaj Ballkanit. Më konkretisht, mos keni vërejtur ndonjë sinjal se Rusia po lëshon pe ndaj pavarësisë së Kosovës ?
Hyseni: Iraku e Mariutania premtojnë njohjen e Kosovës
E Mërkurë, 09.30.2009, 08:29am

Ministri Skėnder Hyseni ka vazhduar takimet nė New York me homologė nga vende qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn. Sot ai ka zhvilluar takime tė veēanta me ministrat e jashtėm tė Irakut dhe Mauritanisё, z. Hoshyar Zabari dhe znj. Naha Mint Mouknas.

Gjatë vizitës së tij në New York, ministri Skënder Hyseni ka vijuar takimet me homologë të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë lobimi për pavarësinë e Kosovës, ndërsa temë kryesore ka qenë procesi i njohjeve, rëndësia e tij si dhe kërkesa e ripërsëritur e Qeverisë së Kosovës për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kështu, nё takime tё veçanta, ministri Hyseni ёshtё takuar me ministrin e Punëve tё Jashtme tё Irakut, z. Hoshyar Zabari dhe me ministren e Punëve tё Jashtme tё Mauritanisё, znj. Naha Mint Mouknass.

Shqiptarët në Maqedoni protestojnë kundër enciklopedisë
E Martë, 09.29.2009, 08:33pm

Nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme të Tetovës kanë protestuar sot rrugëve të qytetit duke kërkuar tërheqjen e enciklopedisë maqedonase. Ndërkohë, ka reaguar edhe Athina zyrtare, duke thënë se Shkupi vazhdimisht po shtrembëron historinë.

 

Të provokuar rëndë nga “enciklopedia” maqedonase nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme të Tetovës marshuan sot rrugëve të këtij qyteti, duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të “enciklopedisë” .

“Poshtë enciklopedia”, “Jo shtrembërimit të historisë”, brohorisnin nxënësit shqiptarë përderisa marshonin drejt sheshit kryesor të qytetit, ku u ndalen dhe për një kohë i mbajtën të bllokuara rrugët kryesore që lidhin Tetovën.

Greqi: Maqedonia shtrembëron historinë
E Martë, 09.29.2009, 05:16pm
Ministria e Jashtme e Greqisë sot ka reaguar ndaj Enciklopedisë së Maqedonisë, duke vlerësuar se “ky tentim i ri për falsifikimin e historisë nga ana e Qeverisë së IRJM-së, nuk befason”.


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Gregori Delavekuras, u ka thënë mediave greke se “Qeveria e zotit Gruevski në mënyrë sistematike promovon jotolerancë dhe nacionalizëm” dhe ka shtuar se “zoti Gruevski tentoi ta përmirësojë imazhin e tij në politikën e brendshme, duke shpikur armiq të shtetit dhe duke i përkeqësuar marrëdhëniet me fqinjët”.

Në këtë aspekt, zëdhënësi Delavekuras tha se “kryeministri i IRJM-së është thjeshtë i painteresuar për kriterin kryesor për përparimin e vendit të tij drejt BE-së, për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore” dhe vlerësoi se “krijon kushte për jostabilitet rajonal”.

Komisioni Evropian: Serbia ta trajtojë kufirin me Kosovën si kufi shtetëror
E Martë, 09.29.2009, 04:25pm

Komisioni Evropian do ta vizitojë kufirin Kosovë-Serbi në mënyrë që të bindet edhe vet se autoritetet e Beogradit e trajtojnë këtë kufi, si secilin kufi shtetëror....

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian duke precizuar se vizita do ndodhë në mesin e muajit tetor dhe ka për qëllim të vërtetohet se ne ç’masë po implementohet protokolli i nënshkruar në mes EULEX-it dhe Serbisë.

Kjo u tha gjatë një debate për vizat në Parlamentin Evropian, kur shumica e deputetëve kërkoi që edhe me Kosovën të nisë procesi i dialogut për liberalizim, duke precizuar se ky proces në asnjë mënyrë nuk paragjykon të drejtën e atyre vendeve të BE-së që mos ta njohin pavarësinë.

Ballkani në BE si rajon i tërë
E Martë, 09.29.2009, 03:42pm

Ç'pret lidhur me politikën e jashtme politikani liberal dhe eksperti për Ballkanin Rainer Stinner prej ministrit të ri Punëve të Jashtme, i cili pritet të jetë nga radhët e partisë së tij.

DW: Zoti Stinner, partia juaj së shpejti do të ketë në dorë Ministrinë e Jashtme. Sa do të ndryshojë politika gjermane në lidhje me vendet e Ballkanit?

Stinner:  Për politikën e jashtme ekziston një konsenus i madh tek të gjitha grupet parlamentare. Nuk llogarisim me ndonjë ndryshim thelbësor as në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian e as në atë kundrejt Ballkanit.

DW: Unioni më parë është shprehur që pas Kroacisë të bëhet një pauzë zgjerimi. Çfarë qendrimi kanë këtu liberalët?

Stinner: Ne qendrojmë pas deklaratave të Selanikut për perspektivën evropiane. Procesi mund të zgjasë disa vjet, por perspektiva është që vendet ballkanike një ditë duhet të hyjnë në Bashkimin Evropian. Por nuk mund të përcaktoj një shinë kohore. Kjo nuk do të kishte kuptim. 

DW: Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor, që nuk përmendet në deklaratat e zgjerimit, ndërkohë që Serbia është më afër anëtarësimit në BE. Cili është mendimi i liberalëve për këtë çështje? 

Berisha: Encklopedia - doktrinë raciste
E Hënë, 09.28.2009, 08:29pm

Gjatë konferencës për shtyp pas kthimit nga vizita në SHBA, Kryeministri Berisha i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me enciklopedinë maqedonase të cilën e cilësoi si doktrinë raciste

Menjëherë pas kthimit nga New Yorku, Kryeministri Berisha u ndal në çështjet kryesore të bisedave në New York. Gjatë fjalës së tij ai iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me enciklopedinë maqedonase dhe debatet mbi librin Historia 12.

Kryeministri Berisha e ka cilësuar enciklopedinë maqedonasë si një shpërthim racist ndaj shqiptarëve, por që ngelet në stadin e enciklopedisë. “Shqiptarët nuk duhet të impresionohen nga asnjë ndërhyrje nga ata që kanë probleme me identitetin e tyre”, u shpreh Berisha. Doktrina antishqiptare sipas tij, është shkruajtur sepse maqedonasit kanë pasiguri etnike, janë në përpjekje të kërkimit të identitetit.

  » Shqiptarët e Maqedonisë dhe manipulimi i tyre...Nga Agron Alibali
  » Ahmeti: Lojaliteti ynë do të varet nga lojaliteti i shtetit
  » Komisioni Evropian mbështet financiarisht Kosovën
  » BBC: SIDNI SI ASNJËHERË TJETËR (Fotoreportazh)
  » Shkencëtarët gjejnë prova të qarta të pranisë së ujit në Hënë
  » RTK: 10 mijë 500 qytetarë serbë janë pajisur me letërnjoftime të Kosovës
  » Kosova promovon pavarësinë në Nju Jork
  » Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftë hapur
  » Zëri i Amerikës: Rifillon prodhimi i verës në Rahovec
  » BBC: Mbyllen zyrat për pasaporta të Serbisë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]