E Enjte, 04.18.2024, 08:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Carin O'Reilly: Veriu i Kosovës s'është "konflikt i ngrirë"
E Martë, 03.31.2009, 05:14pm (GMT+1)

"Nuk duhet harruar se 14 vjet pas Dejtonit, ende merremi me Bosnjën, ndërsa Kosova si shtet ekziston vetëm një vjet dhe rrjedhimisht vështirë është të flitet për të si "konflikt i ngrirë", thotë për radion Evropa e Lirë, Carin O'Reilly.


Carin O'REILLY është analiste për siguri, politikë dhe terrorizëm në "Jane's Information Group", me seli në Londër.



RADIO EVROPA E LIRË: Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, sërish ka thënë se Beogradi kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Prishtina akuzon Serbinë për destabilizim të pjesës veriore të Kosovës. A mund të shndërrohet kjo pjesë e Kosovës në "konflikt të ngrirë"?
CARIN O'REILLY: Është shumë herët t'i jepet përgjigje kësaj pyetjeje. Ndoshta kemi të bëjmë me "konflikt të ngrirë", por kur apostrofojmë këtë term, rëndom mendojmë në Gjeorgjinë ose territore tjera.

Kosova është diç e re dhe çdo vlerësim i tillë është i ngutur. Nuk duhet harruar se 14 vjet pas Dejtonit, ende merremi me Bosnjën, ndërsa Kosova si shtet ekziston vetëm një vjet dhe rrjedhimisht vështirë është të flitet për të si "konflikt i ngrirë".

Mendoj se shumë gjëra do të varen nga investimet që do të bëhen në Kosovë, nga prania e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, nga aftësitë e liderëve kosovarë dhe nga zhvillimet në fqinjësi dhe veçanërisht në Serbi dhe Shqipëri.

RADIO EVROPA E LIRË: Para do kohe, ish-radikali Tomislav Nikoliq ka folur për një aleancë ushtarake me Rusinë. Ç'do të thotë kjo?

CARIN O'REILLY: Kam dëgjuar, por nuk e di se çfarë do të thotë. Mbase kjo është diç që e dëshiron Nikoliqi, nëse do të ishte president i Serbisë. Gjithsesi se dëshiron një lidhje të fuqishme ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, që do të nënkuptonte një formë të bashkëpunimit ushtarak.

Por, Rusisë nuk i duhen partnerët e barabartë. Rusia nuk funksionon në këtë mënyrë. Ajo kërkon satelitë.

Më duket se Nikoliqi dëshiron për Serbinë pozicionin çfarë e ka pasur ish-Jugosllavia, por një gjë e tillë është e pamundur edhe për shkak të raportit me vendet fqinje, si ndaj Perëndimit, ashtu edhe ndaj Rusisë.

RADIO EVROPA E LIRË: Shërbime të ndryshme të specializuara sinjalizojnë se Ballkani sërish po bëhet zonë e pasigurisë. A ndani këtë mendim?
CARIN O'REILLY: Po, deri në një masë. Situata nuk është siç ka qenë para 20 vjetësh, në kohën e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, por sinjale shqetësuese ka.

Në kohën e krizës globale ekonomike ekziston droja se në këtë fazë në Ballkanin e "harruar" mund të ketë sërish probleme dhe rajoni të gjendet në mesin e hapësirave problematike.

RADIO EVROPA E LIRË: A përbën rrezik Bosnja, ku sërish ka ftesa për referendum për shkëputjen e Republikës Serbe, ndërsa hetohet edhe prani e muxhahedinëve në këtë vend?
CARIN O'REILLY: Mendoj se ideja e shkëputjes së Republikës Serbe është shumë më e rrezikshme, sesa luftëtarët që kanë mbetur në Bosnjë. Kohëve të fundit, shumë po flitet për mundësinë e shkëputjes, me të cilën kërcënohet Dodik.

Nuk e di sa ka në këtë logjikë vetëm retorikë dhe sa realitet. Megjithatë, nuk mendoj se ky është një rrezik i drejtpërdrejtë për Bosnjën, por shumë faktorë që kanë stabilizuar Ballkanin, janë gjithnjë e më të dobët.

Evropa perëndimore është e preokupuar me rajone, situata dhe çështje tjera.

Ndërkaq, mendoj se kërcënimi nga ekstremistët islamikë është pakëz i tepruar. Mendoj se ky rrëfim është problem më i madh për Britaninë e Madhe, sesa për Bosnjën. Voal-online.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Komuna e Bujanocit dhe pozita e shqiptarëve (03.31.2009)
Margaret Rupli Uduard korespondentja e parë amerikane grua (03.30.2009)
The Washington Post: Një ristemim për Rusinë (03.28.2009)
Vasllav Havel: Radio Evropa e Lirë t'i edukojë politikanët (03.27.2009)
Verena Knaus: Kosova - rast për Rusinë ta zemërojë Perëndimin (03.25.2009)
BSPK përkujtoi Agim Hajrizin (03.25.2009)
Ollbrajt: Lufta në emër të Lirisë (03.24.2009)
Biri i JFK me nënë austriake gati për provën e ADNsë (03.23.2009)
Spanja do të tregohet e arsyeshme (fleksibile) për tërheqjen nga Kosova (03.22.2009)
Për ligjin e legalizimeve duhet marrë në konsideratë mendimi i grupeve të interesit (03.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]