E Premte, 04.19.2024, 02:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KALENDAR 25 PRILL - ATSH
E Premte, 04.24.2009, 10:24am (GMT+1)

NGA VENDI

1846 - U lind në Frashër një nga figurat më të ndritura të rilindjes kombëtare, poeti dhe patrioti Naim Frashëri. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i vazhdoi në gjimnazin grek Zosimea të Janinës. Në 1871 punon në Stamboll në drejtorinë e shtypit. Krahas detyrave të rëndomta për bukën e gojës ai shkruan dhe punon për çështjen kombëtare. Më 1880 nga pena e tij doli poema "Shqipëria". Nevoja e kthen përsëri në Stamboll ku punon këshilltar në Ministrinë e Arsimit. Më 1884 boton vëllimin poetik "Ëndërrime", që u pasua nga poema baritore "Bagëti e bujqësi" një nga perlat e letërsisë sonë. Nga pena e tij, sipas nevojave që diktonte koha, dalin "Dituri për mësonjtoret e para", një nga tekstet e para shkollore, por dhe përmbledhja poetike "Lulet e verës", "Dashuria" në greqisht, "Historia e Skënderbeut" dhe "Qerbelaja".

1911 - U mbajt në kishën e Fandit në Bukuresht Kuvendi i Mërgimtarëve, i cili mori vendimin për shpalljen e Shqipërisë së pavarur. Vendimet e Kuvendit u botuan në gazetën shqiptare që dilte jashtë vendit.

1911 - U vra pabesisht atdhetari Rushit Dine Halili. U lind në Konispol më 1850 në një familje patriotike çame. Ai ishte bashkëpunëtori i afërt i rilindasit të ndritur Hasan Tasini dhe zhvilloi një veprimtari të dendur për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare tek shqiptarët. Në 1895 shtëpia e tij në Konispol u kthye në një klub të fshehtë, në një mësonjtore ku të vegjël e të rritur mësonin fshehurazi të shkruanin e të lexonin gjuhën e tyre amëtare.

1920 - Kryetari i delegacionit shqiptar në Paris, Mehmet Konica, nëpërmjet një telegrami adresuar Konferencës së fuqive aleate në San Remo, i kërkon respektimin e pavarësisë dhe tërësisë tokësore të shtetit shqiptar. Populli shqiptar, thekson ai, nuk do të pranojë më cungime të reja të tokës së tij dhe është i vendosur të mbrojë me të gjitha mënyrat pavarësinë e vendit të vet.

1921 - U themelua në Vlorë federata "Atdheu". Në të u përfshinë shumë organizata përparimtare të vendit. Shoqërinë "Inteligjenca e Kosovës" e përfaqësonte gazetari i shquar Bedri Pejani. Me këtë rast ai mbajti një varg konferencash politike ku shprehu pikëmpamjet dhe idetë e tij për një Shqipëri etnike.

1925 - Organizohen në Vlorë manifestime të fuqishme kundër vrasjes kriminale të Avni Rustemit. Demonstruesit kërkojnë dënimin e atentatorit dhe nxitësit të tij. Këto ishin shkënditë e para të Revolucionit Demokratik të Qershorit.

1933  - U nda nga jeta albanologu i shquar hungarez Baron Franc Nopçe, i cili punoi disa vjet në Shqipëri. Ai ishte specialist në fushën e gjeologjise dhe panteologjisë. Përgjatë udhëtimeve në Shqipërinë e veriut e tërhoqën edhe studimet etnografike aq karakteristike dhe origjinale për një të huaj që shkelte tokat arbërore.

1993  - Trupa e teatrit "Migjeni" të Shkodrës vuri në skenë dramën "Vëllai i Zotit tonë" ( "Fratello del nostro Dio"), shkruar nga Papa Gjon Pali II. Drama u shfaq me rastin e vizitës së shenjtërisë së tij në qytetin e Shkodrës.

1997  - Shtypi shqiptar botoi mesazhin e Nënë Terezës që i dërgonte popullit shqiptar. Në të ajo shprehte shqetësimin e thellë për gjendjen e krijuar në Shqipëri dhe ngjarjet tronditëse që po ndodhnin.

2003  - Vdiq në Tiranë Robert Shvarc, personalitet i shquar i kulturës sonë kombëtare. Shvarci, si përkthyes i rrallë, përtëriti traditën e përkthimit të Nolit, Konicës, Kutelit e shumë të tjerëve, duke i dhënë lexuesit veprat e autorëve më të njohur evropianë dhe latino amerikanë. Robert Shvarc ka qenë mbrojtës i flaktë dhe kërkues i shquar i gjuhës shqipe. Ai ka lindur në Sarajevë më 10 dhjetor 1932. Për vlerat e tij artistike u nderua me titullin e lartë "Mjeshter i Madh".

 
NGA BOTA

1599 - Lindi Oliver Kromuell, i cili udhëhoqi ushtritë parlamentare në luftën civile dhe pas përmbysjes së Karlit I, u bë Lord Protektor i Anglisë (1653). 

1744 - Vdiq astronomi suedez, Anders Celsius, i cili shpiku termometrin Celsius. 

1769 - Lindi inxhinieri dhe shpikësi i madh britanik, Ser Mark Isambard Brunel. Ai ishte nismëtari i teknikës së tuneleve të nënujshme dhe ndërtoi tunelin në lumin Tamiz në Londër nga Uaping në Roterhit, i cili u përurua në vitin  1843. 

1859 - Paul Xhulius Reuter, themelues i agjencisë së re që mban emrin e tij, përdori 40 pëllumba për të dërguar çmimet e bursës ndërmjet Brukselit dhe Acenit. 

1859 - Filluan punimet për ndërtimin e Kanalit të Suezit nën drejtimin e Ferdinand de Seseps. Ai u përurua 10 vjet më vonë më 16 nëntor 1869. 

1874 - Lindi fizikanti dhe shpikësi italian i radiotelegrafisë, Gulielmo Markoni. Ai fitoi në vitin 1909 çmimin Nobel  për fizikën dhe zhvilloi gjithashtu radion me valë të shkurtra. 

1915 - Trupat australiane dhe neozelandeze sulmuan brigjet e Galipolit, Turqi, në Luftën e Parë Botërore si pjesë e forcave aleate angleze. Rreth 7 mijë australianë dhe 2 mijë neozelandezë u vranë gjatë betejës tetëmujore kundër  forcave turke. 

1926 - Arturo Toskanini dirigjoi shfaqjen e parë të operës së Giuseppe Verdit "Turandot" në teatrin La Skala të Milanos. 

1945 - U hap Konferenca e San Françiskos e organizuar nga Kina, Britania, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara për të krijuar një organ botëror për zëvendësimin e Lidhjes së Kombeve. 

1980 - Një aeroplan Boing 727 i Dan Air, që po transportonte pushues britanikë nga Mancesteri në Tenerife, u rrëzua në malet rreth 16 milje në jug të aeroportit Los Rodeos. Të 146 pasagjerët dhe ekuipazhi gjetën vdekjen. 

1982 - 15 vitet e pushtimit të Sinait nga Izraeli morën fund, me largimin e ushtarit të fundit izraelit nga gadishulli për  të lejuar zyrtarët egjiptianë të rikthejnë territorin e tyre. 

1995 - Në Poloni u rivarrosën eshtrat e 86 ushtarëve sovjetikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilat u zbuluan në janar gjatë punimeve të ndërtimit në një fshat afër qytetit të Gdanskut, në Poloninë veriore. 

1996 - U shpik roboti i parë në botë, i cili është në gjendje të kryejë operacione. 

1996 - Më shumë se 200 parashutistë rusë u nisën për në Kroaci për të zëvendësuar një pjesë të kontigjentit paqeruajtës rus. 

1997 - Një "marshim i bardhë" mblodhi në Varshavë më se 2 mijë mjekë, të cilët manifestuan kundër pagave të  tyre të ulta dhe keqësimit të madh të shërbimeve publike të shëndetësisë. 

1998 - Një djalë 14 vjeçar qëlloi një mësues me armë zjarri, duke shkaktuar vdekjen e tij dhe duke plagosur dy të rinj të tjerë gjatë një mbrëmje vallëzimi të nxënësve të klasave të teta, në një restorant fshati në veri të Pensilvanisë. 

1998 - Një irakene 26 vjeç lindi një vajzë në një gomone, e cila transportonte në mënyrë klandestine në Itali edhe persona të tjerë. 

1999 - Transmetimet satelitore të televizionit shtetëror në Beograd, u ndërprenë kur aeroplanët e NATO-s  sulmuan transmetuesin më të madh jugosllav. 

2000 - Militantë kundër armëve bërthamore paraqitën në rezidencën e kryeministrit francez në Paris, Hotel  Matignon, një peticion kundër armëve bërthamore me 135 mijë nënshkrime të mbledhura në Francë dhe Gjermani. 

2001 - U arrestua ish-presidenti i Filipineve, Jozef Estrada, në banesën e tij në Manila dhe u dërgua në burg. Gjykata urdhëroi arrestimin dhe burgosjen e ish-presidentit të dështuar 64 vjeçar, i akuzuar se ka përvetësuar 80  milionë dollarë nga burimet ekonomike të vendit.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në Izrael nipi i Hitlerit është kovertuar në hebre dhe jep mësim Talmudin (04.23.2009)
KALENDAR, 24 PRILL - ATSH (04.23.2009)
AGPK dënon sulmin fizik ndaj Baton Haxhiut (04.21.2009)
Berisha i uroi besimtarët muslimanë me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamet (04.19.2009)
The New York Times: Fundi i përplasjes së qytetërimeve (04.18.2009)
Profesor Kristian Tomushat: Rrota e historisë nuk mund të kthehet mbrapa (04.17.2009)
Projekti i Shekullit, përfundojnë të 29 urat gjigante, në pak ditë edhe tuneli (04.16.2009)
SHBA: E ardhmja e gazetave në krizën ekonomike dhe në periudhën dixhitale (04.15.2009)
Kosova dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (04.13.2009)
Sqarimi i fatit të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë në interes të të gjithëve (04.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]