E Martë, 12.10.2019, 03:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Janina Hrebickova: S'duam që Kosova të mbetet "vrimë e zezë"
E Enjte, 04.02.2009, 07:57am

“Republika Çeke është shumë e përkushtuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ne nuk duam që Kosova të mbetet vrimë e zezë”, tha e ngarkuara me punë në Ambasadën e Çekisë në Kosovë, Janina Hrebickova.

Jam krenare të them se Republika e Çekisë, marrë parasysh madhësinë e saj, krahasuar me shumë shtete të mëdha donatore apo institucione financiare ndërkombëtare, është zotuar për një ndihmë financiare prej 4 milionë e 700 mijë eurosh, brenda periudhës 2008-2011, dhe një pjesë e madhe e kësaj shume është implementuar.

Drejtues të Shoqatës Antikomuniste 2 Prilli kërkojnë ekstradimin e Gjekë Çelës
E Enjte, 04.02.2009, 07:49am

Nga Alfons GRISHAJ

 

Eshtë bërë e udhës që fajtorët të tjerrin lesh e li, të krijojnë alibira, të betohen si krijesa inoçente, dhe më keq të akuzojnë të tjerët; karakteristikë e njohur e njerëzve të Sigurimit të Shtetit, të atyre që kanë larë duart me gjak. Jam munduar të mos i kujtoj emrat e Çapajev Taçit, Dilaver Papares dhe Gjekë Çelës. Emrat e tyre ishin si një sëmundje e një kohe të kaluar, e cila i ka kushtuar rëndë Shkodrës dhe familjes së martirëve.

Do mundohem të hedh dritë në dy data: 13 Dhjetor 1990 dhe 2 Prill 1991.

Të legalizosh demokracinë dhe lëvizjen e lirë
E Mërkurë, 04.01.2009, 09:07am

 Mujë Buçpapaj

Kur perdja e hekurt ra dhe busti i diktatorit u shemb përdhe, njerëzit parasëgjithash kishin shijuar lirinë dhe bashkë me të edhe lëvizjen e lirë. Një vend i çliruar shtrihej gjithandej, sido me një profil të mungesës së rregullit dhe rendit deri në kaos. Ndërsa me mijëra shqiptarë kapërcyen kufirin shtetëror për të nisur një jetë tjetër në Perëndim, disa qindra mijëra të tjerë, nga më të varfërit, zbritën nga thellësitë e vendit kryesisht për në Tiranë dhe Durrës, por dhe në qytete të tjera të mëdha. 

Carin O'Reilly: Veriu i Kosovës s'është "konflikt i ngrirë"
E Martë, 03.31.2009, 05:14pm

“Nuk duhet harruar se 14 vjet pas Dejtonit, ende merremi me Bosnjën, ndërsa Kosova si shtet ekziston vetëm një vjet dhe rrjedhimisht vështirë është të flitet për të si "konflikt i ngrirë", thotë për radion Evropa e Lirë, Carin O’Reilly.


Carin O’REILLY është analiste për siguri, politikë dhe terrorizëm në “Jane’s Information Group”, me seli në Londër.

Komuna e Bujanocit dhe pozita e shqiptarëve
E Martë, 03.31.2009, 10:26am

Zëri i Amerikës - Kryetari i komunës së Bujanovcit Shaip Kamberi, tha se pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është duke u përmirësuar dukshëm në krahasim me periudhën para konfliktit të armatosur të vitin 2001. Gjatë një vizite në Prishtinë, z. Kamberi tërhoqi vërejtjen se autoritetet serbe ende nuk kanë përmbushur detyrimet vëna nga bashkësia ndërkombëtare në zonat e banuara me shumicë shqiptare në Serbi. Tetë vjet pas konfliktit të armatosur në Luginën e Preshevës, përfaqësuesit e shqiptarëve besojnë se pozita e komunitetit shqiptar do përmirësohet, me gjithë tensionet e herëpashershme. Në fund të vitit që lamë pas autoritetet serbe arrestuan 10 shqiptarë, ish pjesëtarë të UÇK, nën dyshimet për siç thuhet përfshirje në krime lufte. Këto nxitën pakënaqësi në komunat me shumicë shqiptare dhe tensionimin e marrëdhënieve me Beogradin zyrtar.

Margaret Rupli Uduard korespondentja e parë amerikane grua
E Hënë, 03.30.2009, 02:09pm
Gjatë viteve të hershme të transmetimeve radiofonike në Shtetet e Bashkuara, femrat nuk punësoheshin si gazetare. Ato ishin ose artiste ose punonin prapa skenave. Por që nga Lufta e Dytë Botërore kjo prirje filloi të ndryshonte. Pesë amerikane u bënë korrespondentet e para të lajmeve që njoftonin mbi zhvillimet e luftës nga Evropa. Mes tyre ishte Margaret Rupli Uduard e cila ishte stacionuar në Hollandë.  
“Unë jam Margaret Rupli Uduard. Ju flas nga Hollanda. Hollandezët po ndjekin me vëmendje zhvillimet e pranverës në Evropë. Hollanda ka vuajtur po aq shumë nga lufta mes aleatëve në Gjermani sa edhe vetë palët luftuese.”
The Washington Post: Një ristemim për Rusinë
E Shtunë, 03.28.2009, 04:04pm
”Shtype sustën për risistemim”. A ekziston ndonjë frazë më joshëse në fjalorin modern? Ne të gjithë e dimë... se ç’do të thotë: shtype sustën e risistemimit, shiko kompjuterin tënd duke u rindezur! Një ekran i mirë e i pastër shfaqet, dhe filloni sërish nga e para. Po, është një ndjenjë e mrekullueshme të shtypësh atë sustën e risistemimit. Fatkeqësisht, gjithashtu është një metaforë tejet çorientuese, madje e shpëlarë për marrëdhënie diplomatike. Së pari, e vendosur nga zv/presidenti - Joe Biden tha në një konferencë për siguri në shkurt se, ishte koha të “shtypet susta e risistemimit” të marrëdhënieve të SHBA-së me Rusinë - e pastaj u përsërit nga presidenti, i cili foli për nevojën që gjithashtu të “rindizen” marrëdhëniet. Në fillim të muajit, Hillary Clinton madje ia prezantoi homologut të saj, ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, një “sustë risistemimi” të kuqe që ta vërë në tavolinë, pavarësisht nga një keqpërkthim fatkeq (fjala ruse për këtë dhuratë në fakt ishte “mbingarkesë”, e jo risistemim), ata buzëqeshën dhe e shtypën sustën së bashku për kamerat.
Vasllav Havel: Radio Evropa e Lirë t'i edukojë politikanët
E Premte, 03.27.2009, 05:12pm

Evropa e Lirë - "Radio Evropa e Lirë duhet të forcojë identitetin e saj duke qenë e pavarur nga çdo lloj pushteti, pasi kjo e ka karakterizuar në të gjitha dekadat e ekzistencës së saj", ka deklaruar ish presidenti çek Vasllav Havel. "Një tjetër detyrë e Radios Evropa e Lirë është të edukojë politikanët demokratë, jo vetëm të demokracive të reja, por politikanët në përgjithësi. Sërish ndodh të shohim se si politikanët nga demokracitë me traditë, për interesa ekonomike ose për arsye të tjera praktike, nuk flasin hapur me partnerët e tyre nga regjimet autoritare apo totalitare lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në këto vende", tha Vasllav Havel. Ish presidenti i parë pas rrëzimit të regjimit komunist në Çekosllovaki i bëri këto komente në selinë e re të Radios Evropa e Lirë, ku ai drejtoi takimin e parë editorial. Voal-online.

Verena Knaus: Kosova - rast për Rusinë ta zemërojë Perëndimin
E Mërkurë, 03.25.2009, 08:44pm

 “Është një rast pa kosto për Rusinë. Ajo nuk ka trupa këtu, s'ka interes ekonomik, s'ka investime”, thotë për radion Evropa e Lirë, Verena Knaus, nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet.

Para 10 vjetësh, Kosova ishte vend në luftë. Kosova, 10 vjet më herët, ishte vend pa perspektivë evropiane, e harruar në masë të madhe nga Evropa. Kosova, para 10 vjetësh, ishte vend me qindra-mijëra refugjatë që derdheshin nëpër kufij, apo të zhvendosur brenda vendit. Ndërsa sot, më 2009, Kosova është shtet i pavarur, me ekonomi të rimëkëmbur nga shkatërrimet. Por, ende është shtet me probleme tjera, është shtet që ballafaqohet me sfida tepër të mëdha dhe e ardhmja evropiane e Kosovës ende është pezull, dhe kjo ka të bëjë me mosnjohjen nga të gjitha shtetet anëtare.

BSPK përkujtoi Agim Hajrizin
E Mërkurë, 03.25.2009, 06:54pm
QIK - Organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të mërkurën është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar ish kryetarit të Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Agim Hajrizi, me rastin e dhjetë vjetorit të vrasjes së tij. Kryetari i BSPK së Haxhi Arifi me këtë rast tha se dhjetë vjet më parë, Aleanca Veri Atlantike (NATO) nisi fushatën ajrore kundër makinerisë ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, e cila po i vazhdonte me ritëm të lartë krimet sistematike kundër civilëve të pafajshëm shqiptarë në Kosovë. "Të pafuqishëm për t'u përballur me superioritetin luftarak të NATO s, forcat serbe përshkallëzuan aktet çnjerëzore kundër qytetarëve të Kosovës, duke mos i kursyer madje as fëmijët, gratë dhe pleqtë duarthatë.
  » Ollbrajt: Lufta në emër të Lirisë
  » Biri i JFK me nënë austriake gati për provën e ADNsë
  » Spanja do të tregohet e arsyeshme (fleksibile) për tërheqjen nga Kosova
  » Për ligjin e legalizimeve duhet marrë në konsideratë mendimi i grupeve të interesit
  » BBC: Kërkesa e Shqipërisë për në BE është hap simbolik
  » Eksperti i sigurisë: Qeveria dhe EULEXi duhet të ndërmarrin masa urgjente për veriun e Kosovës
  » Shërli DioGuardi: Beogradi të respektojë të drejtat në Preshevë
  » Veton Surroi: Kosova ka politikë të jashtme shumë të varfër
  » Tim Xhuda: Njohja e Kosovës nga Serbia - çështje kohe dhe aplikim përvojash europiane
  » Dosjet le të hapen Z.Ambasador ! - Letër e Hapur Ambasadorit të Britanisë të Madhe në Shqipëri - Nga Nezi KAZANI (ALIZOTI)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]