E Enjte, 03.28.2024, 08:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Komuna e Bujanocit dhe pozita e shqiptarëve
E Martë, 03.31.2009, 10:26am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, tha sot se pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është duke u përmirësuar dukshëm në krahasim me periudhën para konfliktit të armatosur të vitin 2001. 

 

Gjatë një vizite në Prishtinë, z. Kamberi tërhoqi vërejtjen se autoritetet serbe ende nuk kanë përmbushur detyrimet vëna nga bashkësia ndërkombëtare në zonat e banuara me shumicë shqiptare në Serbi. "Ka evoluim, ka përmirësime. Vet fakti se shqiptarët kanë qenë të përjashtuar nga jeta politike dhe publike në komunën e Bujaniovcit, ndërsa në vitin 2002 janë mbajtur zgjedhjet e para në mënyrë demokratike, kanë mundësuar që shqiptarët të përfaqësohen në administrim lokal proporcionalisht forcës politike që kanë. Kjo dëshmon se ka lëvizje në proceset politike, megjithatë, jemi ende në realizim e sipër dhe larg objektivave të vendosura në vitin 2001, posaçërisht atyre objektivave që Serbia ka marrë si obligim për t'i përmbushur para bashkësisë ndërkombëtare".

 

Javën që shkoi, përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nënshkruan me autoritetet e Beogradin përfshirjen e sërishme në trupin Bashkërendues për Serbinë e Jugut. Kryetari I komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, thotë se përmes këtij trupi synohet integrimi i shqiptarëve në strukturat shtetërore të Serbisë dhe një komunikim më i mirë me përfaqësuesit e strukturave politike dhe organizatat civile në Serbi. "Mund të thuhet se me suksese të ndryshueshme gjatë periudhës së shkuar, Trupi Koordinues ka realizuar një pjesë të programit. Ajo që mbetet e parealizuar është integrimi i shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, dhe besojmë se me këtë formë të dialogimit që po krijohet në Luginë të Preshevës, do të arrijmë t'i realizojmë edhe objektivat e vendosura në vitin 2001, edhe me planin e qeverisë dhe me marrëveshjen e Konçulit për realizimin e të drejtave kolektive për shqiptarët", thonë zoti Kamberi.

 

Tetë vjet pas konfliktit të armatosur në Luginën e Preshevës, përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës besojnë se pozita e komunitetit shqiptar në Serbinë e Jugut do të përmirësohet, me gjithë tensionet e herëpashershme. Në fund të vitit që lamë pas autoritetet serbe arrestuan 10 shqiptarë, ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën dyshimet për siç thuhet përfshirje në krime lufte. Këto arrestime nxitën pakënaqësi në komunat me shumicë shqiptare dhe tensionimin e marrëdhënieve të tyre me Beogradin zyrtar.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Margaret Rupli Uduard korespondentja e parë amerikane grua (03.30.2009)
The Washington Post: Një ristemim për Rusinë (03.28.2009)
Vasllav Havel: Radio Evropa e Lirë t'i edukojë politikanët (03.27.2009)
Verena Knaus: Kosova - rast për Rusinë ta zemërojë Perëndimin (03.25.2009)
BSPK përkujtoi Agim Hajrizin (03.25.2009)
Ollbrajt: Lufta në emër të Lirisë (03.24.2009)
Biri i JFK me nënë austriake gati për provën e ADNsë (03.23.2009)
Spanja do të tregohet e arsyeshme (fleksibile) për tërheqjen nga Kosova (03.22.2009)
Për ligjin e legalizimeve duhet marrë në konsideratë mendimi i grupeve të interesit (03.21.2009)
Në emër të "kolaboracionistëve" dhe "surretërve" (03.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]