E Martë, 11.19.2019, 09:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Sejdiu e Thaçi: Marrëveshja nuk ndikon në sovranitetin tonë
E Shtunë, 09.12.2009, 12:29pm

Në një deklaratë të përbashkët të presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi thuhet se Republika e Kosovës nuk është palë në marrëveshjen teknike dhe vënë theksin në faktin se kjo marrëveshje nuk cenon pavarësinë.

Institucionet e Kosovës kanë reaguar menjëherë mbi nënshkrimin e protokollit mes EULEX e ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Në një deklaratë të përbashkët të presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi thuhet se Republika e Kosovës nuk është palë në marrëveshjen teknike dhe vënë theksin në faktin se kjo marrëveshje nuk cenon pavarësinë.

“Theksojmë po ashtu se marrëveshje të tilla nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim në pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratë e nënshkruar nga Sejdiu dhe Thaçi.

Evropa e Lirë: Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi
E Shtunë, 09.12.2009, 08:33am
Me gjithë kundërshtimet e Prishtinës, misioni i Bashkimit Evropian për rend dhe ligj në Kosovë ka nënshkruar protokollin e bashkëpunimit policor me Serbinë. Menjëherë kanë reaguar presidenti dhe kryeministri i Kosovës, të cilët përmes një deklarate me shkrim ritheksojnë se Kosova nuk është pjesë e kësaj marrëveshje.
EULEX-i dhe Qeveria e Serbisë kanë nënshkruar protokollin e shumëpërfolur për bashkëpunim policor. Menjëherë pas, kanë reaguar presidenti dhe kryeministri i Kosovës duke ritheksuar pozicionin e Prishtinës zyrtare se Republika e Kosovës nuk është palë në aranzhimet teknike midis EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e policisë.

Zëri i Amerikës: Nënshkruhet protokolli Beograd-EULEX
E Shtunë, 09.12.2009, 08:12am

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nënshkruan protokollin e diskutueshëm të bashkëpunimit policor. Zyrtarë të EULEX-it thanë se nënshkrimi është bërë në nivelin teknik nga shefi i përbërjes policore të EULEX-it, Rainer Kuehn.

Nënshkrimi pasoi një periudhë të gjatë debatesh të ashpra që pasuan refuzimin e udhëheqësve të Kosovës për të mbështetur këtë protokoll. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi nëpërmjet një deklarate të përbashkët të lëshuar pak pas njoftimit për nënshkrimin e protokollit, thanë se 

"Republika e Kosovës nuk është palë në arranzhimet teknike midis EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e policisë". 

Protokolli nuk cënon pavarësinë
E Premte, 09.11.2009, 04:08pm
Ambasadorët e Quint-it dhe Zyra Civile Ndërkombëtare thonë se nënshkrimi i protokollit policor EULEX- Serbi nuk ka asnjë ndikim në çështjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Në një deklaratë të përbashkët, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe kreu i pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, Peter Feith, kanë mbështetur nënshkrimin e protokollit ndërmjet misionit evropian dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ata thonë se instrumentet e bashkëpunimit teknik të EULEX-it, të bëra në emër të vet, përputhen me mandatin e tij për të forcuar menaxhimin e kufijve.

Di Lellio: Plani Ahtisari-mbikqyrje e përhershme ndërkombëtare
E Premte, 09.11.2009, 02:58pm
“Kosova mund të bëhet plotësisht e pavarur vetëm nëse përmbushen të gjitha kushtet e Planit Ahtisari. Por, këto kushte, ashtu si standardet e UNMIK-ut dikur, janë formuluar në mënyrë të tillë që nuk mund të përmbushen kurrë. Kjo do të thotë që do ketë gjithmonë nevojë për përfaqësuesin civil”, thotë Anna Di Lellio, autore dhe eksperte për Ballkanin.

New York Times: Transparencë në Shtëpinë e Bardhë


E Premte, 09.11.2009, 12:39pm

Transparenca nuk shfaqet lehtë në Uashington, ku ata që bëjnë marrëveshje e kërkojnë ndere, pëlqejnë të punojnë në hije, por administrata Obama po hedh një hap të madh për të qenë e hapur me urdhrin për të publikuar në internet mijëra vizitorët e Shtëpisë së Bardhë çdo muaj. Dick Cheney ndërhyri në ruajtjen e sekretit të Shtëpisë së Bardhë, kur ishte zëvendëspresident, rasti më i njohur është mospranimi i tij për të bërë të njohur emrat e bosëve të korporatave që e vizitonin për të krijuar politikat energjitike.

Nju Jorku kujton 11 shtatorin
E Premte, 09.11.2009, 12:08pm
Njujorkezët kujtojnë përvjetorin e tëtë të sulmeve mbi Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë. Në Ground Zero, vendi ku ka qënë kullat binjake do të zhvillohet një ceremoni për të kujtuar personat që humbën jetën në sulmet e koordinuara të 11 shatorit 2001. Kjo zonë është ende një kantier ndërtimi megjithë planet për të ngritur një memorial, një muzeum dhe pesë grataçiela. Projektet janë vonuar nga debatet politike dhe mosmarrëveshjet financiare dhe ligjore.

Thirrjet në favor të protokollit


E Enjte, 09.10.2009, 04:14pm
Pas Britanisë së Madhe edhe Gjermania i sugjeron Prishtinës zyrtare që të mos e kundërshtojë protokollin ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë për bashkëpunim policor, duke besuar se ai nuk e cenon sovranitetin e Kosovës. Prishtina vazhdon ta kundërshtojë atë. Pas Britanisë së Madhe edhe Gjermania i sugjeron Prishtinës zyrtare që të mos e kundërshtojë protokollin ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë për bashkëpunim policor, duke besuar se ai nuk e cenon sovranitetin e Kosovës.
Shtajnbah: Protokolli nuk është në dëm të Kosovës
E Enjte, 09.10.2009, 04:11pm
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Diter Shtajnbah tha sot se protokolli ndërmjet EULEKS-it dhe Serbisë për bashkëpunim policor nuk është në dëm të Kosovës. “Kjo është marrëveshje teknike dhe jam i bindur se përmes dialogut do të gjendet një zgjidhje”, tha Shtajnbah. Për protokollin sot u deklaruan edhe krerët e Institucioneve të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari, Jakup Krasniqi.

Sejdiu: Kosova nuk është aktore në çështjen e protokollit


E Enjte, 09.10.2009, 04:08pm
Presidenti Sejdiu tha sot se Kosova nuk është aktore në çështjen e protokollit dhe përsëriti qëndrimin refuzues të institucioneve ndaj këtij problemi. Pas takimit njohës me komandantin e ri të KFOR-it gjeneralin Markus Bentler, presidenti Sejdiu tha se përkundër saj, Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Eulex-in dhe Bashkësinë Ndërkombëtare.
  » Kamila Nuamah e Bankës Botërore mbi klimën e biznesit në Shqipëri
  » Vendet e ishJugosllavisë arrijnë marrëveshje për borxhin klering të Shqipërisë
  » Grushti i shtetit i të majtëve në BENga Derk Jan Eppink
  » Liri Berisha nderohet me çmimin Gruaja e Vitit
  » RTK: Ambasada e SHBA dhe USAID inspektojnë projektet në mjediset serbe të Kosovës
  » Parqet kombëtare të Amerikës: "Great Smoky Mountains"
  » Obama nxit fëmijët t'i venë mend shkollës
  » Xhuda: Kosova nuk mund ta pengojë marrëveshjen
  » Gazeta 55: A ka "bashkësia ndërkombëtare" opozitë në Kosovë?
  » Shqipëria shteti i 51të i AmerikësNga Nathan Thrall



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]