E Martë, 04.23.2024, 09:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Të legalizosh demokracinë dhe lëvizjen e lirë
E Mërkurë, 04.01.2009, 09:07am (GMT+1)

 Kur perdja e hekurt ra dhe busti i diktatorit u shemb përdhe, njerëzit parasëgjithash kishin shijuar lirinë dhe bashkë me të edhe lëvizjen e lirë. Një vend i çliruar shtrihej gjithandej, sido me një profil të mungesës së rregullit dhe rendit deri në kaos. Ndërsa me mijëra shqiptarë kapërcyen kufirin shtetëror për të nisur një jetë tjetër në Perëndim, disa qindra mijëra të tjerë, nga më të varfërit, zbritën nga thellësitë e vendit kryesisht për në Tiranë dhe Durrës, por dhe në qytete të tjera të mëdha. Natyrisht, ata themeluan atë fenomen social që do të quhej migrim i brendshëm, duke thyer një rregull të vendosur për gati 50 vjet të regjimit komunist, rregull i cili parathoshte se në kryeqytet do të mund të vinin vetëm ata qytetarë që ishin nga ato krahina prej nga vinte udhëheqja komuniste e vendit. Fakti që kjo lloj lëvizje, tmerrësisht e kontrolluar nga regjimi, ishte shndërruar në një rregull, bëri që të gjithë ata që do të vinin pas 20 shkurtit 1991 në kryeqytet dhe sidomos nga periferitë e largëta të tij, të konsideroheshin jashtë rregullit dhe të anatemoheshin.

19 vjet më parë, ndërsa u përpoqëm të përkufizonim demokracinë si liri politike dhe ekonomike, nuk harruam kurrë lëvizjen e lirë si një komponent themelor të saj.

Shumë ideologë e parti politike dhe pas tyre shpurat raciste, në komentet e tyre pranonin konceptin e lëvizjes së lirë dhe të legalizimit vetëm për shqiptarët që emigronin jashtë vendit, ndërsa ua mohonin atë bashkatdhetarëve të tyre në Kënetën e Durrësit, Bathore, apo Paskuqan.

Shpesh, paragjykimet politike ua bënë jetën këtyre njerëzve shumë më të vështirë, nganjëherë edhe më të vështirë se emigrantëve tanë në Romë apo Athinë, ku gradualisht ata po legalizoheshin. Shumë parti të majta në Tiranë i panë banorët e rinj si kërcënim për llogaritë e tyre elektorale, duke i identifikuar ata gabimisht, vetëm si mbështetës të demokratëve.

Kjo histori, prodhoi më shumë demagogji dhe nëpërkëmbje për këtë komunitet, se sa mbështetje. Ky paragjykim shkonte paralel me mungesën e theksuar të infrastrukturës, shkollave, qendrave mjekësore dhe atyre sportive e edukuese. Por, demokracia dhe lëvizja e lirë do të jepte rezultate. Ata që e filluan jetën në periferi, duke shitur paketa cigaresh në bulevard apo duke ndërtuar shumëkatëshet e atyre që vinin nga zona e parë operative, shpesh kontigjente të interpolit, do t'i jepnin kryeqytetit jo vetëm energjinë e rindërtimit, miliarda dollarë të punës në të zezë, por edhe një koncept të ri të konkurencës së tregut.

Imazhi kur ata kishin ardhur në fillim të viteve '90, të hipur me karroceri makinash të vjetra për të zbarkuar në periferi të qyteteve dhe për të nisur një jetë të re me çadra, plasmasë dhe kasolle, shpejt do të harrohej.

Këta mijëra qytetarë, duke prekur ëndrrën e lëvizjes së lirë, kishin bërë mrekullinë. Pas gati një gjysëm shekulli, po ndreqej një nga padrejtësitë me të mëdha sociale që kishte njohur vendi. Kontrolli i lëvizjes kishte marrë fund brenda një sistemi të ri, i cili shndërronte në pak vite hapësira të periferive, gati të shkreta në lagje (nga Vlora deri në Shkodër), nga më të bukurat që kam parë nga Tirana deri në New York.

Pas gati 19 vjetësh, këta mijëra qytetarë shqiptarë po marrin tapitë e shtëpive të tyre. Më së fundi, ata do të ndjehen qytetarë të barabartë të këtij vendi për t'iu drejtuar së ardhmes me guxim dhe siguri, bashkë me fëmijët e tyre.

Mujë Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Carin O'Reilly: Veriu i Kosovës s'është "konflikt i ngrirë" (03.31.2009)
Komuna e Bujanocit dhe pozita e shqiptarëve (03.31.2009)
Margaret Rupli Uduard korespondentja e parë amerikane grua (03.30.2009)
The Washington Post: Një ristemim për Rusinë (03.28.2009)
Vasllav Havel: Radio Evropa e Lirë t'i edukojë politikanët (03.27.2009)
Verena Knaus: Kosova - rast për Rusinë ta zemërojë Perëndimin (03.25.2009)
BSPK përkujtoi Agim Hajrizin (03.25.2009)
Ollbrajt: Lufta në emër të Lirisë (03.24.2009)
Biri i JFK me nënë austriake gati për provën e ADNsë (03.23.2009)
Spanja do të tregohet e arsyeshme (fleksibile) për tërheqjen nga Kosova (03.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]