E Premte, 04.19.2024, 01:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Janina Hrebickova: S'duam që Kosova të mbetet "vrimë e zezë"
E Enjte, 04.02.2009, 07:57am (GMT+1)

"Republika Çeke është shumë e përkushtuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ne nuk duam që Kosova të mbetet vrimë e zezë", tha e ngarkuara me punë në Ambasadën e Çekisë në Kosovë, Janina Hrebickova.



RADIO EVROPA E LIRË:
Zonja Hrebickova, është zhvilluar takimi i nivelit të lartë të përfaqësuesve të vendeve që kanë dhënë donacione në Konferencën e Donatorëve. Si mendoni se ka vepruar Kosova deri më tani në këtë drejtim?
JANINA HREBICKOVA: Ne jemi shumë të lumtur dhe mbështesim hapat që i ka bërë Qeveria e Kosovës deri më tani. Asistenca e donatorëve është e madhe, por, siç e dini, jo të gjitha fondet janë implementuar plotësisht apo janë vënë në përdorim deri më tani.

Njëra ndër arsyet për këtë është se Qeveria e Kosovës akoma po punon së bashku me Komisionin Evropian dhe të gjithë ne - donatorëve, në drejtim të përmirësimit të shumë çështjeve, derisa mund të bëhet distribuimi i të hollave.

Por, për shkak të situatës aktuale të papëlqyeshme ekonomike, për shkak të recesionit ekonomik dhe krizës ekonomike, jo të gjitha fondet që janë premtuar mund të implementohen.

Sidoqoftë, jam krenare të them se Republika e Çekisë, marrë parasysh madhësinë e saj, krahasuar me shumë shtete të mëdha donatore apo institucione financiare ndërkombëtare, është zotuar për një ndihmë financiare prej 4 milionë e 700 mijë eurosh, brenda periudhës 2008-2011, dhe një pjesë e madhe e kësaj shume është implementuar.

Ato janë implementuar qoftë përmes mekanizmave multilateralë apo mekanizmave bilateralë. Implementimet kryesore përmes mekanizmave multilateralë janë bërë përmes Bankës Botërore, përmes OSBE-së dhe UNDP-së, e që janë grupe të ndryshme të ndihmës, të cilat kanë të bëjnë me punën e forenzikës dhe të hulumtimeve të Policisë së Kosovës.

Ato janë dedikuar po ashtu për të mbështetur rrjetin elektrik, më konkretisht mundësimin e një distribuimi më të mirë me energji elektrike për njerëzit që jetojnë në komuna të përziera, siç është për shembull Kamenica.

Ne, përmes këtyre shumave, jemi duke i ndihmuar dhe fëmijët e hendikepuar, me aftësi të kufizuara në të shikuarit, në të folurit apo dhe të dëgjuarit. Po ashtu, jemi duke i ndihmuar komunitetit ashkali në Podujevë, si dhe sistemit të rehabilitimit në këtë qytet.

Vitin e ardhshëm, duam të punojmë dhe me komunitetin e shumëllojshëm në aspektin etnik dhe fetar të Binçes, si dhe të fillojmë fazën e parë të rindërtimit të trashëgimisë shumë të rëndësishme çifute në Prishtinë, e cila është lënë plotësisht pas dore.

Pra, në jemi duke e mbështetur Qeverinë në shumë raste. Fillimisht, mendojmë se Qeveria po bën mirë nëse vazhdon të përqendrohet në politikat praktike ekonomike, në harmoni me dokumentet afatmesme dhe afatgjate për një zhvillim të qëndrueshëm.

Ne nuk duam që Qeveria të dalë jashtë kësaj vije dhe bashkëpunimi i deritanishëm ka treguar se ata e kanë kuptuar këtë, dhe jo vetëm në nivelin qendror të qeverisjes, por gjithashtu në sektorët që nënkuptojnë ministritë individualisht.

Ne gjithashtu mbështesim plotësisht krijimin e agjencisë për zhvillim, shpërndarje dhe distribuim të fondeve, e që është pjesë e Zyrës së zëvendëskryeministrit, e cila po ashtu do t'i ketë departamentet e saj sektoriale brenda ministrive, sepse ne mendojmë që gjithçka duhet të bëhet në mënyrë harmonike për të mbështetur perspektivën e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ndihma e donatorëve nuk është vetëm për të mbështetur infrastrukturën, edukimin apo shëndetësinë - që të gjitha këto çështje të rëndësishme, por në përgjithësi qëllimi politik global është mbështetja e reformave, ndaj të cilave duhet të jetë e përkushtuar Qeveria e Kosovës.

Kjo nënkupton dhe mbështetjen e rrugës drejt Bashkimit Evropian dhe shumë shtete duhet të përmbushin një varg kërkesash për të hyrë në fazën e parë, të dytë, të tretë e kështu me radhë, që eventualisht mund të çojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

RADIO EVROPA E LIRË: Nëse flasim për reformat ekonomike dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian, sa afër dhe sa larg është Kosova në këtë drejtim?
JANINA HREBICKOVA: Kosova është akoma shumë larg, por, thënë sinqerisht, kjo është në rregull, është natyrale dhe normale. Republikës Çeke i janë dashur 17 vjet prej "Ditës A" deri në "Ditën Z".

Pra, është një proces shumë i gjatë, i cili nuk përfshin vetëm Qeverinë, që do të thotë se nuk është vetëm detyrë e Qeverisë, por është një detyrë kombëtare, që do të thotë se Parlamenti duhet të jetë i përfshirë, po ashtu ministritë, organizatat joqeveritare, mediat, shoqëria civile, akademitë dhe të tjera.

Ajo që dua të them është se ky është një proces i gjatë dhe Kosova akoma është shumë larg, sepse ajo sapo ka filluar; keni vetëm një vit të ekzistimit dhe të qeverisjes, ndërsa keni 10 vjet të mbikëqyrjes ndërkombëtare.

Po, është e vërtetë se Bashkimi Evropian ka qenë shumë aktiv përmes shtyllës së katërt të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, e cila ka përgatitur një bazë të rëndësishme dhe domethënëse, në mënyrë që të mund të vazhdohet kjo rrugë tani.

Por, akoma kanë mbetur një varg detyrash që duhet të zbatohen dhe për këtë arsye ne mbështesim iniciativën e Qeverisë së Kosovës të zhvillojë takime të nivelit të lartë, që kanë për qëllim të merren me trajtimin e donacioneve dhe asistencën e donatorëve.

Çdo gjë është e përbashkët, andaj përmes kësaj ata po ua hapin rrugët vetes, neve, si dhe të gjithë shtetit - të kuptojë se kjo është një pjesë e rrugës së nevojshme për të çuar Kosovën një ditë në Bashkimin Evropian.

RADIO EVROPA E LIRË: Ka pasur kritika, sipas të cilave, Qeveria e Kosovës nuk ka një strategji në këtë drejtim. Çfarë mendoni ju?
JANINA HREBICKOVA: Në çdo shoqëri të post-konfliktit, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Lindjen e mesme dhe çdokund, asnjë qeveri nuk ka një vizion strategjik për gjithçka. Por, për këtë arsye ne jemi këtu dhe për këtë arsye Komisioni Evropian është i përkushtuar dhe punon ngushtë me Qeverinë e Kosovës, për të zhvilluar dhe për të dalë me ide dhe strategji të reja; prandaj, ne në mënyrë shoqërore themi se ku nevojiten përmirësime - siç i përmenda, forcimin e kapaciteteve administrative të Qeverisë dhe të agjencive të saj.

Parlamenti duhet të ketë rolin e mbikëqyrjes dhe të bashkëpunimit me Qeverinë për të menaxhuar financat shtetërore. Imagjinoni sikur të kishit një shumë të madhe të financave shtetërore, nuk do të mjaftonte vetëm qasja strategjike e Qeverisë, por duhet të ekzistojë një trup tjetër, i përbërë nga njerëz të tjerë dhe kapacitete të tjera kombëtare, që do të merreshin me planifikimet për shpërndarje, implementim dhe të tjera.

RADIO EVROPA E LIRË: Republika Çeke është e njohur nga koha e Vaclav Havelit dhe "People in Need", që kanë mbështetur Kosovën. Çfarë mund të bëjë Republika Çeke për Kosovën tani?
JANINA HREBICKOVA: Jam krenare të përfaqësoj shtetin çek në Kosovë, sepse që nga fillimi ne kemi qenë mjaft aktivë në tërë regjionin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe Kosovën, dhe jo vetëm përmes njërës prej OJQ-ve të saj më të mëdha e më të rëndësishme "People in Need", apo përmes Vaclav Havelit dhe aktiviteteve të tij si ish-President, por gjithashtu përmes shtetit të vërtetë - pra përmes kontributit të Qeverisë.

Zotimi ynë prej 4 milionë e 700 mijë eurosh në Konferencën e Donatorëve, në qershor të vitit të kaluar, nuk ka rënë nga qielli brenda një dite, por është vazhdim i përfshirjes së Republikës Çeke që nga viti 1999, përmes aktiviteteve civile, të ekspertëve, politike, ushtarake, policore, si dhe aktiviteteve në kuadër të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, si dhe në vendet fqinje të Kosovës, si në Bosnjë e Hercegovinë, në Maqedoni, në Serbi dhe të tjera.

Ajo që dua të theksoj është se Republika Çeke është shumë e përkushtuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ne nuk duam që Kosova të hiqet, ne nuk duam që Kosova të mbetet një vrimë e zezë.

Ne besojmë se në të njëjtën mënyrë, sikurse Bosnja e Hercegovina, Serbia, Maqedonia apo Mali i Zi, edhe Kosova duhet të bëjë të njëjtën gjë për të qenë pjesë e familjes evropiane.

Mirëpo, kjo nuk varet vetëm nga ne, por varet kryesisht nga ju, në mënyrë që të mund t'i implementoni kushtet në atë mënyrë që të fitoni vetëbesimin se jeni në këtë rrugë. Pastaj, varet nga ne, të shkojmë së bashku duke ju mbështetur. Pra, Republika Çeke ka qenë e përkushtuar, është e përkushtuar dhe mendoj se do të jetë e përkushtuar në këtë drejtim.

Ne, si kryesuese e radhës e Presidencës së Bashkimit Evropian, kemi politikën tonë të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, si një ndër prioritetet tona së bashku me integrimet trans-atlantike dhe marrëdhëniet e partneritetit me Evropën Lindore.

Ne mendojmë se pa zgjerimin e Bashkimit Evropian përmes integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të mund të ndikohej negativisht kryevepra e ekzistencës 60-vjeçare të Bashkimit Evropian, andaj dhe e mbështesim atë.

RADIO EVROPA E LIRË: A mund të jetë një pengesë në këtë drejtim fakti që Kosovën akoma nuk e kanë njohur të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian?
JANINA HREBICKOVA: Nuk mendoj kështu, por nuk dua të flas në emër të atyre shteteve. Ne, si kryesuese e presidencës, jemi duke i pajtuar të gjitha pikëpamjet dhe qëndrimet dhe secili shtet ka të drejtë të bëjë atë që do dhe atë për të cilën konsideron se është e drejtë.

Në fakt, ne besojmë se çdo shtet në Bashkimin Evropian e kupton seriozitetin e bashkëpunimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor; anasjelltas, po ashtu besojmë se ato shtete kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Drejtues të Shoqatës Antikomuniste 2 Prilli kërkojnë ekstradimin e Gjekë Çelës (04.02.2009)
Të legalizosh demokracinë dhe lëvizjen e lirë (04.01.2009)
Carin O'Reilly: Veriu i Kosovës s'është "konflikt i ngrirë" (03.31.2009)
Komuna e Bujanocit dhe pozita e shqiptarëve (03.31.2009)
Margaret Rupli Uduard korespondentja e parë amerikane grua (03.30.2009)
The Washington Post: Një ristemim për Rusinë (03.28.2009)
Vasllav Havel: Radio Evropa e Lirë t'i edukojë politikanët (03.27.2009)
Verena Knaus: Kosova - rast për Rusinë ta zemërojë Perëndimin (03.25.2009)
BSPK përkujtoi Agim Hajrizin (03.25.2009)
Ollbrajt: Lufta në emër të Lirisë (03.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]