VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
KALENDAR, 24 PRILL - ATSH E Enjte, 04.23.2009, 07:27am (GMT1) NGA VENDI: 1081- Normanet te udhehequr nga Robert Guiskardi ("Robert Dinaku") dhe biri i tij Boemund, u kthyen ne Shqiperi nga Otrantoja dhe morren Durresin dhe Vloren (Avlona). Ky ishte sulmi i ushtrive normane në tokat arbërore. 1341 -Pas vdekjes së perandorit bizantin Androniku i tretë Paleologu, arvanitasit e Thesalisë shpërthyen në një kryengritje e cila u përhap deri në Berat. 1874 - Autoritetet turke, arrestojnë Hasan Tasimin, për veprimtarinë e tij patriotike megjithëse ai ishte rektori i Universitetit të vetëm turk. 1897-Lindi ne Adrianopojë apo Edrene pedagogu, ekonomisti dhe diplomati Reshat Asllani. Ndoqi kolegjin në Stamboll ku bashkë me shqiptarët e tjerë kërkoi futjen e gjuhës shqipe, ngritjen e flamurit tonë dhe krijimin e qarkut letrar apo të rrethit letrar shqiptar. 1910 - Kryengritësit kosovarë të udhëhequr nga Idriz Seferi pas luftimesh të ashpra morën shpellën e Kaçanikut. Kjo alarmoi qeverinë xhonturke e cila filloi mobilizimin dhe grumbullimin e forcave kundër luftëtarëve shqiptarë. 1922 - Lindi këngëtari Zihni Berati. Shkolla e parë muzikore për të ishte qyteti i lashtë i këngëve por edhe familja e tij e talentuar. Vëllai i tij Naxhiu, një violinist virtuoz që bashkëpunoi me mikrofonin e Radio Tiranës që në fillimet e saj, e afroi me pedagogun italian Andrea Velo, por edhe me mikrofonin e radios. Arsimimin muzikor e vazhdoi pas çlirimit me Liceun artistik. Që në rininë e hershme deri në fund të karrierës së tij artistike, Zihni Berati ka qenë mik dhe bashkëpunëtor i mikrofonit shqiptar. 1921- Këshilli kombëtar i dalë nga zgjedhjet zhvilloi seancën e tij të parë dhe kjo praktikisht shënon fillimin e jetës parlamentare në vendin tonë. Këshilli kishte 75 deputetë dhe plotësoi kuadrin më të nevojshëm për funksionim normal të jetës shtetërore. Veprimtaria e tij përfundoi në fund të shtatorit 1923. 1933 - Hyn në fuqi traktati i miqësisë Shqipëri Uruguaji. Ai u nënshkrua në Romë në prill 1932. 1950 - Filarmonia shqiptare jep në Tiranë premierën e parë "Valëzimi i popujve", një spektakël i pasur me këngë dhe valle të shumta. Për herë të parë u luajt në skenë "Shatërvani i Bahçisarait" dhe "Esmeralda". 1951 - Ngrihet i pari avion luftarak shqiptar, i cili shënoi edhe krijimin e armës së aviacionit. Përpjekjet për të pasur aviacionin shqiptar u bënë që në fillim të shekullit, kur një grup të rinjsh nga Shqipëria shkuan për të mësuar aeronautike në Francë. Gjatë kohës së mbretit Zog, në vitet '30 u hapën disa aerodrome ku kishte edhe linja të rregullta ajrore si në Kukës, Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë. 1704 - Për herë të parë u botua një nga gazetat më të hershme të kolonive amerikane "The Boston News-Letter". 1731 - Vdiq gazetari dhe shkrimtari i njohur britanik, Daniel Defo, i njohur sidomos për veprën e tij "Robinson Kruzo". 1856 - Lindi Filip Peten, burrë shteti dhe marshall i ushtrisë franceze. Hero kombëtar për fitoren e tij në Verdun në Luftën e Parë Botërore, ai u diskretitua si bashkëpunëtor i nazizmit për krijimin e qeverisë së Vishisë në Luftën e Dytë Botërore. 1898 - Spanja u shpalli luftë Shteteve të Bashkuara pas marrjes së një ultimatumi për t'u larguar nga Kuba. 1921 - Rajoni i Tirolit i Europës Qendrore votoi për bashkimin e tij me Gjermaninë. 1942 - Lindi artistja dhe këngëtarja amerikane Barbara Straysand. 1945 - Afër përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, forcat amerikane çliruan kampin e përqëndrimit të Dacaut. 1950 - U krijua nga bashkimi i Palestinës së pushtuar nga Jordania dhe Mbretërisë së Transjordanisë, shteti i Jordanisë. 1955 - Përfundoi Konferenca e Bandungut, e organizuar nga pesë shtete aziatike. Ajo dënoi kolonializmin si në Perëndim ashtu edhe BRSS. 1965 - Qeveria indoneziane mori zyrtarisht nën kontroll të gjitha shoqëritë e huaja në vend. 1967 - Vladimir Komarov, rusi i parë që fluturoi me anijen kozmike "Sojuz", u vra gjatë uljes në Tokë në Rusi pas rrotullimit të 17-të rreth Tokës. 1970- Gambia u shpall republikë në gjirin e Komenuelthit britanik. 1970 - Kina lëshoi në orbitë satelitin e saj të parë. 1991 - Udhëheqësit rebelë kurdë arritën një marrëveshje në parim me Sadam Huseinin për një autonomi më të madhe. 1995 - Gjykata e OKB-së për ish-Jugosllavinë përmendi udhëheqësin boshnjak serb, Radovan Karaxhiç dhe dy nga ndihmësit e tij kryesorë si të dyshuar për krime lufte. 1996 - Presidenti rus, Boris Jelcin, u takua me presidentin kinez, Jiang Zemin në fillim të një vizite në Pekin,duke sinjalizuar marrëdhënie më të ngrohta midis fqinjëve gjigandë. 1998 - Ruanda ekzekutoi 22 të dënuarit e parë, që u gjetën fajtorë për gjenocidin e vitit 1994. |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |