E Djelë, 07.21.2019, 05:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Evakuohet kancelarja pas një bombe të Luftës II 100 metra larg apartamentit të saj
E Djelë, 04.26.2009, 02:11pm
ATSH-AFP/ - Kancelarja  gjermane, Angela Merkel u detyrua të evakuohej nga apartamenti i saj në qendër të Berlinit gjatë fundjavës pas zbulimit aty pranë të një bombe të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore. Bomba prej 100 kilogramësh e prodhimit sovjetik sipas policisë, u zbulua të premten nga punëtorët në Ishullin e Muzeve, qendër e klasifikuar në pasurinë e Njerëzimit të UNESCO-s, në qendër të Berlinit. Zona u mbyll për qarkullimin, transportet publike, shfaqjet e teatrove u pezulluan, ndërsa shumë banesa në zonën pranë, përfshi edhe atë të kancelares u evakuuan për të mundësuar çaktivizimin e mjetit shpërthyes. Sipas gazetës "Bild am Sonntag", bomba ndodhej vetëm dhjetë centimetra nën sipërfaqen e tokës dhe vetëm 100 metra larg apartamentit të Angela Merkel. Qindra mijëra bomba u hodhën mbi Berlin gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sipas ekspertëve gjetja e bombave dhe municioneve të ndryshme  do të zgjasë edhe disa dhjetëvjeçarë.
Kalendari 26 prill ATSH
E Djelë, 04.26.2009, 08:52am

NGA VENDI
Nga një mbishkrim në kishën e Manastirit në Shën Gjon Vladimir në Elbasan të deshifruar nga studiuesi Theofan Popa del se ky monument i rëndësishëm kulturor që ka arritur deri në ditët tona është shkatërruar nga një tërmet i fuqishëm dhe rindërtuar në themelet e tij në vitin 1381 nga Karl Topia. Lashtësia dhe vlerat shpirtërore e artistike që përmban ky tempull i japin atij një rëndësi të madhe për historinë e besimit, artit dhe të shtetformimit. 1788 - Ali Pashë Tepelena filloi fushatën ushtarake për marrjen e Janinës. Beteja e parë e tij kundër bejlerëve të bashkuar u zhvillua në brigjet e liqenit. Ai theu kundërshtarët dhe rrethoi Janinën. Qytetin e mori pa luftë, me ndihmën e miqve...

Racizmi kronik i Dobrica Qosiqit
E Shtunë, 04.25.2009, 08:31am

Nga Ahmet Selmani

Kohëve të fundit, i vetëquajturi babai i kombit serb, Dobrica Qosiq sërish është shfaqur në skenë me një libër të ri, që titullohet “Koha e gjarpërinjve” - shënime të shkrimtarit 1999-2000 (në origjinal “Vreme zmija” - piscevi zapisi 1999-2000), të botuar nga Sluzhbeni glasnik. Sikundër që mund të shihet, libri është një lloj ditari politik për periudhën dramatike të ngjarjeve që e përshkuan Serbinë. Natyrisht, edhe kësaj radhe, ky shkrimtar serb, i dëshpëruar nga dështimet e njëpasnjëshme të politikës së Serbisë, sidomos të ideve të tij serbomëdha, që nga Memorandumi famëkeq...

Yves de Kermabon: EULEX-i nuk zbaton gjashtëpikëshin e UNMIK-ut
E Premte, 04.24.2009, 04:44pm

Shefi i Misionit të BE-së për policinë dhe drejtësinë në Kosovë, Yves de Kermabon, i tha Zërit të Amerikës se EULEX-i ka marrë disa dosje nga UNMIK-u që kanë të bëjnë me dyshimet për përfshirjen e pjesëtarëve të ish UÇK-së në krime të mundshme ndaj civilëve. Por, ai tha se po shqyrtohen informacionet dhe do të vendoset, bazuar në to, nëse do të ketë hetime. Në intervistën dhënë Zërit të Amerikës, zoti de Kermabon thotë se EULEX-i nuk do të zbatojë marrëveshjen gjashtë pikëshe të arritur ndërmjet UNMIK-ut dhe Beogradit për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me policinë, drejtësinë e doganat në Kosovë.

Rumania në ankth nga rikthimi i Securitates në shërbimet publike
E Premte, 04.24.2009, 04:03pm

Ish-anëtarët e dikurshëm të regjimit të Çausheskut edhe sot, 20 vjet pas rrëzimit të ish - diktatorit, vendosin për rrjedhat politike dhe ekonomike në Rumani. Pas vitit 1990 janë krijuar shumë shërbime sigurimesh, ku kanë gjetur foletë e tyre edhe oficerët dhe bashkëpunotrët e dikurshëm të Sekuritates. Shumë prej tyre janë futur nëpër parti politike, në aparatin e shtetit dhe në qeveri ose merren me ekonomi. Shumë pak nga 10 mijë oficerët dhe rreth 70 mijë bashkëpuntorët e dikurshëm, janë dënuar për veprat e tyre. Por edhe vetëm ky fakt paraqet sukses për Rumaninë post-komuniste. Bukureshti, një shtëpi dykatëshe në qendër. Prej disa muajsh këtu është vendosur selia e "Institutit për hetimin e krimeve të komunizmit në Rumani". Shefi i Institutit, Marius Oprea, është një prej bashkëpunëtorëve në hartimin e projektligjit. Fjala është për zbardhjen e të kaluarës...

KALENDAR 25 PRILL - ATSH
E Premte, 04.24.2009, 10:24am
NGA VENDI

1846 - U lind në Frashër një nga figurat më të ndritura të rilindjes kombëtare, poeti dhe patrioti Naim Frashëri. Mësimet e para i mori në vendlindje e i vazhdoi në gjimnazin grek Zosimea të Janinës. Në 1871 punon në Stamboll në drejtorinë e shtypit. Krahas detyrave të rëndomta për bukën e gojës ai shkruan dhe punon për çështjen kombëtare. Më 1880 nga pena e tij doli poema “Shqipëria”. Nevoja e kthen përsëri në Stamboll ku punon këshilltar në Ministrinë e Arsimit. Më 1884 boton vëllimin poetik “Ëndërrime”, pasuar nga “Bagëti e bujqësi” një nga perlat e letërsisë sonë.
Në Izrael nipi i Hitlerit është kovertuar në hebre dhe jep mësim Talmudin
E Enjte, 04.23.2009, 09:41am

Tel Aviv - La Repubblica – Voal-online - Gjyshja e tij një naziste e betuar dhe e egër, qe martuar me nipin e Hitlerit. Ai ka zgjedhur të jetojë në Tokën e Shenjtë, është konvertuar në hebre e jep mësim Talmudin që është një nga librat e shenjtë të Hebraizmit. Ai ka lindur në Frankfurt më 1952, por prej 25 vjetësh jeton dhe punon në Izrael. Ka një emër dhe mbiemër, një numër telefoni dhe një adresë e-mail-i, por nuk dëshiron që ta zbulojë këtë fakt publikisht, që do të zbulonte jo vetëm origjinën e tij, por edhe dramën e jetës së tij. Ai ka shumë kohë që është konvertuar. Sot ai jep mësim Talmud-in në një nga Universitetet e Izraelit. Dhe është i nipi i Hitlerit.

KALENDAR, 24 PRILL - ATSH
E Enjte, 04.23.2009, 07:27am

NGA VENDI

Sot është Dita ndërkombëtare e solidaritetit të rinisë.

     1081- Normanet te udhehequr nga Robert Guiskardi (“Robert Dinaku”) dhe biri i tij Boemund, u kthyen ne Shqiperi nga Otrantoja dhe morren Durresin dhe Vloren (Avlona). Ky ishte sulmi i ushtrive normane në tokat arbërore.

     1341 -Pas vdekjes së perandorit bizantin Androniku i tretë Paleologu, arvanitasit e Thesalisë shpërthyen në një kryengritje e cila u përhap deri në Berat.

AGPK dënon sulmin fizik ndaj Baton Haxhiut
E Martë, 04.21.2009, 04:53pm

Voal-online – Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) në një lajm të marrë nga gazeta Express e Prishtinës, thotë se Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) me shqetësim të thellë ka marrë lajmin për sulmin fizik që i është bërë gazetarit Baton Haxhiu nga Gafurr Dugolli vëlla i ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugollit. “Ky sulm dëshmon edhe njëherë për gjendjen dhe ambientin e vështirë në të cilin punojnë gazetarët kosovarë. Ky sulm, dëshmon se gazetarët kosovarë nuk janë të lirë ta ushtrojnë profesionin e tyre. Ky sulm dëshmon nevojën urgjente që organet e drejtësisë të merren seriozisht me mbrojtjen e gazetarëve kosovarë”, thuhet në një reagim të AGPK-së. AGPK-ja kërkon urgjentisht nga organet e drejtësisë të nisin procedurat e nevojshme për rastin në fjalë.

Berisha i uroi besimtarët muslimanë me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamet
E Djelë, 04.19.2009, 08:03am

Kryeministri Berisha u ka drejtuar një mesazh përshëndetës besimtarëve muslimanë me rastin e festimeve për ditëlindjen e Profetit Muhamed, mëshirë për gjithë njërëzimin. Duke e vlerësuar Profetin Muhamed, si simbolin e urtësisë, dashurisë vëllazërore midis njerëzve të bujarisë dhe mëshirës për të gjithë njerëzimin, kreu i ekzekutivit tha se kjo ditë përveç kujtimit dhe nderimit që i bëhet jetës dhe veprës së Profetit Muhamed A.S., janë njëkohësisht mënyra më e shkëlqyer, që nën shembullin e Tij, të përcillet së bashku mesazhin universal të bashkëjetesës paqësore e mirëkuptimit, të tolerancës e harmonisë fetare e shoqërore dhe besimin tek Zoti. Këto virtyte të mëdha, vijon më tej kreu i qeverisë në mesazhin e tij, janë ngulitur tashmë thellë në ndërgjegjen e kombit shqiptar.

 

  » The New York Times: Fundi i përplasjes së qytetërimeve
  » Profesor Kristian Tomushat: Rrota e historisë nuk mund të kthehet mbrapa
  » Projekti i Shekullit, përfundojnë të 29 urat gjigante, në pak ditë edhe tuneli
  » SHBA: E ardhmja e gazetave në krizën ekonomike dhe në periudhën dixhitale
  » Kosova dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
  » Sqarimi i fatit të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë në interes të të gjithëve
  » Sokol BALLA: Fati dhe rastesia shpresoj te na sjellin serisht tek ky qytet i mbare per ShqiperineInterviste me Sokol BALLEN, Drejtor i Informacionit ne TopChannel
  » DEKLARIME TE GAZETAREVE SHQIPTARE QE KANE PERCJELLE NE STRASBURG SAMITIN E NATO-S, KU SHQIPERIA U RRADHIT NE KRAH TE ALEATEVE PERENDIMORE
  » Presideni Obama shfrytezon takimin e NATO-s per te fituar zemrat dhe mendjet e Europianeve
  » Mark Grosman: Shqiperia, Kroacia e merituan anetaresimin ne NATO



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]