E Premte, 03.29.2024, 12:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KALENDAR, 24 PRILL - ATSH
E Enjte, 04.23.2009, 07:27am (GMT+1)

NGA VENDI:  

     Sot është Dita ndërkombëtare e solidaritetit të rinisë.

     1081- Normanet te udhehequr nga Robert Guiskardi ("Robert Dinaku") dhe biri i tij Boemund, u kthyen ne Shqiperi nga Otrantoja dhe morren Durresin dhe Vloren (Avlona). Ky ishte sulmi i ushtrive normane në tokat arbërore.

     1341 -Pas vdekjes së perandorit bizantin Androniku i tretë Paleologu, arvanitasit e Thesalisë shpërthyen në një kryengritje e cila u përhap deri në Berat.

     1874 - Autoritetet turke, arrestojnë Hasan Tasimin, për veprimtarinë e tij patriotike megjithëse ai ishte rektori i Universitetit të vetëm turk.

     1897-Lindi ne Adrianopojë apo Edrene pedagogu, ekonomisti dhe diplomati Reshat Asllani. Ndoqi kolegjin në Stamboll ku bashkë me shqiptarët e tjerë kërkoi futjen e gjuhës shqipe, ngritjen e flamurit tonë dhe krijimin e qarkut letrar apo të rrethit letrar shqiptar.

     1910 - Kryengritësit kosovarë të udhëhequr nga Idriz Seferi pas luftimesh të ashpra morën shpellën e Kaçanikut. Kjo alarmoi qeverinë xhonturke e cila filloi mobilizimin dhe grumbullimin e forcave kundër luftëtarëve shqiptarë.

     1922 - Lindi këngëtari Zihni Berati. Shkolla e parë muzikore për të ishte qyteti i lashtë i këngëve por edhe familja e tij e talentuar. Vëllai i tij Naxhiu, një violinist virtuoz që bashkëpunoi me mikrofonin e Radio Tiranës që në fillimet e saj, e afroi me pedagogun italian Andrea Velo, por edhe me mikrofonin e radios. Arsimimin muzikor e vazhdoi pas çlirimit me Liceun artistik. Që në rininë e hershme deri në fund të karrierës së tij artistike, Zihni Berati ka qenë mik dhe bashkëpunëtor i mikrofonit shqiptar.

     1921- Këshilli kombëtar i dalë nga zgjedhjet zhvilloi seancën e tij të parë dhe kjo praktikisht shënon fillimin e jetës parlamentare në vendin tonë. Këshilli kishte 75 deputetë dhe plotësoi kuadrin më të nevojshëm për funksionim normal të jetës shtetërore. Veprimtaria e tij përfundoi në fund të shtatorit 1923.

     1933 - Hyn në fuqi traktati i miqësisë Shqipëri Uruguaji. Ai u nënshkrua në Romë në prill 1932.

     1950 - Filarmonia shqiptare jep në Tiranë premierën e parë "Valëzimi i popujve", një spektakël i pasur me këngë dhe valle të shumta. Për herë të parë u luajt në skenë "Shatërvani i Bahçisarait" dhe "Esmeralda".

      1951 - Ngrihet i pari avion luftarak shqiptar, i cili shënoi edhe krijimin e armës së aviacionit. Përpjekjet për të pasur aviacionin shqiptar u bënë që në fillim të shekullit, kur një grup të rinjsh nga Shqipëria shkuan për të mësuar aeronautike në Francë. Gjatë kohës së mbretit Zog, në vitet '30 u hapën disa aerodrome ku kishte edhe linja të  rregullta ajrore si në Kukës, Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë. 

    1960- Televizoni Shqiptar nisi rrugën e tij. Themeluesit e tij janë Petro Kito, ish drejtor i Radio Tiranës dhe Fuat Bozgo shef i Redaksisë së Kulturës në Radio. Aparatura e porositur nga ky i fundit në Republikën Demokratike Gjermane u vendos në godinën dykatëshe në rrugën Kont Urani. Që atje filloi transmetimi i emisioneve eksperimentale. Ajo shtëpi e vogël tiranase është djepi i dhjetra stacioneve televizive që gjallërojnë sot në të gjithë Republikën.

 

NGA BOTA: 

      1704 - Për herë të parë u botua një nga gazetat më të hershme të kolonive amerikane "The Boston News-Letter". 

     1731 - Vdiq gazetari dhe shkrimtari i njohur britanik, Daniel Defo, i njohur sidomos për veprën e tij "Robinson  Kruzo". 

     
1856 - Lindi Filip Peten, burrë shteti dhe marshall i ushtrisë franceze. Hero kombëtar për fitoren e tij në Verdun në Luftën e Parë Botërore, ai u diskretitua si bashkëpunëtor i nazizmit për krijimin e qeverisë së Vishisë në Luftën e Dytë Botërore. 

     1898 - Spanja u shpalli luftë Shteteve të Bashkuara pas marrjes së një ultimatumi për t'u larguar nga Kuba. 

     1921 - Rajoni i Tirolit i Europës Qendrore votoi për bashkimin e tij me Gjermaninë. 

     1942 - Lindi artistja dhe këngëtarja amerikane Barbara Straysand. 

     1945 - Afër përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, forcat amerikane çliruan kampin e përqëndrimit të Dacaut. 

     1950 - U krijua nga bashkimi i Palestinës së pushtuar nga Jordania dhe Mbretërisë së Transjordanisë, shteti i Jordanisë. 
    
     1955 - Përfundoi Konferenca e Bandungut, e organizuar nga pesë shtete aziatike. Ajo dënoi kolonializmin si në Perëndim ashtu edhe BRSS. 

     1965 - Qeveria indoneziane mori zyrtarisht nën kontroll të gjitha shoqëritë e huaja në vend. 

     1967 - Vladimir Komarov, rusi i parë që fluturoi me anijen kozmike "Sojuz", u vra gjatë uljes në Tokë në Rusi pas rrotullimit të 17-të rreth Tokës. 

     1970- Gambia u shpall republikë në gjirin e Komenuelthit britanik. 

     1970 - Kina lëshoi në orbitë satelitin e saj të parë. 

     1991 - Udhëheqësit rebelë kurdë arritën një marrëveshje në parim me Sadam Huseinin për një autonomi më të
madhe. 

     1995 - Gjykata e OKB-së për ish-Jugosllavinë përmendi udhëheqësin boshnjak serb, Radovan Karaxhiç dhe dy  nga ndihmësit e tij kryesorë si të dyshuar për krime lufte. 

     1996 - Presidenti rus, Boris Jelcin, u takua me presidentin kinez, Jiang Zemin në fillim të një vizite në Pekin,duke sinjalizuar marrëdhënie më të ngrohta midis fqinjëve gjigandë. 

   1998 - Ruanda ekzekutoi 22 të dënuarit e parë, që u gjetën fajtorë për gjenocidin e vitit 1994. 


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AGPK dënon sulmin fizik ndaj Baton Haxhiut (04.21.2009)
Berisha i uroi besimtarët muslimanë me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamet (04.19.2009)
The New York Times: Fundi i përplasjes së qytetërimeve (04.18.2009)
Profesor Kristian Tomushat: Rrota e historisë nuk mund të kthehet mbrapa (04.17.2009)
Projekti i Shekullit, përfundojnë të 29 urat gjigante, në pak ditë edhe tuneli (04.16.2009)
SHBA: E ardhmja e gazetave në krizën ekonomike dhe në periudhën dixhitale (04.15.2009)
Kosova dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (04.13.2009)
Sqarimi i fatit të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë në interes të të gjithëve (04.11.2009)
Sokol BALLA: Fati dhe rastesia shpresoj te na sjellin serisht tek ky qytet i mbare per ShqiperineInterviste me Sokol BALLEN, Drejtor i Informacionit ne TopChannel (04.04.2009)
DEKLARIME TE GAZETAREVE SHQIPTARE QE KANE PERCJELLE NE STRASBURG SAMITIN E NATO-S, KU SHQIPERIA U RRADHIT NE KRAH TE ALEATEVE PERENDIMORE (04.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]