E Enjte, 04.25.2024, 11:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Berisha i uroi besimtarët muslimanë me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamet
E Djelë, 04.19.2009, 08:03am (GMT+1)

Kryeministri Berisha u ka drejtuar një mesazh përshëndetës besimtarëve muslimanë me rastin e festimeve për ditëlindjen e Profetit Muhamed, mëshirë për gjithë njërëzimin. Duke e vlerësuar Profetin Muhamed, si simbolin e urtësisë, dashurisë vëllazërore midis njerëzve të bujarisë dhe mëshirës për të gjithë njerëzimin, kreu i ekzekutivit tha se kjo ditë përveç kujtimit dhe nderimit që i bëhet jetës dhe veprës së Profetit Muhamed A.S., janë njëkohësisht mënyra më e shkëlqyer, që nën shembullin e Tij, të përcillet së bashku mesazhin universal të bashkëjetesës paqësore e mirëkuptimit, të tolerancës e harmonisë fetare e shoqërore dhe besimin tek Zoti. Këto virtyte të mëdha, vijon më tej kreu i qeverisë në mesazhin e tij, janë ngulitur tashmë thellë në ndërgjegjen e kombit shqiptar. "Toleranca dhe harmonia fetare e shqiptarëve është ruajtur e trashëguar ndër breza dhe përbën sot burim krenarie kombëtare, si edhe një vlerë e kontribut që shqiptarët sot, kur Shqipëria është bërë anëtare me të drejta të plota e Aleancës politiko-ushtarake më të suksesshme të kohërave, ndajnë me familjen e kombeve më të lirë e më të zhvilluar të planetit", nënvizon më tej në mesazhin e tij kreu i qeverisë. Ai shpreh kënaqësinë që kjo ditë festohet nga të gjithë si anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke pasur sigurinë dhe garancinë se tashmë Shqipëria ka bërë realitet ëndrrën më të vjetër dhe të bukur të shqiptarëve dhe besimin se tashmë e ardhmja e saj, e fëmijëve dhe e nipërve tanë do të jetë e sigurt në rrugën e progresit dhe begatisë. "Por gjithashtu, i sigurt është fakti që Shqipëria, dikur vendi i gulagëve, hiper-kolektivizmit total, ku të drejtat dhe liritë e njeriut ishin të ndaluara me ligj, është sot vendi ku këto liri e të drejta themelore të njeriut, besimi dhe respekti për fenë dhe kultet garantohet nga shteti ligjor dhe respektohet nga të gjithë institucionet e tij", thuhet më tej në mesazhin e kreut të ekzekutivit. Ai shton se tashmë Shqipëria është vend i NATO-s dhe në proces integrimi për në BE, kur Kosova është e lirë dhe e pavarur, kur faktori shqiptar në Ballkan, Europë e më gjerë, është formësuar e konsoliduar si kurrënjëherë në historinë shumëshekullore të këtij kombi të lashtë. Kreu i qeverisë e vë theksin në vlerat e çmuara të popullit shqiptar përsa i përket harmonisë, tolerancës, bashkëjetesës shembullore fetare, pranimit dhe zhvillimit të diversitetit kulturor, fetar e më gjerë, besimit te Zoti në ruajtje të shëndetit moral dhe të vlerave shpirtërore të shoqërisë. Ai i cilësoi këto vlera të çmuara, që i bëjnë shqiptarët pjestarë të denjë të komunitetit euroatlantik. "Të dashur vëllezër e motra besimtarë, ndonëse sot nuk jam i pranishëm në sallën ku ju festoni, fizikisht dhe shpirtërisht unë ndihem aty me ju, duke ndarë së bashku me ju gëzimin dhe solemnitetit e kësaj dite festive për besimtarët muslimanë, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë", thuhet në mesazhin e kryeministrit Berisha. Ai vlerëson në mënyrë të veçantë kontributin e besimtarëve muslimanë e komunitetit musliman, që si komuniteti më i madh fetar në vend ka dhënë dhe vazhdon të japë shembullin më të shkëlqyer të tolerancës, dashurisë dhe harmonisë fetare, së bashku me komunitetet e tjera fetare dhe jo fetare. "Të mos harrojmë se besimet fetare kanë në themel besimin në një Zot, i cili mbi të gjitha na mëson të duam, të respektojmë dhe të ndihmojmë vëllanë dhe motrën tonë më të vobektë, më të pamundur dhe në nevojë, të ndajmë me ta dashurinë, respektin e drejtësinë". Duke cituar fjalët e profetit Muhamed, "askush prej jush nuk ka arritur besimin e vërtetë derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vete", kryeministri Berisha thekson se shqiptarët kanë një pasuri të madhe, pluralizmin fetar dhe bashkekzistencën në paqe e harmoni tradicionale midis njerëzve të besimeve të ndryshme. Ai shprehet se detyra e përbashkët e të gjithë shqiptarëve është ta konsolidojmë edhe më tej këtë traditë të shkëlqyer, sikundër është detyra jonë t'u krijojmë besimtarëve dhe komuniteteve fetare kushtet për të ushtruar me dinjitet misionin e tyre social të edukimit me fjalën e shenjtë dhe besimin në Zot. "Qeveria ka miratuar, për herë të parë në historinë e demokracisë shqiptare, projektligjin për Financimin e Bashkësive Fetare tradicionale, si shprehje e përkujdesjes dhe përkrahjes që ajo dëshiron t'i japë zhvillimit të marrëdhënieve të ndërsjella dhe mbarëvajtjes e përparimit të mëtejshëm të misionit dhe veprimtarisë së bashkësive fetare në shërbim të komunitetit", thuhet në mesazhin e kreut të qeverisë. Duke përfunduar urimin, kryeministri Berisha përshëndeti dhe uroi nga zemra edhe njëherë besimtarët për ditëlindjen e Profetit Muhamed. Voal-online.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
The New York Times: Fundi i përplasjes së qytetërimeve (04.18.2009)
Profesor Kristian Tomushat: Rrota e historisë nuk mund të kthehet mbrapa (04.17.2009)
Projekti i Shekullit, përfundojnë të 29 urat gjigante, në pak ditë edhe tuneli (04.16.2009)
SHBA: E ardhmja e gazetave në krizën ekonomike dhe në periudhën dixhitale (04.15.2009)
Kosova dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (04.13.2009)
Sqarimi i fatit të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë në interes të të gjithëve (04.11.2009)
Sokol BALLA: Fati dhe rastesia shpresoj te na sjellin serisht tek ky qytet i mbare per ShqiperineInterviste me Sokol BALLEN, Drejtor i Informacionit ne TopChannel (04.04.2009)
DEKLARIME TE GAZETAREVE SHQIPTARE QE KANE PERCJELLE NE STRASBURG SAMITIN E NATO-S, KU SHQIPERIA U RRADHIT NE KRAH TE ALEATEVE PERENDIMORE (04.04.2009)
Presideni Obama shfrytezon takimin e NATO-s per te fituar zemrat dhe mendjet e Europianeve (04.04.2009)
Mark Grosman: Shqiperia, Kroacia e merituan anetaresimin ne NATO (04.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]