E Martë, 08.20.2019, 03:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Çeçeni: Vriten aktivistë për të drejtat e njeriut
E Mërkurë, 08.12.2009, 11:38am

Në foto: Zarema Sadulajeva

Në Çeçeni janë shpeshtuar vrasjet e veprimtarëve për të drejtat e njeriut. Deri sot, asnjë rast nuk është zgjidhur, ndërsa aktivistët e fajësojnë regjimin pro-rus.


Shumë punonjës për të drejtat e njeriut janë vrarë në Çeçeni. Zarema Sadulajeva, kryetare e një organizate humanitare për viktimat e luftërave çeçene, u gjet e vrarë bashkë me të shoqin Alik Xhabrailov.

Vrasja e tyre ndodhi pak javë pas vdekjes së një aktivisteje tjetër për të drejtat e njeriut, Natalia Estemirova, e cila u vra në Çeçeni.

Policia ka gjetur trupat e Zarema Sadulajevas dhe bashkëshortit të saj, Alik Xhabrailov, në bagazhin e një makine në periferi të kryeqytetit Çeçen, Grozni.

Botohet për herë të parë i plotë libri "Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman"


E Martë, 08.11.2009, 02:14pm

Perandoria Osmane në vështrim shumëdimensional

Libri "Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman", një botim origjinal turk në dy vëllime (1994 dhe 1998) që doli në qarkullim para pak kohësh mbulon periudhën nga themelimi i principatës osmane, deri në shpallje e Republikës së Turqisë. Këto vëllime u përkthyen dhe botuan në arabisht në vitin 1999, në anglisht në vitin 2002 dhe së fundmi, falë punës këmbëngulëse të AIITC, ky libër vjen edhe në gjuhën shqipe. 

Kruma, qyteti i vogël me investime të mëdha

Nga Riza Hoxha


E Martë, 08.11.2009, 08:21am
I nxehti përvëlues dhe pluhuri janë shoqëruesit tanë gjatë gjithë rrugës prej 31 kilometrash nga Kukësi në Krumë, ndonëse në të dy anët e rrugës, pyjet ende ruajnë gjelbërimin.
Shtatorja e Leninit vret njeriun
E Martë, 08.11.2009, 08:09am

Një bellorus 21 vjeçar e ka humbur jetën kur mbi të u shemb një shtatore e madhe e Leninit, ish themeluesit të Bashkimit Sovjetik.

Autoritetet e Bellorusisë thanë se njeriu ishte i dehur kur ishte ngjitur në shtatoren dhe kishte filluar ta lëkundë duke u mbajtur vetëm me njërën dorë.

Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë raportoi se pjesa e sipërme e shtatores u shemb, dhe njeriu u lëndua seriozisht kur ra në tokë.

Më pas, ai ka vdekur nga plagët gjatë rrugës për në spitalin e qytetit të afërt Homel.

Këshilli i Evropës: rëndësi e dorës së parë për bashkimin e Evropës
E Martë, 08.11.2009, 07:42am

Më 10 gusht para 60 vjetësh u mblodh në Strasburg në seancën konstitutive Asambleja këshilluese e Këshillit të Evropës. Kështu filloi punën një ndër organizatat e para evropiane të pasluftës, sot me 47 shtete anëtare

 

Si u përvetësuan kishat ortodokse shqiptare nga ortodoksizmi në Maqedoni
E Hënë, 08.10.2009, 08:59pm

Dhjetëra objekte fetare katolike dhe ortodokse të shqiptarëve në Maqedoni në mënyrë të heshtur janë përvetësuar nga ortodoksizmi maqedonas dhe institucionet e tyre, që kryesisht bënin fushata të implikuara edhe me mekanizmat shtetërore.

Një grup historianësh shqiptarë po shqyrtojnë mundësinë për të nxitur nismën që këto tempuj të rikthehen si pjesë e trashëgimisë fetare shqiptare dhe të jenën nën mbikqyrjen indirekte edhe të Kishës Ortodokse Shqiptare (KOSH) me seli në Tiranë, ashtu siç ka pretendime të deritanishme të Kishës Ortodokse Serbe apo asaj Greke në Maqedoni.

Ideja tashmë është hedhur dhe pritet që në të ardhmen të shqyrtohet mundësia e kësaj nisme, e cila megjithatë do të kundërshtohet nga Shkupi zyrtar dhe Kisha Ortodokse Maqedonase, e cila ballafaqohet me problemet e mosnjohjes së saj.

Xhuda: Veriu - pak gjasa të kthehet nën qeverisjen e Kosovës
E Hënë, 08.10.2009, 03:29pm
"Gjendja në veri tash 10 vjet është një konflikt i ngrirë me pak gjasa të integrimit të plotë në sistemin qeverisës të Kosovës", thotë në intervistë për Radion Evropa e Lirë, analisti britanik, Tim Xhuda, për të shtuar se "bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë këmbim territoresh".

 

RADIO EVROPA E LIRË: Zoti Xhuda, ta fillojmë bisedën me disa ide që janë shfaqur së fundi për shkëmbim territoresh midis një pjese të veriut të Kosovës dhe jugut të Serbisë. Si e shihni ju këtë çështje?
TIM XHUDA: Mendoj se kjo ide qëndron prapa rastit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Mendoj se strategët në Serbi, të cilët e kanë zhvilluar idenë për ta çuar rastin e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare, e kanë pasur pikërisht këtë ide në mendje, duke imagjinuar skenarin ku Serbia do ta fitonte rastin në Gjykatë dhe pastaj do të përpiqej ta riabsorbojë Kosovën.

Marrëdhënie të rrezikshme

Nga Franco Venturini


E Hënë, 08.10.2009, 09:50am
Pse shefi i qeverisë italiane ishte i pranishëm javën që shkoi në Ankara, në nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme energjetike mes Turqisë dhe Rusisë? Këtë e shpjegoi vetë Silvio Berluskoni: bëhej fjalë për një sukses të diplomacisë italiane, nga i cili do të përfitojë e gjithë Europa. Sipas fjalëve të kryeministrit, ka një të vërtetë dhe një problem të madh.
E vërteta është se Europa ka nevojë dhe do të ketë gjithnjë nevojë për importin e energjisë nga Rusia dhe se gazsjellësi ‘South Stream’ për të cilin Turqia dha viston, tani do të lejojë rritjen e vëllimit të këtyre importeve. Problemi më i madh është se gazsjellësi, që është një bashkëpunim mes Eni-t dhe Gazprom-it, premton t’i lejojë përfundimisht Rusisë sigurinë e energjisë italiane dhe shfaqet tani si një mjet bojkotimi në lidhje me projektin rival ‘Nabucco’, të planifikuar nga Europa dhe SHBA-ja pikërisht për të reduktuar varësinë energjetike nga Moska.

Kosova "shtet i papërfunduar"
E Hënë, 08.10.2009, 07:22am

Ndonëse ka shpallur pavarësinë, Kosova është një "shtet i papërfunduar", me sovranitet të kufizuar dhe de facto i ndarë në veriun serb dhe në jugun e qeverisur nga shqiptarët. EULEX-i ka shënuar vetëm arritje modeste.

 

Prej misionit EULEX të Bashkimit Evropian në Kosovë duhet pritur dhe kërkuar shumë më tepër. Parimisht ende ndiqet politika e dështuar e UNMIK-ut. Të këtij mendimi janë dy autorët e analizës më të re të fondacionit Friedrich Ebert  'Kosova pas pavarësisë'  Vedran Džihić, lektor në institutin e shkencave politike të Universitetit të Vjenës, dhe Helmut Kramer, profesor i ekonomisë dhe i politikës ndërkombëtare. Ata janë autorë të librit të botuar në vitin 2006 'Bilanci i Kosovës - Po dështon bashkësia ndërkombëtare?'

Krimi i rëndë ndodhi gjatë një operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti
E Shtunë, 08.08.2009, 08:04am
Policia e Shtetit bëri të ditur dje, se katër punonjës të policisë mbetën të vrarë në krye të detyrës në afërsi të pistës "Iliria" në plazhin e Durrësit, gjatë operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti. Punonjësit e policisë që ranë në krye të detyrës janë: Fatos Xhani 38-vjeç, ish-shefi i Antidrogës në Durrës dhe aktualisht shef i Departamentit të Operacioneve Speciale në Policinë e Shtetit, Altin Dizdari, 33-vjeç, Sajmir Duçkollari, 32-vjeç dhe Kastriot Feska, 40-vjeç. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Klodian Branko, deklaroi gjatë një konference për shtyp se, pas informacioneve të marra për lëvizjet e personit shumë të kërkuar Dritan Dajti, i cili strehohej në një banesë në afërsi të pistës "Iliria" në plazhin e Durrësit.
  » Nekibe Kelmendi: Hetimet e KE për trafik organesh, me prapavijë politike
  » Mesiç dënon mizoritë e luftërave ballkanike të viteve 90
  » Gjermani: Kërkohet ribotimi i "Mein Kampf"-it
  » Ejal: Bild vuri në dukje problemin e vërtetë
  » Vrasje dhe tortura në Çeçeni - Politika e gabuar e Kremlinit në Kaukaz
  » Barbara Berluskoni: Në politikë nuk ka dallim midis jetës publike dhe private
  » Aleancë mbrojtëse polic botëror apo luftëtare kundër urisë?
  » Rasmuseni përpjekje për "partneritet të vërtetë" me Rusinë
  » The Economist: Dhembje pasaporte
  » Petriç kundër idesë për shkëmbim territoresh



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]