E Enjte, 09.19.2019, 03:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Financial Times: Kaosi mes teokratëve
E Hënë, 08.03.2009, 09:16am
Një lider në një samit të rëndësishëm rrezikon legjitimitetin e tij duke i varur shpresat te një fi gurë që shkakton polemika. Ai ia bën të ditur vendimin një opozite të nevrikosur që e ndjen se është mashtruar në votime.
Kur më pas lideri del publikisht me ndihmësin e tij të preferuar, por të kontestuar nga të tjerët, atëherë gjërat nuk kanë gjasa të shkojnë mirë. Kështu ndodh në Iran, ku kohezioni i teokracisë është shpaartalluar deri në atë pikë sa nuk mund të ketë më ligjshmëri dhe qëndrueshmëri.
Ditët e fundit, Ajatollah Ali Khamenei, lideri suprem i sistemit, e ka urdhëruar publikisht Mahmud Ahmedinexhadin, presidentin energjik të Iranit, saporizgjedhur në votimet që dukeshin tërësisht të manipuluara, të heqë qafe zëvendëspresidentin.
Khamenei, pozita kushtetuese e të cilit në Republikën islamike e bën atë t’i përgjigjet vetëm Zotit e jo shtetasve të vendit të tij, vendosi së fundmi të mbështesë Ahmadinejadin. Vendimi i tij erdhi pas protestave të shumta të opozitës pas zgjedhjeve të shumëdiskutuara të qershorit si dhe shtypjes së përgjakshme të manifestimeve.
Rikthimi terrorist i ETA-s
E Hënë, 08.03.2009, 07:47am

Henning Riecke, ekspert për sigurinë në Shoqatën për Politikën e Jashtme shpjegon sfondin e sulmeve me bombë

- Zoti Riecke, përse pikërisht ky sulm në Majorka?

Majorka është një ndër rajonet kryesore të udhëtimeve në Spanjë, Aeroporti i Majorkës është i treti për nga madhësia në vend. ETA tradicionalisht ka përzgjedhur sezonin e pikut të turizmit për të goditur me sulme terroriste qeverinë dhe politikën spanjolle. Turizmi është një faktor i rëndësishëm ekonomik dhe për këtë arsye edhe mjaft i ndjeshëm.

- Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për atentatin. Por të gjithë mendojnë se pas tij qëndron ETA. Përse pikërisht ETA?

Për këtë flet kryesisht fakti, që viktimat e sulmeve terroriste në Majorka dhe një ditë më parë në Burgos në Veri të Spanjës, janë policë si dhe të afërm e familjarë të policëve të Gardës Civile. ETA ndodhet aktualisht në një fazë që do të tërheqë vazhdimisht vëmendjen. Qysh prej dy muajsh në rajonin e baskëve ka një qeveri të re rajonale, e cila drejtohet nga një socialist dhe jo më nga një nacionalist. Vitin e kaluar u arrestuan shumë anëtarë drejtues të ETA-s. Si rrjedhojë mund të thuash se, ETA vërtetë është dobësuar, por njëkohësisht ajo do të sulmojë përsëri.

Zëdhënësja përgënjeshtron lajmet për divorcin e Sarah Palin
E Djelë, 08.02.2009, 09:11pm

Voal-online –Sarah Palin nuk është duke u divorcuar nga i shoqi Todd. Kështu Meg Stapleton, zëdhënësja Meg e ish guvernatores së Alaskës, ka përgënjeshtruar lajmet e përhapura sot nga AlaskaReport, të cilin bashkëshortët paralajmërojnë se do ta paditin.

 

“Palinët janë dhe do të mbeten të martuar si dhe të përkushtuar njëri ndaj tjetrit dhe ndaj familjes,” thekson Stapleton. Një përgënjeshtrim që, megjithatë, nuk arrin t’i davaritë zërat që kanë qarkulluar qëkur Palin la në mënyrë befasuese drejtimin e Alaskës dhe nga largimi i saj nga jeta publike në një mënyrë të pazakonshme për të.

 

Sidomos ka habitur fakti që ajo ka ndërprerë komunikimin në Twitter. Prej një jave nuk iu ka shkruar 129 000 vetave që presin përgjigjet e saj.

Sarah Palin divorcohet dhe zhvendoset në Montana
E Djelë, 08.02.2009, 05:14pm
Voal-online –Ish guvernatorja e Alaskës Sarah Palin është duke u divorcuar nga i shoqi Todd. Këtë lajm jo të pohuar nga vetë ish guvernatorja, e jep AlaskaReport, sipas së cilës tradhtitë e ndërsjellëta ishin bazë e përkeqësimit të raportit.

 

Jo vetëm kaq. Rreziku, pas ngacmimeve gjatë fushatës zgjedhore për në Shtëpinë e Bardhë, se mos historia e tradhtive bashkëshortore merrte dhenë, kishte bindur zonjën Palin të largohej 18 muaj para kohe nga drejtimi i Alaskës.

 

Uebsajti AlaskaReport nënvizon se bashkëshortët janë shpërfillur gjatë ceremonisë së shkarkimit dhe Palin prej shumë javësh nuk e mbante më unazën e martesës. Jo vetëm kaq. Ish kandidatja për nënpresidente kishte blerë një shtëpi në Montana, ku ka ndërmend të zhvendoset me familjen, pavarësisht se ajo është me prejardhje nga Idaho.

Rorabaker: Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë
E Djelë, 08.02.2009, 08:06am

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Dana Rohrabaker, i cili dikur ka qenë shkrues i fjalimeve të Presidentit Ronald Regan, kohët e fundit foli me Zërin e Amerikës mbi gjendjen në Ballkan. Kongresmeni iu referua veçanërisht rajonit të Preshevës, në jug të Serbisë, i banuar me shumicë shqiptare, ku muajt e fundit ka patur tensione. Ai tha se e vetmja zgjidhje funksionale për stabilizimin e rajonit do të ishte një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Me zotin Rohrabaker bisedoi kolegu ynë Ilir Ikonomi. Dana Rohrabaker përfaqëson në Kongres njërën prej zonave më të bukura dhe më të pasura të këtij shteti perëndimor të Amerikës. “Raketa Saturn 5 që çoi njeriun e parë në Hënë, është ndërtuar në distriktin tim. Jemi një distrikt që përfaqëson atë që është vetë thelbi i Amerikës: lirinë, gëzimin, teknologjinë, tregtinë, shpirtin e biznesit, respektin për njerëzit e tjerë. Shpresoj që edhe unë vetë të jem i tillë.” - thotë ai. Rohrabaker, njëri nga të paktët anëtarë të Kongresit amerikan që ushtron serfin, sportin e rrëshqitjes mbi dallgë, është po ashtu ndër të paktët sot në Kongres që interesohet për çështjet e Ballkanit. Ai mendon se plagët në atë pjesë të Europës nuk janë shëruar:

Një gotë birrë e ftohtë për të shuar mërinë racore
E Shtunë, 08.01.2009, 07:53am

Presidenti Barak Obama po përpiqet të zbusë tensionet raciale pas një incidenti, që ndodhi në Kembrixh të shtetit Masaçusets, i cili u kthye në një çështje të madhe kontradiktore. Presidenti ftoi dje në Shtëpinë e Bardhë një oficer policie, i bardhë, dhe një profesor kolegji, zezak, për të biseduar dhe për të pirë një gotë birrë.

 

Nuk ishte një gotë birrë e zakonshme pas pune, edhe pse Presidenti Barak Obama u përpoq të mos i jepte shumë rëndësi këtij takimi.

“Po takohemi për një pije freskuese në fund të ditës së punës, me shpresë që njerëzit të kenë mundësinë të dëgjojnë njeri tjetrin”.

Qëllimi i kësaj bisede, ndërsa pinin birrë të ftohtë, ishte zbutja e një debati të nxehtë lidhur me marrëdhëniet racore në Amerikë, i cili mori shkas nga një incident më 16 korrik në Kembrixh të shtetit Mesaçusets.

Berisha: Do procedojmë me reforma të mëdha
E Premte, 07.31.2009, 07:26pm
“Pavarësisht nga kërkesa e saj për zgjedhje të parakohshme, unë e garantoj opozitën se do të bëj çdo përpjekje që të procedojmë së bashku për reforma të mëdha, që nevojiten për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, thotë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
RADIO EVROPA E LIRË

Zoti kryeministër, zgjedhjet kanë përfunduar. Tashmë është e qartë që Partia Demokratike është fituese e këtyre zgjedhjeve, do të duhet të formojë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim, për shkak edhe të një marrëveshjeje paraprake. Por, si do ta gjejë veten, le të themi, Qeveria e re, Kuvendi i ri, kur kemi një opozitë, e cila thotë se do të hyjë në Kuvend, por, megjithatë, do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme?
Sarkozi gjysh në fund të vitit
E Premte, 07.31.2009, 09:02am

 

Zhan do t’i japë një nip

 

Voal-online –Kryevit prej gjyshi për Nicolas Sarkozy. Presidenti francez do të ketë një nip në fund të vitit, maksimumi në fillim të vitit 2010, nga i biri Jean dhe nga reja Jessica Sebaoun, trashëgimtare e kolosit komercial “Darty”. Sipas botimit on-line të revistës “Pure-People”, brenda 48 orësh do të shpallet zyrtarisht ky lajm nga çifti, që gjendet me pushime në Shën Tropè (Saint  Tropez), në shtëpinë e nënës Jessica. Në moshën 22 vjeçare, Jean Sarkozy, fëmija i dytë i presidentit me Marie-Dominique Culioli, është një talent premtues në UMP, partinë konservatore drejtuar nga babai. Ai është kryetar grupi në këshillin rajonal në Haute-de-Seine.

Gjendet automjeti që i ishte vjedhur ministres gjermane
E Enjte, 07.30.2009, 08:07am

Policia gjermane njofton se u gjet automjeti zyrtar që iu vodh në Spanjë një anëtareje të kabinetit gjerman gjatë kohës që ishte atje me pushime.
Limuzina e tipit Mercedes u gjet e braktisur pranë qytetit spanjoll të Alikantes, aty ku ishte vjedhur javën e kaluar. Njoftimi për vjedhjen e makinës shkaktoi debate të shumta në Gjermani rreth përdorimit për qëllime personale të një mjeti zyrtar nga Ministrja e Shëndetësisë Ula Shmid.
Ministrja social-demokrate i kishte kërkuar shoferit ta çonte në qytetin turistik të Spanjës, rreth 2 mijë kilometra larg.
Por në qytet makina u vodh.
Zëdhënësja e zonjës Shmid tha më pas se gjatë pushimit dy javor, ministrja ishte marrë të paktën dy herë me punë zyrtare. Disa analistë në Gjermani thonë se skandali rrezikon të dëmtojë shanset e Ministrit të Jashtëm Socialdemokrat, Frank Valter Shtainmajer për t’u zgjedhur në postin e kancelarit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

Kadir: 10 mijë vetë u zhdukën brenda një nate në rajonin ujgur
E Mërkurë, 07.29.2009, 09:01pm

Veprimtarja ujgure në mërgim Rebiya Kadir thotë se rreth 10 mijë banorë u zhdukën brenda një nate pas trazirave të dhunshme në rajonet veriperëndimore të Kinës këtë muaj.Duke folur sot në Tokio, aktivistja me banim në Amerikë, bëri thirrje për hetime të pavarura për trazirat në Urumçi, kryeqyteti i provincës Sin-Kiang të Kinës.

Pekini thotë se gjatë trazirave humbën jetën 197 persona. Dhuna filloi më 5 korrik kur banorët etnikë ujgurë protestuan ndaj veprimeve të policisë kundër një proteste të ujgurëve të tjerë në juglindje të Kinës.
Në shenjë hakmarrjeje, hanët etnikë kinezë filluan plaçkitjet në lagjet e ujgurëve. Rebiya Kadeer tha se është e zhgënjyer nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që nuk e ngritën zërin për këtë situatë.
Pekini e akuzon zonjën Kadeer si organizatore të protestave, akuzë që ajo e mohon

  » Haziri: Unifikimi na bën më konkurues
  » "Shqipëria më shumë se në proces transformimi është në proces themelimi"
  » Hyseni: Statusi - çështje e përfunduar
  » Hillari Klinton përpiqet të sqarojë komentet e nënpresidentit Bajden
  » Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë raportojnë në Kongres
  » 100 vjet nga fluturimi i parë ndërkombëtar
  » Forbes: Shqipëria ka ecur shumë përparaNga John ZOGBY
  » Trashegimia kulturohistorike paruria me e vyer e Republikes te KosovesNga Jaho Brahaj
  » Shkrirja e metodave të Luftës së Ftohtë
  » Krerët e Kosovës e cilësojnë destruktiv qëndrimin e Tadiçit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]