E Premte, 03.29.2024, 09:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DEKLARIME TE GAZETAREVE SHQIPTARE QE KANE PERCJELLE NE STRASBURG SAMITIN E NATO-S, KU SHQIPERIA U RRADHIT NE KRAH TE ALEATEVE PERENDIMORE
E Shtunë, 04.04.2009, 11:51am (GMT+1)


DEKLARIME TE GAZETAREVE SHQIPTARE QE KANE PERCJELLE NE STRASBURG SAMITIN E NATO-S, KU SHQIPERIA U PARAQIT NE KRAH TE ALEATEVE PERENDIMORE

Deklaroi per Voal-online


Juela Mecani,  gazetare dhe zedhenese e Kryeministrit te Shqiperise

Pranimi i Shqiperise ne NATO perben nje moment historik per Shqiperine dhe te gjithe kombin shqiptar. Tani nuk kam e dyshim se Shqiperia ka dale nga udhekryqi i tranzicionit dhe pas pranimit ne NATO, ajo shpejt do te jete edhe pjese e BE-se. Mendoj se anetaresimi ne NATO do teperbeje ngjarjen me te rendesishme per shqiptaret ne shekullin e 21. Pas vuajtesh shekullore, mendoj se me ne fund ora e shqiptareve eshte kthyer per se mbari.

Sami Neza, Kryeredaktor i "Standard"

Prej shekujsh flamuri shqiptar dhe shqiptaret ne pergjithesi  kane munguar ne ngjarjet  politike, ushatrake dhe diplomatike te Evropes ndersa prej dje iu bashkuam me ne fund dhe perfundimisht miqve natyrale te shqiptareve.Ata shqiptare qe kane mundesi si ne gazetaret qe po ndjekim punimet e samitit te NATO-s, ta shohin nga afer keto dite renditjen e  Shqiperise mes 28 "te froteve" te botes nuk  do ta harrojne me ate moment te kontaktit te pare me faktin. Delegacioni i Shqiperise mberriti dje ne Strasburg per t'iu ngjitur presidenteve dhe kryeministrave te 28 vendeve te NATO-s ne te gjitha aktivitetet e tyre. Ndoshta do te mbetet nder delegacionet me  historike  shqiptare fatmiresisht jo me per te mbrojtur te drejtat e shqiptareve por per te konsoliduar te drejtwn e tyre per te mbrojtur te tjeret dhe demokracine ne bote. Nderkaq vete Shqiperia tashme i duhet te jetoje pervec me privilegjet e organizates edhe me pergjegjesite e saj si nje nga 28 votat  qe vendose jo rralle per fatet e botes.

 

Denis Minga, Redaktor Pergjegjes i News 24

Padyshim qe anetaresimi ne NATO perben nje moment te rendesishem per vendin, pasi duke qene pjese e nje Aleance kaq te madhe dhe kaq te sigurt, Shqiperia do te konsiderohet gjithnje e me teper nje vend me i sigurt dhe kjo do te shtoje edhe investimet e huaja. Tjeter moment pozitiv i anetaresimit ne NATO eshte fakti qe mendoj se do ta beje me te pergjegjshem politiken shqiptare per te mos shkelur standartet e demokracise per te qene nje vend ne NATO, pasi eshte shume e kufizuar  hapesira per cdo politikan per te shkelur standartet e demokracise apo ceshtje e tjera qe lidhen me lirite e njeriut apo edhe te demokracise moderne.

Esmeralda Mulaj, gazetare e TVSH

Antarsimi i Shqiperis ne Nato shenon kthesen e  madhe ne historine e kombit shqiptar. Askush nuk do te mund te neperkemb me popullin shqiptar ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Maqedoni a kudo qe ndodhen anembane botes.    Nje popull qe per shkak se ishte i vogel iu nenshtruar per shekuj ndarjes e coptimit, nje popull qe vuajti diktaturen me te eger ne Europe nje popull i etur per liri  qe sot e ne shekujt e mijevjecaret qe do te vijne do te lundroje ne mrekullin e tij. Sot te gjithe ne themi me krenari se jemi shqiptare, Flamuri kuq e zi falvitet mes flamujve te demokracive me te medha te botes dhe shteteve me te fuqishme. Bota qe sot do ta shoh ndryshe Shqiperin, fjala e saj do te degjohet e vendimi do te pranohet. Pra sot ne jemi ndryshe, me te fort, me te medhenj dhe me te sigurt.

 

 

 

 

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Presideni Obama shfrytezon takimin e NATO-s per te fituar zemrat dhe mendjet e Europianeve (04.04.2009)
Mark Grosman: Shqiperia, Kroacia e merituan anetaresimin ne NATO (04.03.2009)
Janina Hrebickova: S'duam që Kosova të mbetet "vrimë e zezë" (04.02.2009)
Drejtues të Shoqatës Antikomuniste 2 Prilli kërkojnë ekstradimin e Gjekë Çelës (04.02.2009)
Të legalizosh demokracinë dhe lëvizjen e lirë (04.01.2009)
Carin O'Reilly: Veriu i Kosovës s'është "konflikt i ngrirë" (03.31.2009)
Komuna e Bujanocit dhe pozita e shqiptarëve (03.31.2009)
Margaret Rupli Uduard korespondentja e parë amerikane grua (03.30.2009)
The Washington Post: Një ristemim për Rusinë (03.28.2009)
Vasllav Havel: Radio Evropa e Lirë t'i edukojë politikanët (03.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]