E Enjte, 03.28.2024, 09:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Rumania në ankth nga rikthimi i Securitates në shërbimet publike
E Premte, 04.24.2009, 04:03pm (GMT+1)

Ish-anëtarët e dikurshëm të regjimit të Çausheskut edhe sot, 20 vjet pas rrëzimit të ish - diktatorit, vendosin për rrjedhat politike dhe ekonomike në Rumani.

Pas vitit 1990 janë krijuar shumë shërbime sigurimesh, ku kanë gjetur foletë e tyre edhe oficerët dhe bashkëpunotrët e dikurshëm të Sekuritates. Shumë prej tyre janë futur nëpër parti politike, në aparatin e shtetit dhe në qeveri ose merren me ekonomi. Shumë pak nga 10 mijë oficerët dhe rreth 70 mijë bashkëpuntorët e dikurshëm, janë dënuar për veprat e tyre. Por edhe vetëm ky fakt paraqet sukses për Rumaninë post-komuniste. Bukureshti, një shtëpi dykatëshe në qendër. Prej disa muajsh këtu është vendosur selia e "Institutit për hetimin e krimeve të komunizmit në Rumani". Shefi i Institutit, Marius Oprea, është një prej bashkëpunëtorëve në hartimin e projektligjit. Fjala është për zbardhjen e të kaluarës, shpjegon historiani 44-vjeçar. "Ndodhemi në një situatë absurde. Të burgosurit e dikurshëm politik nuk i marrin as 300 euro pension, ndërsa bashkëpuntorët e Sekuritates, që i kanë keqtrajtuar ata, marrin më shumë se 3 000 euro në muaj. Është kjo një gjë e pa justifikueshme, që duam ta korrigjojmë. Nuk duam të dënojmë kategori të plota njerëzish. Projektligji ynë ka të bëjë vetëm me bashkëpuntorët e Sekuritates, të cilët kanë bërë keqtrajtime dhe krime, por nuk mund të dënohen për shkak të vjetërimit të lëndëve. Ata duhet t'i humbin të paktën pensionet e tyre ushtarake dhe të marrin pensione mesatare".

Marius Oprea ka shkruar shumë artikuj, studime dhe libra për historinë e Sekuritates. Ai ka qenë këshilltar i presidentit të Rumanisë dhe qeverisë, për çështjet e të së kaluarës komuniste. Oficerët e dikurshëm të lartë të shërbimit sekret, shumë shpesh kanë ngritur padi në gjyq për shkak të shpifjeve. Oprea konsiderohet si një prej "gjuetarëve të Sekuritates", siç quhet në media. Ai thotë se edhe dy dekada pas përfundimit të diktaturës, ka mbetur shumë për t'u bërë. "Shumica e institucioneve të Rumanisë kanë një të përbashkët - kontinuitetin. Shumë shpesh në pozicione të larta gjejmë njerëzit e njëjtë, si dikur, por fjala është edhe për një kontinuitet tjetër. Fëmijët e prokurorëve janë bërë prokurorë, fëmijët e oficerëve të Sekuritates janë bërë oficerë dhe punojnë në shërbime sekrete. Këta njerëz i përkasin një familje të madhe shpirtërore, që mbahet prej nostalgjisë për komunizmin".

Oficerët e Sekuritates, që janë të gatshëm të flasim për këtë çështje, konfirmojnë atë që thotë Marius Oprea. Për shembull 76-vjeçari Gheorghe Ratiu, i cili dikur drejtonte sektorin e brendshëm famëkeq të Sekuritates, ndërsa sot është këshilltar i sipërmarrjeve thotë: "Në veçanti ata që kanë punuar në shërbimin e spiunimit të jashtëm ose në mbrojtjen e ekonomisë popullore, kanë shumë të njohur dhe lidhje të forta dhe kanë formuar firmat e tyre. Vetëm budallenjtë jetojnë prej pensioneve, ndërsa ata më të mençurit kanë filluar biznese dhe tani jetojnë më mirë". 69-vjeçari Dumitru Burlan, dikur shef i truprojeve të Nikolae Çausheskut, përsërit fjalë për fjalë atë që thotë edhe Marius Oprea. "Ata që kanë mbetur, katër ose pesë mijë oficerë të dikurshëm, janë futur në struktura të ndryshme. Janë futur nëpër firma e disa madje edhe në qeveri. Në qoftë se vetë oficeri nuk është futur në qeveri, atëherë është futur djali i tij... Ju lutem!". Shumë ish-oficerë dhe spiunë duan që të pengojnë përpunimin e të së kaluarës. Rumania është një ndër vendet e fundit komuniste, që ka filluar me hapjen e dosjeve. Organizata me emrin "Këshilli Kombëtar për Studimin e Arkivave të Sekuritates" (CNSAS) është themeluar në fund të vitit 1999. Por pasardhëset e Sekuritates, për vite të tëra, kanë hezituar t'i hapin dosjet. Hapja ka filluar për herë të parë në vitin 2005, pas urdhërit të qartë të presidentit Traian Basescu.

Autoritetet u mundësojnë të interesuarve që të shikojnë dosjet. Rishikon madje edhe të kaluarën e deputetëve, pjesëtarëve të qeverisë dhe nëpunësve të lartë. Ekzistojnë madje edhe rregulla, sipas së cilave, në postet udhëheqëse të Prokurorisë dhe në gjykata nuk mund të zgjidhen bashkëpunorët e Sekuritates. Por duket se shumë prej tyre kanë qenë pikërisht në këto poste, prandaj nuk të befason fakti që Gjykata Kushtetuese vitin e kaluar e shpalli antikushtetuese punën e autoriteteve për hapjen e dosjeve. Autoritetet u shpëtuan nga shpërbërja vetëm pas ndërhyrjes së qeverisë dhe votimit në parlament. Por ky nuk ishte sulmi i fundit, shpjegon udhëheqësi i kësaj organizate, Ladislau Csendes. "Ka shpesh qarqe që duan ta bëjnë të pamundur punën tonë. Përpjekjet për mbylljen e organizatës apo pengimin e hetimeve të saj do të vazhdojnë, dhe ky është rreziku kryesor. Që prej themelimit të organizatës është thënë, se puna jonë nuk i intereson askujt. Kjo është qesharake, sepse Rumania natyrisht që është e interesuar për punën tonë. Puna jonë do të zgjojë interes edhe në të ardhmen". 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KALENDAR 25 PRILL - ATSH (04.24.2009)
Në Izrael nipi i Hitlerit është kovertuar në hebre dhe jep mësim Talmudin (04.23.2009)
KALENDAR, 24 PRILL - ATSH (04.23.2009)
AGPK dënon sulmin fizik ndaj Baton Haxhiut (04.21.2009)
Berisha i uroi besimtarët muslimanë me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamet (04.19.2009)
The New York Times: Fundi i përplasjes së qytetërimeve (04.18.2009)
Profesor Kristian Tomushat: Rrota e historisë nuk mund të kthehet mbrapa (04.17.2009)
Projekti i Shekullit, përfundojnë të 29 urat gjigante, në pak ditë edhe tuneli (04.16.2009)
SHBA: E ardhmja e gazetave në krizën ekonomike dhe në periudhën dixhitale (04.15.2009)
Kosova dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (04.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]