VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sokol BALLA: Fati dhe rastesia shpresoj te na sjellin serisht tek ky qytet i mbare per Shqiperine

Interviste me Sokol BALLEN, Drejtor i Informacionit ne TopChannel


E Shtunë, 04.04.2009, 02:03pm (GMT1)

Interviste me Sokol Ballen, Drejtorin e Informacionit ne TopChannel

Sokol BALLA: Fati dhe rastesia shpresoj te na sjellin serish tek ky qytet i mbare per Shqiperine

Voal-online : Sokol, sot jemi mbledhur ne Strasburg per te qene deshmitare te nje date historike per shqiptaret, ju si do ta pershkuani kete date ?

Sokol BALLA: Si nje moment vazhdimesie i nje etape te re historike prej nje viti, qe prej Samitit te Bukureshtit, kur morem ftesen. Nje nga pak privilegjet e te qenit gazetar, eshte se duke bere detyren,  po ashtu behesh deshmitar i momenteve te medha, si ky sot.

 Voal-online: A ka ndikuar hyrja e Shqiperise ne NATO per te reformuar klasen politike shqiptare ?

Sokol BALLA: Edhe nese nuk ka ndikuar, besoj do te ndikoje ne te ardhmen. Tashme papergjegjshmeria politike eshte nje shfaqje zyrtarisht e papranueshme per nje vend anetar te NATO-s, papergjegjshmeri, ne gjerat qe thone e qe bejne si politikane.

 Voal-online : Ka 18 vjet qe Shqiperia  eshte sfilitur ne nje tranzicion fa fund, mendoni se anetaresimi I Shqiperise ne Aleance, do t'i jape fund ketij tranzicioni ?

Sokol BALLA: Une nuk mendoj se eshte fundi, por ka shanse te kthehet ne fillimin e fundit te tranzicionit.Perdorimi ekstrem qe po i behet anetaresimit, parë me shume si nje karte elektorale, dhe jo si nje moment reflektimi, sic thoni edhe ju, per te shkurtuar tranzicionin, eshte nje fakt qe provon kete. Natyrisht ne nje sistem demokratik, jane votat qe percaktojne vendin, hyrjen dhe daljen nga politika. Por minimumi qe kjo klase duhet te beje, eshte te arkivoje nje sjellje dhe komunikim publik qe le per te deshiruar, perballe nje shoqerie qe vete ecen me nje shpejtesi te ndryshme nga politika.

Voal-online :  Ne lidhje me keta 18 vjet, çfare ka ngjere me shqiptaret dhe klasen politike shqiptare gjate kesaj  kohe ?

 Sokol BALLA: Shoqeria dhe politika qe duhet te ecin ne shina paralele, prej vitesh po distancohen nga njera tjetra, cka reflekton tek mosreagimi i politikes ndaj kerkesave te shoqerise dhe indiferenca e shoqerise, per te marre pjese, apo ndikuar ne politike.

 Voal-online : Si do te jene zgjedhjet parlamentare te 2009 ?

Sokol BALLA : Shpresoj te jene korrekte dhe te ndershme. Nje proces i deformuar, do te na kthente prapa me te njejten shpejtesi, qe kemi ecur para keto dy vjet.

 Voal-online: Me 1 prill ka hyre ne fuqi MSA, e kur e parashikoni qe te mblidhemi si sot ne Bruksel ?

Sokol BALLA: Une bej nje parashikim timin per vendin: jo ne Bruksel, por serish ne Strasburg. Ketu ne 1995 hyme ne Keshill te Europes, ketu 14 vjet me vone hyme ne NATO, fati dhe rastesia shpresoj te na sjellin serish tek ky qytet i mbare per Shqiperine. Sa per kohen, po tregohem realist: se paku mos te ndodhe, 14 vjet pas anetaresimit ne NATO...

 

 

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.